Kulturë » Mehmeti
Peter Paul Wiplinger: Hazir Mehmeti - Kohëthyerja
E diele, 10.06.2018, 11:38 AM
PEN-Klubi austriak boton tregimet “Kohëthyerja” të autorit Hazir Mehmeti
Nga Peter Paul Wiplinger
Është libri i parë në
prozë i botuar nga PEN-Klubi në Austri i një autori shqiptar i cili jeton në
Austri. Redaktor Helmuth A.Niederle kryetari i PEN-it, shkrimtari i njohur kurse
parafjalën e shkroi po ashtu shkrimtari e filozofi Peter Paul Wiplinger. Emri i
këtij asociacion të njohur i shkrimtarëve në Austri është tregues e vlerave
artistike e letrare-historike të njëzet tregimeve të autorit nga Vjena. Tregimet
janë të përkthyera nga albanologu i njohur nga Graci, Dr. Kurt Gostentschnigg, Korrigjimet
dhe leturen nga shkrimtarja Monika Grill. Tremet janë të ilustruara bukur nga
piktori njohur shqiptar në LincGazmend Freitag.
Në tri konkurse Hazir Mehmeti me
tregimet e tij fitoj vendet e para duke marr mirënjohje dhe shpërblimet e
konkursit. Autor herë pas herë shkruan edhe poezi, ku në konkursin e fundit
letrar fitoj vendin e parë në poezi dhe prozë.
Krijimet letrare janë në botime të vazhdueshme për lexuesit pas një
rruge relativisht të gjatë krijuese të autorit që nga periudha e Normalës. Rreth tregimeve të tij kemi vlerësime nga
disa figura të njohura letrare gjë e cila tregon për vlera të mirëfillta
letrare e artistike. Për lexues po japim fjalën e shkrimtarit austriak Peter
Paul Wiplinge të përkthyer në shqip nga studiuesja Shpresa Musaj.
Parathënie për librin Kohëthyerja të Hazir Mehmetit
"Atje, ku njeriu ka lindur, atje prehet qënia e tij."
" ... kërkoja gjurmët e fshehura të një kohe, që nuk kthehet më pas."
Vetë titulli i librit është enigmatik, misterioz, i errët dhe i rëndë. Dhe mbi të gjitha tregimet qëndron si një vello mjegullore, një atmosferë përshkuese ndjenjash, ku gërshetohen dhimbja për vendlindjen, malli, hidhërimi, trishtimi dhe melankolia. Malli i dhimbshëm për vendlindjen e humbur e të braktisur, për fshatin e lënë pas. Mall për fëmijërinë dhe rininë, atje në vendlindje, në mbrojtje dhe siguri, në rrethin e një bashkësie të madhe, të besueshme, të familjes, të të afërmëve dhe të shoqërisë. Hidhërim për gjithçka të humbur, por edhe për atë që është duke u zhdukur, të kulturës së vjetër qindravjeçare të një populli, të identitetit të tij sozial - kulturor, të cilin jeta moderne e ka fshirë si me fshesë. Trishtimi që e kap dikë, kur ai rikthehet me kujtimet dhe në kujtimet e tij, atje, ku dikur kishte patur rrënjët dhe kishte qënë në shtëpinë e tij. Melankolia si bazë e ndjenjës së jetës, sepse me hidhërim dhe i pafuqishëm, i duhet të shikoj dhe pranoj, që "koha e vjetër", prej kohësh nuk ekziston më. Ajo u rrënua në gërmadha, përmes gjithë asaj që quhet sundim, dhunë, torturë, vrasje dhe luftë, u shkatërrua përgjithmonë, shpërbërë edhe nga emigracioni massiv, humbi tërësinë e saj unike dhe qëndrueshmërinë, aq sa e rigjen vetveten në vendin tënd, përsëri në një jetë të huaj në mërgim, pas mërgimit. Pastaj khehesh ndonjëherë, ose edhe çdo vit, pas dhjetëra vjetësh, i plakur dhe i lodhur, në vendlindjen e vjetër, por më tepër si një turist, i cili vihet vetë në kërkim të gjurmëve të së kaluarës. Shpirtëricht mbetesh i lidhur me vendlindjen gjatë gjithë jetës, përmes rrënjëve që ke lënë atje, përmes gjithë asaj jete dhe fati të përbashkët të një populli, pjesë e të cilit je, edhe pse tani jeton në një vend të huaj, "në atdheun e dytë" të ri; por edhe në vendin e panjohur të Un-it të qënies së vet.
E gjitha kjo ndërthur tregimet në këtë libër. Janë tregime të skicuara shkurt si dhe studime rreth jetës së vjetër në Dardani, në Kosovën e sotme, rreth jetës së përditshme dhe kulturës, rreth kulturës së fshatit, të mbështetura në një traditë të vjetër qindravjeçare. Gjithashtu rrëfehet për shtypjen e ushtruar nga shteti i dhunshëm serb dhe i shërbëtorve të tij, për krimet e kryera mbi popullsinë shqiptare, që nga koha e Mbretërisë Serbe, gjatë periudhës së komunizmit të regjimit të Titos, deri tek lufta e Kosovës në vitin 1999 (Serbia kundër Kosovës), si dhe për çlirimin e Kosovës nga UÇK. Faktet thirren në emër: Në zonën e Toplicës dhe Nisch ka patur dikur, pothuaj 750 fshatra, të cilët kanë qënë të banuara me popullsi me shumicë shqiptare. Ndërmjet viteve 1833 deri në vitin 1900 u përzunë nga kjo zonë rreth 300 mijë shqiptarë (ndërmjet të tjerash edhe nëpërmjet syrgjynosjes së detyruar në Turqi) dhe 150 mijë shqiptarë të tjerë u vranë me paramendim. Ky është një bilanz i llahtarës. Por kjo do të thotë njëkohësisht edhe fati i përbashkët i një populli, e argumenton atë dhe e ruan të pashuar në kujtesën kolektive të historisë së tij të përbashkët. Kosova është sot një shtet i vogël, i pavarur, i cili lufton për identitetin dhe sovranitetin e tij politik dhe përpiqet për njohje ndërkombëtare.
Një rreth të gjerë temash trajton ky libër me përshkrimet e tregimeve të tij, lidh të kaluarën me të sotmen, Mite shumë të lashta dhe legjenda të traditës gojore me përshkrime të ngjarjeve dhe fateve të realitetit, të përshkruara si model përcaktues në përjetime të personave të veçantë, por të cilat kanë qënë pjesë edhe e vetë jetës së Autorit. Në nëntëmbëdhjetë studime të skicuara shkurt, autori përshkruan në mënyrë depërtuese prekëse një panoramë shumëngjyrëshe nga bota e jetës dhe e fatit të popullsisë shqiptarë në Kososvë, e cila si pakicë kombëtare në mes të shumicës së popullsisë sllave serbe dhe regjimit të saj të mbushur me urrejtje për gjithçka që ishte shqiptare, deri ditën e çlirimit dhe pavarësisë, jetonte një jetë të rëndë dhe nën shtypje. "Ishte një kohë", në të cilën duhet të ishe i çmendur, që të mund të jetoje",- thotë i arrestuari, mësuesi Fazli, mbi të cilin kaluan veprimet sistematike arbitrare si dhe torturat e marrjes në pyetje të policisë sekrete shtetërore, në tregimin e parë "Ftesë për në gjyq". Shumë shqiptarë të Kosovës e shmangën nënshtrimitn dhe rrezikimin e jetës personale nëpërmjet arratisjes. Për ata, të cilët arritën të largoheshin, priste një jetë në pasiguri, e paditur, në mëdyshje dhe pa asnjë lloj mbështetje, një jetë si azilkërkues ose si azilant, në rastin më të mirë si emigrant në një "atdhe të ri". Kjo do të thotë luftë për të mbijetuar, mbledhje e të gjitha energjive të mundshme për të vënë këmbë në vendin e ri. Por pastaj rikthehet përsëri e përsëri e kaluara, shpesh si në ëndrrat e tmerrshme; zgjon mallin e zjarrtë, të papërmbushur. Dhe disa nga këto kujtime janë si "Hije të tmerrit" - sipas titullit të një tregimi, tek i cili bëhet fjalë për shtypje, dhunë, arrestim, syrgjynosje dhe vrasje në kohën e pushtimit gjerman; e përshkruar në atë mënyrë që nëpërmjet fjalëve të pakta të përdoruara për rrëfimin e ngjarjes, të prek thellë në emocione. - "Ne i ngarkuam fëmijët në vagon dhe i çuam në kodrat sipër qytetit, poshtë kështjellës". Atje u pushkatuan me saktsi 100 fëmijë. Dy vajzat me fustanet me pika kishin në radhën e ekzekutimit numrat 9 dhe 11. Të mëdhenjtë përfundonin në dhomat e gazit", shkruante gazeta e qytetit 30 vjet më vonë, kur drejtësia nuk kishte më domethënie.
Në këtë kontest, metafora e titullit të librit "Koha e thyer", merr papritur në përmbajtje, një perceptim të kapshëm, të prekshëm me dorë, kupton domethënien e saj. Më pas vëmendja drejtohet tek tregimi shumë mbresëtronditës "Qiell plot tym të zi", mbi masakrën e serbëve mbi shqiptarët e kosovës, në luftën e Kosovës: "Zjarre të armëve automatike, rënkime të pleqve dhe të sëmurëve, klithma fëmijësh, ishin bërë përjetimi i jetës së përditshme... Ushtarët e maskuar ishin të gatshëm të qëllonin në vend çdonjërin, i cili kundërshtonte një urdhër... para se të ndodhte masakrimi i përgjakur me zjarr dhe bajonetë, i përshtatshëm për vrasësit serbë. "Dhe akoma për kujtesë: Edhe Jugosllavia e Titos nuk ishte parajsë për shqiptarët e Kosovës, krejt në të kundërt: Kush kundërshtonte, përfundonte në qelitë e torturave dhe në burgjet e sigurimit të shtetit serb (policia sekrete jugosllave), ose në fund në ishullin famëkeq të Tito-KZ "Goli-Otok". Atje u shuan gjurmët e jetës së mijëra njerëzve.
E gjitha kjo i përket jetës së vërtetë të autorit kosovo-shqiptar Hazir Mehmeti. Dhe ai shkruan, pavarësisht nga tmerret e përbindshme, pothuaj pa u menduar gjatë, sikur të prekte lehtë kalimthi, në formë skize - ekspoze (si ilustrimet me laps mbresëlënëse në libër nga G.Freitag), por gjithashtu edhe në mënyrë depërtuese, prekëse dhe preçize, domethënë me mjeshtëri mbi dhe për përjetimet. Është një art të shkruari në frymën e kohës dhe të letërsisë. E bazuar natyrisht në trashëgiminin e mënyrës së të rrëfyerit të traditës së letërsisë shiptare, por arti i të shprehurit dhe kultura gjuhësore e Hazir Mehmetit janë shumë afër realitetit. Këtu rrëfen një autor, histori të thjeshta, në një gjuhë "të thjeshtë", të qartë. Pikërisht për këtë, kjo mënyrë të rrëfyeri ka stil dhe kualitet. Prandaj libri është një urë letrare lidhëse ndërmjet dy botëve: botës së vjetrës dhe asaj të re si dhe të kulturave të tyre; por edhe ndërmjet së kaluarës dhe së sotmes; ndërmejt atdheut dhe mërgimit. Dhe para së gjithash një lidhje ndërmjet Autorit dhe lexuesit. (Përkthyes nga gjermanishtja: Shpresa Musaj)
Peter Paul Wiplinger,
Wien, 25.7.2017