E diele, 06.10.2024, 01:52 PM (GMT+1)

Kulturë

Prend Buzhala: Shën Jeronimi mbi shkatërrimet barbare në liri

E diele, 07.07.2019, 03:02 PM


SHËN JERONIMI MBI SHKATËRRIMET BARBARE NË ILIRI

(Analecta), 2

Nga Prend BUZHALA

Shën Jeronimi ilir (Emri i Euseb Sofron Jeronimit 340 - 420), mbi të gjitha, ishte dhe nderohet si Njeri i Biblës. Emri i tij e zgjon kërshërinë (dhe pse jo, edhe krenarinë tonë në këtë kohë), si përkthyes legjendar i “Biblës” nga hebraishtja e greqishtja e vjetër në gjuhën latine, e cila ishte gjuhë e kulturës, e shkrimit dhe e universit evropian.

1.

Me emrin e Shën Jeronimit ilir ndërlidhen shënimi i disa ngjarjeve botërore, si dita e bibliotekave, përkthyesve dhe librarëve, këtu po japim vetëm një dëshmi të tij mbi ilirët. Ai ishte dëshmitar i depërtimit të popujve barbarë në Panoni e në Dalmaci, të cilit u kishin shkaktuar ilirëve dhe romakëve vuajtje të mëdha dhe u sollën atyre shkatërrime të pafund (shekujt II e III). Në njërën nga “Epistolat” e tij, ai bën një përshkrim tronditës të atyre ngjarjeve:

“Më rrënqethet shtati, kur mendoj të tregoj për shkatërrimet në kohën tonë…goti, sarmati, kuadi, alani, huni, vandalët dhe markomanët shkretëtërojnë, plaçkisin dhe grabisin Sktythinë, Maqedoninë, Dardaninë, Dakinë, Thesalinë, Ahenë, Epirin, Dalmatinë dhe gjithë Panoninë. Sa gra fisnike, sa virgjëresha kushtuar zotit, sa njerëz të lirë dhe fisnikë u dhunuan në këto luftëra! U morën robër peshkopë, u vranë presbyterë dhe shërbyes të tjerë të ndryshëm të kishës. U shkatërruan kishat. Pranë altarëve të Krishtit u vendosën kuajt si në grazhd. Kockat e martirëve u nxorën nga varret. Kudo zi, kudo tmerr dhe hija e madhe e vdekjes.” (“Ilire?t dhe Iliria : te autore?t antike”, Tirane? Universiteti Shtete?ror i Tirane?s, Instituti i Historise? dhe i Gjuhe?sise?, 1965).

2.

Këso dëshmish ai jep edhe në veprat “Libër komentarësh për profetin Sofron” dhe në “Kronikat botërore”.

Në shkrimet e tij ai flet për përhapjen e krishterimit në tokat ilire, krahas njoftimeve “me karakter gjeografik e administrativ”.

Duke pasur parasysh disa nga dëshmitë e theksuara më lart, nga njëra anë, si dhe shkrimet e shumta, gjithnjë me të drejtën e patjetërsueshme të historianëve e të linguistëve shqiptarë e të huaj që të shkruajnë për historinë e popullit tonë që nga kohët e mugëta të njerëzimit; që të flasin për raportet e për vazhdimësinë në mes të ilirishtes e të shqipes në planin gjuhësor; atëherë kjo e drejtë nuk duhet të jetë e tjetërsuar as për studiuesit e letërsisë as për historianët e letërsisë shqipe.

(Prend Buzhala, rishkrime, 2 korrik 2019)



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora