E premte, 29.03.2024, 06:49 AM (GMT)

Kulturë » Mehmeti

Hazir Mehmeti: Dita e Flamurit në Vjenë

E diele, 10.12.2017, 12:22 PM


Shënohet 28 Nëntori-Dita e Flamurit në Vjenë

Orë letrare festive me rastin e Ditës së Flamurit në Vjenë

Një kurorëzim afirmativ i konkursit letrar mbështetur nga Ministria e Diasporës. Në prozë, tregimi “I huaj” me autor Hazir Mehmetin, çmimi i parë. Në poezi, vjersha “Në shkon ti...” me autor Besim Xhelilit dhe “Serenatë” e Hazir Mehmetit fituese të çmimit të parë. Mirënjohje për gjithë konkurruesit.

“Evropa ka nevojë për shqiptarë autentik, për shqiptarë të vetvetes”

(Adem Demaqi. Vjenë, 20 nëntor 2012, nga takimi me kryesinë e Lidhjes)

Nga Hazir MEHMETI, Vjenë

28 nëntor 2017, Vjenë

Në një ambient të bukur ku flet arti, në “Der Kunstraum”, në qendër të Vjenës u mbajte orë festive letrare e organizuar në Javën e Kulturës Shqiptare në Austri, nga Lidhja e Shkrimtarë dhe Krijuesve Shqiptarë “Aleksandër Moisiu” dhe Këshillit Koordinues të Shoqatave Shqiptare në Austri. Programi u prezantua me shije nga moderatoria, Kaltërina Durmishi. Të pranishmit me një minutë heshtje nderuan të ndjerën  Dr.Vlora Mehmeti-Tërshani,  e cila ishte pjesë e  realizimit të disa aktiviteteve letrare që nga themelimi i Lidhjes. Në emër të nikoqirit, përshëndeti Hubert Thurnhoffer, pronari i ,,Der Kunstraum’’ Galeri duke falënderuar për prezencën dhe bashkëpunimin: “Ju falënderoj për prezencën tuaj në hapësirat e sallës sonë ku ofrohet ambient i mrekullueshëm për ata që adhurojnë artin”, tha mes tjerash ai. Në fjalën e tij  Anton Marku, kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri, uroi të pranishmëve 28 Nëntorin-Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë dhe falënderoi të pranishmit. “Është nderë për ne të jemi pjesë e programeve të Këshillit Koordinues të Shoqatave Shqiptare në Austri, ku sonte do kurorëzojmë Konkursin Letrar me shpalljen e fituesve. Falënderojmë Ministrinë e Diasporës e cila e mbështeti këtë eveniment. Lidhja jonë po shënon suksese në botime ku tani kemi dy antologji nga krijuesit shqiptarë, “Iliricum I” dhe “Iliricum II”. Në gjashtë vjet jetë Lidhja jonë mbajti orë letrare të shumta në gjithë Austrinë”. Këtë mbrëmje e nderoi me pranin e tij dhe Dr. Musa Ahmeti, ligjërues në UN-e Budapestit i cili kishte ardhur enkas për këtë ngjarje.

Zyrtari, z. Shani Hamitaga, përfaqësues i Ministrisë së Diasporës së Kosovës i uroi të pranishmit, mes tjerash shtoi: “Ndihem i nderuar sonte të ju uroj dhe përshëndes në këtë ditë feste nga ky vend mik siç është Austria e cila e përkrahu vazhdimisht kombin tonë në momentet vendimtare historike, andaj një falënderim i veçantë këtij vendi mik...Shumë bijë e bija nga mërgata lanë rahatinë dhe me dashuri iu bashkëngjitën radhëve në luftë për liri të cilën e gëzojmë sot. Edhe tani rinia jonë po shkollohen në gjithë botën dhe po merr dije që nesër të mund të kontribuojnë në vendin e tyre. Sot shumë bijtë e bijat mërgimtare po radhitën në Top-listen, në shkencë, sport, kulturë, art në të gjitha vendet. Mirënjohje për të gjitha ato familje që japin aq shumë për vendin, progresin, për të ardhmen tonë”. Nga Ambasada e Shqipërisë z. Idlir Kaba, sekretari i dytë i saj, ua uroi festën. “Sot është festë e veçantë për shqiptarët, shpallja e pavarësisë u bë për të gjitha trevat shqiptare, por fatkeqësisht një vit më vonë u njoh vetëm një territor i ngushtë. Fatmirësisht  kjo padrejtësi historike  u rregullua, ne tani kemi dy shtete, një komb dhe detyrat tona janë të shumëfishta drejtë ruajtjes së vlerave kombëtare dhe lidhjes me diasporën. Shembulli më i mirë nga diaspora është ai i rilindësve tanë, edhe pse ishin jashtë trevave shqiptare dhanë shumë për çështjen kombëtare. Dhe sot përgëzimet e mia për Lidhjen e Shkrimtarëve këtu e kudo në diasporë për afirmimin e vlerave artistike e të gjuhës sonë”. Z. Imer Lladrovci, konsull në emër të Ambasadës së Republikës së Kosovës uroi të pranishmit. “Që nga nëntori i krye heroit kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, nëntori i Vlorës, nëntori i ditëlindjes së Komandantit Legjendar, Adem Jashari, janë bazamenti i krenarisë sonë kombëtare. Sot Kosova e njohur nga shtetet më të fuqishme të botës do ec drejtë demokracisë e zhvillimit”. Tingujt e flautës luajtur nga  studentja, Fortesa Softa freskuan të pranishmit në ambientin e bukur.

Programi letrar filloi me promovimin e romanit të autori, tani i njohur, nga Budapesti, Driton Smakaj, romani i tij i tertë i radhës “D11” të cilin shkurtas e prezantoi poeti Besim Xhelili. “Driton Smakaj, u lind në Abri të Drenicës, aktualisht jeton e punon në Hungari, ishte pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që nga ditët e para të luftës deri në mbarimin e saj. Është veprimtar e krijues i njohur, ky është romani i tij i tretë”. Për një analizë përmbajtjesore të romanit foli Dr. Etleva Lala, ligjëruese në UN e Budapestit, Katedra e Albanologjisë. Ajo në fjalën e saj e përshkroi veprën të një niveli të bukur artistik dhe përmbajtjesorë si nga ana gjeografike të shtrirjes së temë, po ashtu me elemente figurative të realizuara me sukses. Një roman që duhet përkthyer në gjuhët tjera”. Në fjalën e tij autori, Driton Smakaj, falënderoi të gjithë ata që e ndihmuan realizimin e veprës dhe promovimin e saj.

Ora letrare vazhdoi me leximin e poezive nga disa autor mes tyre ishte edhe Bardha Mance e cila kishte ardhur nga Athina, pastaj lexuan Gjin Morina, Vjollca Koni, Mërgim Osmani, Marigona Ramadani,  Rreth realizimit të fituesve të konkursit nga juria në përbërje: Dr.Ina Arapi, Entela Kasi dhe Hasan Qyqalla, foli Dr. Ina Arapi. “Konkurrimi ishte tërësisht anonim dhe ne kemi vlerësua sipas kritereve letrare artistike të krijimeve në poezi dhe prozë. Fituesve sukses të reja”,  tha mes tjerash. Shpërblimi i parë në prozë i takoi Hazir Mehmetit me tregimin “I huaji”; i dyti: Edona Reshidi me tregimin “Ajo”; të tretin: Angjelina Marku, me tregimin “Helena”. Në poezi shpërblimi i parë me pikë të njëjta u takoi dy krijuesve; Besim Xhelili me poezinë “Në shkon ti...” dhe Hazir Mehmeti me poezinë “Serenatë”; të tretin autorja Violeta Allmuça me poezinë “Miklimi i Jetës”. Për të gjithë konkurruesit u ndanë mirënjohje: Marigona Ramadani, Anton Marku, Alban Kastrati, , Vjollca Koni-Ajasllari, Uran Krasniqi, Melita Sulejmani, Mërgim Osmani. Shkodran Elshani.  Nën përkujdesjen e  Besim Xhelilit, nga punimet e  konkurruesve u nxor fletushka “Konkursi 2 letrar 2017”, të cilën Lidhja... ua shpërndau të pranishmëve si dhuratë mbrëmje. Në fund u dha një koktej rasti shoqëruar me pije vendore. U organizua dhe këndi i librave nga autorët e shumtë që jetojnë në Austri.

Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë “Aleksandër Moisiu” është një shembull i mirë për gjithë diasporën në rrugën e saj në afirmimin e krijimeve letrare nga kombi ynë në ambientet shumë kulturore në Austri. Disa nga autorët shqiptarë janë tani më anëtarë të asociacioneve letrare më të njohura në Austri, PEN-Club-it dhe Lidhjes së Shkrimtarëve në Austri, janë pjesë e antologjive në gjermanisht krahas krijuesve të njohur vendës.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora