Kulturë » Mehmeti
Hazir Mehmeti: 20 vjet nga klasa e luftës në diasporë
E enjte, 13.06.2019, 08:47 PM
20 vjet nga klasa e luftës në diasporë
“Mësues, nuk po mund te besoj se gjendem në një vend
të lirë”
Nga Hazir MEHMETI,
Vjenë
Që nga lufta në Kosovë u mbushën 20 vjet, manifestimet shënjuese në përkujtim
të ngjarjeve kanë gjetur hapësirë të gjerë gjithandej vendit, por edhe në
diasporë, gjysma tjetër e kombit. Ato
ngjarje të rënda nuk do harrohen asnjëherë, por as miqtë tanë që na ndihmuan mu
atëherë kur ishte nevoja.
Austria
Në mesin e miqve
që ndihmuan ishte edhe shteti austriak, qeveria e këtij shteti e njohur për
miqësi ndaj shqiptarëve që herët, vendosi strehimin për dhjetëmijë të dëbuar nga
të cilët pesëmijë në Austri dhetë tjerë në kampin austriak në afërsi të
Shkodrës. Në Austri shumica e tyre u vendosen në Vjenë e rrethinën e saj, ku
gjithë sistemi i mediave të vendit u vu në shërbim të ndihmës për refugjatët e
shumëvuajtur. Televizioni publik austriak ÖRF, i kushtoj programe speciale ditore çështjes së të
shpërngulurve në emision special48 orë pa ndërprerë duke transmetuar pamje nga ngjarjet e luftës dhe fatit të
popullit në Kosovë. Personalitet vendore
politike,të artit, shkencës u vunë në shërbim human duke iu drejtuar qytetarëve
për solidaritet. Nga pamjet rrëqethëse buronin emocionet nga të cilat nuk
shpëtoi pa derdhur lot as kryetari i shtetit në atë kohë, tani i ndjerë, Dr.ThomasKlestil, në kur iu
drejtua qytetarëve të tij për ndihmë në emisionin “Nachbar in Not”- “Fqiu në
nevojë”, kushtuar Kosovës.
Mësim i veçantë
Pjesa më e
ndjeshme e refugjatëve ishin fëmijët dhe mes tyre fëmijët shkollor për të
cilët u sigurua mësimi në gjuhën amtare.
Për këtë qëllim fisnik në Vjenë u pranuan tre mësues.Nxënësit u ndanë sipas
niveleve në tri shkolla të Bashkisë Nr-3, ku ishte vendstrehimit i shumicës së refugjatëve.
Përfaqësuesit zyrtar të arsimit, mes tyre Mag. ElfieFleck, drejtuese e sektorit
për gjuhët amtare në Ministrinë e Arsimit të Austrisë, Mag. ManfredPinteritz,
inspektor arsimi dhe drejtorët e shkollave dhanë një ndihmë të madhe në organizimin
mësimit. Në shkollën fillore, cikli i lartë Dietrichgasse,
drejtori i saj GeorgFarthofer; në ciklin e ulët Znj. JohanaStadler dhe në Shkollën Politeknike në bashkinë e
dhjetë drejtuesi i saj JosefPospichal,
së bashku me stafet e tyre arsimore u treguan pedagog e prindër të vërtetë në plotësimin
kushteve për mësim të fëmijëve kosovar të cilëve me vite
u mungonte. Ndihmë dha gjithashtu
mësuesi i parë në Vjenë,
ShefqetGashi, i cili bashkëkoordinoi veprimet me inspektorin e arsimit në organizimin dhe mirëvajtjen e
mësimit.Nxënësit u sistemuan në shkolla, u siguruan shumë nga tekstet, por edhe
veshmbathje. Për shumë sish, të cilët
ishin të traumatizuar, u siguruan përkujdesje nga psikologët dhe mjekët
specialist.
Mësueset/it
Mësuesja me
përvojë, Valbona Çepani, tani pas kaq vitesh
e kujton me nostalgji punën e saj me nxënësit e gjeneratës së
luftës, ashtu seç i quan ajo. Asaj i kujtohet mes tjerash projekti “Shqipëri
atdheu im” i ekspozuar në lokalet e
shkollës i cili u vizitua disa javë nga të gjitha klasat e shkollës dhe klasë
të shkollave tjera. Pa miq nuk ka
sukses, këtu ishte mësuesja KarinWolf e cila u përkujdes për fëmijët që kishin
pësuar nga lufta e në veçanti ndaj Meritonit i cili ishte në karrigen lëvizëse deri
në shërimin e tij për disa vjet. Kjo mësuese humane nuk duhet harruar edhe pse
ajo mirësinë e bëri nga shpirti i njeriut human e jo për lëvdata.”, thotë
mësuesja Valbonë.
Ndërsa
mësuesi Osman Ademi mes tjerash kujton: “Traumat e luftës tek nxënësit
kishin lënë gjurmë të vrazhda në jetën e tyre të njomë. Sigurisht që nuk ishim
edhe aq mirë të përgatitur që të ballafaqohemi me situatën e
tërësishme. Nuk harrohet ndihma e
drejtorit të Shkolla Politeknike z. JosefPospichal i cili tregoi një
kujdes të veçantë për nxënësit dhe mua si mësues. Ai kishte një përvoje të
gjatë me nxënësit refugjat nga lufta
paraprake në Bosnjë të cilën gjithashtu e kishin shkaktuar serbet.Rrëfimet e
nxënësve për atë se çka kishin përjetuar ishin rrëqethëse sa që shpesh koleget
austriake mbushnin sytë me lot. Një nxënëse vazhdimisht më thoshte; Mësues, nuk po mund te besoj se gjendem në
një vend të lirë, mendoja se çdo gjë do të merrte fund në Bllacë”.
Klasa në lot
“Kurrë në jetë nuk do ti harroj vajet e
nxënësve në klasë për mësuesin e tyre të masakruar nga policia serbe bashkë me
tërë familjen Elshani nga Korrotica. E tëra kjo filloi me pyetjen që bëri
mësuesi rreth lendes së matematikës në vendlindje. Cili arsimtar u ka mësuar
matematikën? Kjo rrodhi nga fakti se nxënësit prej Drenasi filluan të dallohen në lëndën e matematikësnë
klasë së bashku me nxënësit austriak. Në
veçanti dallohej, Besa Gashi, por në vend të përgjigjes nxënësja filloi të qaj
dhe kështu e tërë klasa u shndërrua në lot”, kujton mësuesi i
klasës Hazir Mehmeti.
Nxënësit
Nuk do të harrohet kurrë nga mendja e
fëmijëve ndihma e organeve kompetente arsimor vendore dhënë
atyre dhe familjeve te tyre, për të lehtësuar sadopak mungesën e atdheut, të
shkollës duke i ndarë dhembjet me ta. Arkivi i shkollës me dashamirësi na e
mundësoi leximin e faqes së ditarit para
20 vjetëve. Në ciklin e lartë të fillores në Dietrichgasse: Faton Ademi,
Labinot Avdiu, Rexhep Durmishi, Arianit Gashi, Ilire Hodja, Përparim Ibrahimi,
Zgjim Isufi, Albana Mustafa, IbadeteLatifi, Luljeta Zejnullahu,
VioletaZejnullahu, Besnik Durmishi, BesjanObrazhda, Besart Obrazhda, Fjolla
Qorrolli, FatonMustafa, Blerta Morina, Besa Gashi, Afërdita Latifi, Betim
Isufi, Astrit Sahiti, LulzimSmajlaj, ArditaRukiqi, FatimeSmajlaj.
Mësimi
Tani në Austri mësojnë, krahas gjuhës së
shkollës, në gjuhën shqipe rreth 2 mijë nxënës shqiptarë nga të gjitha trevat
etnike, me të cilët punojnë 20 mësues. Mësimi amtar në Austri është i garantuar
falas brenda sistemit publik arsimor. Shumica e teksteve mësimore janë falas
nga katalogu i teksteve mësimore për shqip mund të porositen disa fjalor
gjermanisht – shqip dhe A-B-C Fibel (Abetare) për nxënësit shqiptarë, e para
abetare dhe e vetme në kontinent e botuar nga institucionet arsimore
vendore. Kjo flet për traditë shekullore
të ndihmës së Austrisë në ndihmë për kombin shqiptar. Qysh para një shekulli në
Vjenë u hartuan dhe botuan tekste shkollore për nevojat e nxënësve në Shqipëri,
mes tyre Abetarja e NduePaluces e vitit 1903. Sot kur Kosova është e lirë
dhe në rrugë të progresit kemi një arsye që t`i kujtojmë miqtë tanë kudo
në botë. Jo vetëm tani por kurdoherë respektin e nderimin ta ruajmë
në gjenerata ngase ato do ta shijojnë vlerën e jetës në liri kurse ne
ishim pjesë e rrugëtimit të gjatë me vuajtjet e krenarinë e trashëguar në
breza.
E mbyllim shkrimin me gazetën “VULLNETI
i Populli“ të 27 janar 1931: “ Populli ynë, midis virtyteve të tjera, e ka
të gjallë ndjenjën e mirënjohjes. Kur sheh që sidomos një i huaj përpiqet për
të mirën e tij, këtë të mirë nuk e harron kurrë dhe mundohet të gjejë rastin për
t’ia shpërblyer”.
Vjenë, 13 qershor 2019.