Kulturë
Tahir Bezhani: Zog Hysenaj - Dy anët e Kullës me dy anë
E marte, 16.07.2019, 07:01 PM
APOLOGJIA E FAMILJES MULOSMANAJ SIPAS LIBRIT TË ZOG HYSENIT
”
DY ANËT E KULLËS ME DY ANË”.
(Kulla
ku lexohet historia)
NGA
TAHIR BEZHANI
Binak
Alia, mesazhi i trimërisë, forcës, sojnisë e fisnikërisë mbetet lapidari i
krenarisë kombëtare nëpër breza, një
histori e papërfunduar në vetëdijen tonë njerëzore e kombëtare. Familja Mulosmanajve, histori e mbetur peng në ndërgjegjen e
kohës.Poeti, rapsodi e publicisti i ndjerë, Zog Hysenaj i Malësisë së
Gjakovës, gjatë karrierës së tij të
bujshme, na la në trashëgim disa vepra poetike me vlera të veçanta, ku zbrazi
katarzën e shpirtit dhe të mendjes, duke përzgjedhur fjalët me të bukura për
t’i kënduar atdheut e vendlindjes së tij të dashur, Malësisë së Gjakovës, Valbonës së bukur dhe
Alpeve me bukuritë e papara. Të gjitha fjalët e bukurisë artistike i gjejmë në
veprat poetike si:”Si s’u mërzitka bjeshka pa mua”;”Mos ik i them ditës, rri
edhe një ditë”;”Loti i burrit” etj. Të gjitha këto vepra të mirëpritura nga
lexuesit anëkënd vendit tonë.
Një
nga veprat më të spikatura të Zog Hysenaj,
padyshim se është publicistika
historike, libër ky, që ka zënë vendin
meritor në historiografinë tone, me
temat e trajtuara për familjen e Mulosmanajve të Malësisë së Gjakovës. Historia
e kësaj familje me nam e interes të madh për çështjen tonë kombëtare, deri me tani,
nuk është studiuar sa duhet e meritueshëm, për të zënë vendin në analet e historisë
nëpër shekuj, për lirinë e mëvetësinë e kësaj cope toke, të lënë
amanet nga stërgjyshërit tanë.Libri
i lënë në dorëshkrim, ”Dy anët e Kullës me dy anë”, ka arritur që të
depërtojë te vetëdija e lexuesve në rrafshin kombëtar dhe të plotësojë
kërshërinë e realitetit objektiv të munguar në kohë të gjatë, për bëmat historike të familjes Mulosmanajve
dhe të vet protagonistit Binak Alia, e të tjerët në vijim.
Që
në fillim, autori, Zog Hysenaj, trajton
me durim të madh, prej një studiuesi të
mirëfilltë, drurin gjenealogjik të familjes Mulosmanaj të Fangut, Bajrakut të parë të Krasniqes. Më pas
sqarohen bajraqet dhe rolet e tyre nëpër kohë, shtrirja e luftrave përmes
bajraqeve, qëndresa dhe karakteri i shqiptarëve në të gjitha anët e vendit,
qendresat luftarake karshi një ushtrie (atëherë) forcë evropiane, sesi u derdh
gjaku si prrua në fushëbeteja fyta-fyt,
për mbrojtjen e kësaj toke. Shtrirja e fiseve atëbotë, pati rolin
historik të bashkimit të të gjitha trevave, përmes bajraqeve të fiseve, ku
kushtrimi jepej më lehtë, për luftë
kundër hordhive turke, serbo-malazeze, deri edhe te sundimi i Austro-Hungarise
e Italisë fashiste. Pra, te libri i Zog
Hysenit, ”Dy anët e Kullës me Dy Anë”, gjejmë për të mësuar shumë gjëra të
cilat na kanë munguar deri me tani.
Qëndresa
e familjes së Mulosmanëve të Fangut të Malësisë së Gjakovës, ka zanafillën qe
para Lidhjes së Prizrenit me 1878, që atëherë kur Mic Sokoli, mbet’ simboli i
trimërisë për liri në gjyle topi, në
mbrojtje të tokave shqiptare, në afërsi të Ferizaj. Kjo familje e rrallë e me
nam historik, trojeve shqiptare ia “fali” mëse njëzet anëtarë, burra të vrarë
për interesat kombëtare. Gjithësejt i dha shtatë gjeneralë luftash, si prijës
të spikatur, deri në vitet e fundit të Luftës së Dytë Botërore. Si ideolog i
gjitha sukseseve te asaj kohe, sipas shkrimit në libër të Zog Hysenit, konsiderohet figura absolute e dijes e
trimërisë, pleqnari Binak Alia i Fangut të Mulosmanajve, të Krasniqes.Në librin voluminoz prej 771
faqesh, autori me shumë të drejtë shton disa herë pyetjen se a iu njohën
meritat kësaj familje nëpër kohë, si e pësoi historia devijimin nga realiteti,
pse nuk ka nëpër qytete e shkollat tona(pos Mic Sokolit) emra të familjarëve të
tjerë nga kjo familje, e futur në palcën
e historisë sonë krenare?!...
Në
libër, Zog Hyseni shtron edhe u jep
përgjigje shumë pytjeve, të cilat do të duhen të kenë përgjigjet e duhura nga
studjuesit e mirëfilltë të fushës dhe historianët e periudhës.
TË DHËNAT E ZOG HYSENIT
PËR LIBRIN
Kur
njeriu i hyn gjërave me pasion dhe ideal të fortë, natyrisht se ato mbarohen me
sukses, pavarësisht vështirësive që
dalin gjatë punës. Autori, Zog Hyseni, duke
gjurmuar ne arkiva të shtetit
shqiptar e tjera vende, ka ardhur të shumë burime e rrethana të panjohura për
opinionin të cilat i ka parashtruar, qoftë si dilema, qoftë si realitet i
kohës. Pastaj, ka shfletuar literaturë të autorëve të huaj, në të cilat ka
nxjerrë materiale me vlera të
pakontestueshme për fatet tona historike, për Mulosmanajt e Fangut të Malësisë
së Gjakovës.
Zog
Hyseni ka shkuar në çdo fshat të Tropojës,
duke mbledhur shënime nga pasardhësit e bajraktarëve të fiseve, për realitetin e kohës, duke shënuar emrat e të intervistuarve. Pastaj, ka gjetur
shënime edhe në trevën e Dukagjinit, në
fshatin Llukë të Deçanit, nga familja
Geci, stërnipa të Binak Alisë së Krasniqes. Njëherit, Zog Hysenaj , me plot ellan pune për ta
kompletuar librin me sa më shumë të dhëna e saktësi, viziton edhe fshatra të
komunës së Gjakovës, si fshatin Osek etj.
Pos
të dhënave që u ceken më lart, Zog Hysenaj ka shfrytëzuar për mrekulli eposin
tonë popullor, atë gurrën e kthjelltë të dalë nga populli, përherë në rrethanat më të rënda të kohëve
tona. Rapsodi ka ditur më së miri të prezantojë historinë tonë përmes lahutës e
telave të çiftelisë. Pikërisht nga këto përmbledhje, Zog Hysenaj, na e paraqet kohën më të vështirë, pas
luftrave nën osmanlitë, ku vritet Maxhar
Pasha, nga dora Col Delisë së
Mulosmanajve, luftën për Plavë e Guci, çështjen e Bajram Currit dhe Kryezive të
Gjakovës, tradhëtitë brenda e jashtë “oborrit” të luftëtarëve me nam etj.
Nuk
lë anash pa trajtuar, në mënyrë konçize
edhe me të dhëna të reja për Konferencën
e Bujanit dhe lojrat rredh saj.Të gjitha këto tema përbëjnë ajkën e
këtij libri me rëndësi të veçantë historike,
ku Zog Hysenaj nuk kurseu asgjë nga vetja , anipse me shëndet të
rrënuar, për të na lënë një pasuri të madhe në bibliotekat
tona, për gjeneratat e ardhshme. Nuk mund të lëmë pa përmendur me këtë rast, punën e pakursyer
të recensentit Prof.Dr. Zymer Neziri, i
cili në parathënjen tij, pos tjerash
shkruan:
”Autori, për hartimin e librit ka grumbulluar aq shumë materiale
dëshmuese: bibliografie, arkivore, hulumtime terreni, këngë e tregime popullore, si dhe të dhëna
nga mbamendja personale”, si begati e librit.
Krejt
në fund të librit, Zog Hysenaj shkruan:”
Në këtë libër jam përpjekur të zbardh shumë nga pikat e errëta , që historia ka
fshehur për këtë trung gjigand familjar në shekuj.”
Vërtetë
nga kjo thënje e poetit e publicistit të ndjerë, do shtroheshin shumë pytje e dëshira për
kohën tonë dhe të ardhmen, se a do të
bëjnë atë që duhet bërë, institucionet e
dijes, pra Akademitë Shkencore të
Tiranës e Prishtinës, me të vetmin qëllim
, të drejtohet historia , të shmangen më në fund dhe shtremnimet e
saj, të vendoset në kornizat e
realitetit , duke mos shkruar histori me
porosi të politikave të kohës…
Faleminderit
Zog Sokoli, që na le trashëgim këtë thesar të paçmuar!
Gjakovë, Korrik 2019