E shtune, 12.10.2024, 10:35 PM (GMT+1)

Kulturë

Përparim Hysi: Një ditë vere

E enjte, 11.07.2019, 06:54 PM


Një ditë vere

tregim

Nga Përparim Hysi

Qe, pothuaj, meskorriku. NJë ditë vere e nxehtë dhe e thatë,kur dhe ajëri, ngaqë ke etë, të duket si një gotëvere të bardhë që do ta rrufitësh me gllënjka. Spartak M... po bareste hijeve për të sosur tek shtëpia botuese "X". Ai do botonte një libër me poezi dhe,si të gjithë fillestarët, kërkon jo vetëm një botues,por mundësisht me një ofertë sa më racionale. Po kur thonë në  MYZEQE:"Gjete kishë ku të falesh". Deti është i kripur gjithandej dhe, ngaqë e ka vendosur të botojë tek "X",ecën shtruar, pa e ngutur kurkush dhe, ngaqë prej natyre veç mediton, po e bluan grurin e mendimeve në mullirin e tij. Botuesin nuk e njeh. E takoi rastësisht, kur një mik i  tij,  që kish ardhur me pushime që nga Amerika, ia prezantoi. E kishin lënë tek "Taivani" dhe"amerikani" qe shkrimtar që kish botuar tek"X". Ndenjën gati një orë tek kafja dhe"amerikani" e zbrazi:

-Dëgjo,or mik,- i tha botuesit. Ky,Spartaku, është miku im dhe do të botojë një libër me poezi.Unë jam bërë paksa"dorëzënës" dhe besoj se kam gjetur "kumbarin" që i duhet. "Kumbari" kish parë shumë "garancira" të

tilla dhe, tek puliti sytë, e priti me shumë prudencë   rekomanduesin dhe kaq: shiriti u pre. Besoj se do bëj punë  të mirë,- mendonte Spartaku dhe, pasi kish ecur gati një orë, kish mbrritur tek zyra e botuesit"X". Trokiti një herë, dy dhe, kur dhe me të tretën nuk mori përgjije,  kapi dorezën për të provuar,po,për çudi, dera u hap dhe Spartaku, gati majëkëmbëve, eci më tutje. Gjtihandej me rafte deri në tavan dhe,sado që po mbrrinte në mes të dhomës, nuk po e shihte kund botuesin. Do ketë dalë kund për ndonjë kafe dhe unë bëra gabim që hyra kështu si hajdutçe. Mendoi të kthehej andej nga kish ardhur, kur nga një hulli midis dy rafteve, u shfaq një femër. Ou, - mendoi Spartaku,- paska ardhur e shoqja për të bërë ndonjë pastrim dhe sikur ngriu. dyshueshëm. Kjo,"gruaja", sa e pa,foli:- Të prisnim dhe Loriku asht tuj i dhanë një shikim "vertikal" një boceti të një fillestari dhe,ngaqë kërkoi dhe konsulencën teme, jemi korit me ju dhe unë,fillimisht, ju kërkoj ndjesë.

-Jo, moj sojnike,- deshi të mbrohej Spartaku dhe, tek i hodhi  një sy"vertikalisht" kësaj,"konsulencës", kaloi në hamendësime. Iu kujjtua Kurti, një matjan, që thoshte për këtë "sërën e konsulencës": E randë për batanie, or  tëj!

Se Spartak M... vërtet qe fillestar për të botuar një libër,po për këtë"sërën e konsulencave" jo vetëm nuk ia hante qeni shkopin, por ia kalonte dhe këtij,Lorik botuesit. Spartaku, tek ndiqte "konsulencën" nga pas,jo pa shpoti,mendoi një varg nga MIGJENI: "Ikarnacioni i  këpucëve:shkarpa!". Dhe"konsulenca" kish "shkarpa": veç dy rripëza mbi kurriz dhe çdo gjë dukej çipllak në këtë të nxehtë Saharaje.

- Lorik,- foli "konsulenca". Ka ardh aj që  ishim tuj prit. E,Loriku, krejt idferent si çdo burrë para gruas së tij,në prezencë të huajësh, thuaj se u tërhoq nga një punë e randë që veç supet e tij mund ta mbajnë, impozant për t'i bërë më tepër përshtypje mikut, foli:- Ti nuk e merr dot me mend se sa punë e vështirë është kjo, jemja. Veç që ta dhashë fjalën atje tek "Taivani",se ndryshe nuk kisha me ta pranue dorëshkrimin.

Spartaku, disi për t'u mbrojtur nga gjithë këto"vështirësi" që po hiqte botuesi Lorik, tha:-Më tha dhe grueja juej ,se,ç'është e drejta, unë hyra se gjeta derën hapur dhe,kur nuk pashë njeri,desha të ikja.  As"konsulenca" dhe as Loriku nuk u ndjen nga kjo thënie e Spartakut. U ulën të dy ballas dhe,ndërsa "konsulenca" mori dorëshkrimin me vete, botuesi Lorik i tha:- Ajo nuk është gruaja  ime, por "dashamirja" ime që më  ndihmon se është gati profesioniste.Shkruan prozë, poezi dhe  ese. Mes nesh nuk ka asgjë për t'u fshehur dhe,kushdo që nuk na njeh mirë, na merr si burrë e grua.Po jemi në shekullin XXI,- tha i këndellur botuesi Lorik,- dhe qytetërimi ka ec me galop. E çoi buzën vesh më vesh, i këndellur nga ky "qytetërim që ka ecur me galop" dhe si një lektor "parexelencë" filloi të fliste për"arritjet" vetiake në këtë "fushë të minuar" që nuk është për çdo të gjallë. Ndërsa ky, i"qytetërimit me galop" po e ngiste anijen në detin e tij të kënaqësisë, Spartaku guxoi dhe i tha:- Po sikur të  ndërroni portat, ç'do ndodhte?

Botuesi Lorik ngriti supet sikur nuk e kuptonte pyetjen dyshuese. E kam fjalën,- tha Spartaku,- a do pranoje ti që jotshoqe të flirtonte me një tjetër në këtë"qytetërim që po ecën me galop?". Sado që pyetja qe disi përvëluese,Loriku tha:- Ti vjen nga provinca dhe ke mbetur provincial. Tirana është metropol dhe"galopi" të merr me vete. Dhe si për t'i vënë vulën"qytetërimit me galop",botuesi recitoi: " Në stinën e verës/kur nuk ka të ftohtë asnjeri/....,ndali për një çast (duket iu zhdukën nga kujtesa vargje të tërë), ndërkaq vazhdoi:... dhe unë ëndërroj për miken e zemrës". Për t'iu  imponuar ca më shumë provincialit, tha:-Janë vargje të EDIT SITUELL dhe, të më falësh,nëse nuk ke dëgjuar për të.

EDITH SITUELL (me th dhe jo me t,tha provinciali), dhe po në këtë poezi:"Mendimet për një botë dhe për një ditë që do vijë/ ku çdo gjë do jetë e mundshme/më shfaqen përsëri." Botuesi LORIK u ndje ngusht.Provinciali po e linte në provim në vjeshtë. Shkurt po i bënte hije dhe,ngaqë ra në"çarg", dinak siç qe nga natyra, u tërhoq "diplomatikisht":

- Më pati thënë ai miku nga Amerika:" Lorik! Miku jem vërtetë që do të dalë me librin e parë, por  është si bibliotekë më vete"! I zgjati dorën si shenjë që e pranonte në sërën e qytetërimit që"ecën me galop" dhe, si për të harruar atë"betejë" që e humbi, i tha:- Do investoj gjithë perfeksionin teknik për librin dhe ke për t'u bindur që nuk do gjesh kund si Loriku. Spartaku,ndërkohë, iu kthye EDITH SITUELL dhe për t'i thënë këtij botuesi nga metropoli se në provincë nuk e hanë bukën thatë, i tha:"LORIK! Po e mbyll këtë takim të parë me ty,po me dy vargje nga SITUELL:"...sepse ajo.si dhe unë, ka një fytyrë,por pa lot/për të ndarë,as kujtesë dhe as vite që ikin kot."

Të falnderoj për kohën që më kushtove në  këtë të  nxehtë korriku. Loriku i zgjati dorën e tij të djersitur dhe mezi priste të ndahej nga ky provincial kaq i bezdisshëm. Duket sikur provincali Spartak,shkroi mbi ballin e Lorik "metropolit" atë sentencën që vjen nga lashtësia:- Të munda, o SOLOMON!

Tek kthehej nga ky takim kaq"mbresëlënës", Spartaku u fut në mendime. Këtu, në metropol, ku"koha ecën megalop"zbritur i zi dhe i bardhë. Disa janë  pasuruar si me shkopin magjik ( plotikanët, qeveritarët, mafiozët,biznesmenët) dhe disa mezi  e shtyjnë jetën. E keqja është që"pasunarët" kërkojnë qejfet dhe, pak  po t'u prishësh ajkën, atëherë fillon hakmarrja në forma më të ndryshme. Botuesit pasurohen  me punën e autorëve.Nuk ka qoftë dhe një autor të pasur,ashtu siç nuk ka një botues të varfër. Dhe tek ecte hijeve,tha:" Shoqëria është aqa e plolarizuar,sa duhet të bërtas me zërin e MIGJENIT:" SHoqëri, hiqi brangashat!".



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora