Kulturë » Kozeta
Kozeta Zylo: Senatori shqiptar Klarens Gjeci që mbaroi liceun e famshëm “Egenio Montale” në Itali me rezultate të shkëlqyera
E diele, 07.07.2019, 03:35 PM
Senatori shqiptar Klarens Gjeci që mbaroi liceun e famshëm “Egenio Montale” në Itali me rezultate të shkëlqyera
Liceu
“Eugenio Montale” një shkollëe famshme në Romë, Itali për mësimdhënien,
Klarensin e kanë përzgjedhur President të këtij Liceu.
Shkollën
tetëvjecatre ( Scuola Media ) e mbaroi me rezultatin më të lartë 10 e lode duke
qenë i vetmi nxënës në 320 të tjerë me këtë rezultat.
Nga
Keze Kozeta Zylo
Është
kënaqësi dhe krenari kur dëgjon për studentët shqiptarë anë e mbanëbotës
qënderojnë vehten e tyre dhe Kombin.
Emigrimi dhe largimi nga Atdheu pëveç problemeve të shumta solli dhe
arritje të jashtëzakonshme në shumë fusha të dijes, artit,kulturës dhe
sportit. Një i tillëështë nxënësi tejet
inteligjent Klarens Gjeci i lindur në Romë nga dy prindër shqiptarë, më1 korrik
2000. Ai edhe pse i lindur dhe rritur
jashtë Shqipërisë sipas prindërve të tij ai flet dhe shkruan shumë bukur shqip,
ndërkohë flet, anglisht, spanjisht dhe frëngjisht përveç italishtes dhe shqipes
që i zotëron në mënyrë të përsosur.
Ajo
që më ka bërë më shumë përshtypje është e folura elekuente në shqip çka është
një shembull i shkëlqyer për të gjithë prindërit emigrantë, që për arsye të
ndryshme fëmijët e tyre nuk flasin asnjë fjale shqip dhe kjo përbën një
tragjedi kombëtare. Kjo tragjedi do të
na kushtoje dhe do të ndihet shumë në vitet e ardhshme.
Klarensi
qysh në fëmijëri është dalluar për inteligjencën, seriozitetin e gjërave dhe
studimin rigoroz që ka kryer. Ai nuk
është vetem tipi i njëstudjuesi që bie tërë ditën mbi libra, por ai është dhe
shumë sportiv, çka e bën atë shumë popullor ndër të gjitha shkollat ku ka
studjuar.
Shkollën
tetëvjeçare “Scuola Media” e mbaroi me rezultatin më të lartë 10 e lode duke
qenë i vetmi nxënës në 320 të tjerë me këtë rezultat.
Mbas
shkollës “Scuola Media” , studjoi në Liceun “Eugenio Montale” për gjuhë të
huaja dhe sivjet përfundoi maturën me rezultate të shkëlqyera.
Gjate
gjithe jetës së tij shkollore ka qenë i zgjedhur përfaqësues ( Senator i Klasës
) dhe aktualisht ishte presidenti i Liceut Eugenio Montale në të cilin
studjojnë 1500 studentëduke qenë kështu pjesë e Këshillit drejtues të këtij
Liceu që përbëhet nga 8 profesorë dhe 4 studentë, duke pasur nje rol të
rëndësishëm në vendim-marrjet e
këshillit si buxheti i liceut dhe autoxhestioni nga ana e studentëve .
Liceu
“Eugenio Montale” vitin e kaluar ka zenë
vendin e dytë në klasifikimin e të gjitha
shkollave te Romes si një nga shkollat me rezultate më të larta dhe një arritje
superiore të mësimdhënies.
Për
dy vjet rrjesht ka fituar bursa dhe ka marrë pjesë në ROMEMUN ( Rome Model
United Nation ) e stimuluar nga OKB-ja duke përfaqsuar vitin e parë Shqipërinë
në seksionin e UNESCO –s dhe vitin e dytë Sierra Leone ne seksionin e FAO-s .
Ështënjë djalë shumë sportiv dhe kapiten i skuadrës së futbollit. Gjithmonë në ndihmë tëshokëve të klasës duke
krijuar grupe pune pa e kursyer ndihmën sidomos në lëndët shkencore.
Klarens
ka zgjedhur të studjojë Jurisprudencë e të specializohet për të Drejtën
Internacionale për tërealizuar ëndrrën e tij gjithmonënë mbrojtje të personave
më të dobët.
I
urojmë Klarensit shumë suksese dhe shpresojmë që këto dije që po merr në botën
e qyetetëuar perëndimore t’i ushtrojë në Atdheun e prindërve të tij.
Staten Island, New York
6 korrik, 2019