Kulturë
Tahir Bezhani: Diellnaja ime
E enjte, 04.07.2019, 06:08 PM
TAHIR BEZHANI
DIELLNAJA
IME
KOHA PO DIGJET KOT....
Fitili
ndizet ngadalë nga brenda
Qelizat
bëjnë luftë me jetën
Etja
mbetet etje e ngrirë
Si
figurë e algëve të detit
Dëshmi
e qenies antropologjike
Europcion
llavash vullkanike
Pas
ftohjes mbetesh figurë
Ngjizur
shkëmbinjve të kohës
Vetëm
për studime gjeneratash
Koha
po digjet,apo,
Digjemi
ne brenda kohës
Si
diç e pa vlerë
Nuk di!.....
HESHTJA QË FLET.....
Shëtis
i vetmuar buzë lumit
Ne
qytetin Langencen,larg vendlindjes
Shikoj
qetësinë e liqenit piktoresk
Dehem
mes dy bukurive verbuese
Lozin
valle patat e gëzuara
Mrekulli
e natyrshme
Rrapëllimat
e krahëve fishkëllejnë
Gagisjet,
gjuhë e tyre
Mendimet
rrëshqasin fushës së mallit
Me
erë blini mbush krahërorin
Flas
me heshtjen time të ndrydhur
Buzët
pëshpëritin bukuritë e huaja
Një
grithje provokuese shëtit parzmës
Me
nxehtësi kalimtare
Dëshirat kacafyten me valët
Nëpër
lot ngulitet shikimi në një pikë
Figura
të pakuptimta më hipnotizojnë
Nuk
gjeta mirëkuptim aleancash
Dëshirat
mbeten të mbërthyera në flakë
Qielli zhurmonte nga fluturaket
Fluturova
gëzueshëm te pragu i rritës
Me
buzëqeshje
Përqafova
kasollen e arnuar me plagë......
NË IKJE....
Ikje
dje
Edhe sot ikje
Rrugëve
të botës
Pas
çmendurisë së harlisur
Në
bisht aeroplanësh i rrëqethur
Strehuar
skutave të frikshme
Si
valixhe e hedhur mbeturinave
Gomave
të autobusëve i tmerruar
Pas
erës së bukës të tokave t’ huaja
Ikje,ikje,ikje....
Pa mbarim, pa cak
Gur
i rrokullisur nëpër kohë
Me
mallin rënduar bebëzave
Plot
lot të qëndisur mollëzave
Me
hartën e grisur kujtimeve të mykta
Si
retë e mbarsura me shi
Deri
kur ikje e pasosur
Diellnaja
ime...
ORTEK QË NDRYDHË SHPIRTIN
Do
vargje të valëta përplasën rrufeshëm
Mureve
të zemrës së lënduar
Një
erë shprush mallin e fjetur
Poshtë
shpirtit të ganduar
Betejave të
inatosura, netëve të errëta
Zjarrmia gojën e ma mbyllur
Heshtja
e gurëzuar kërcet dhëmbëve të plakur
Pejsazh
i zverdhur shpirti vjeshtor
Protestë
e stinëve të prapështa
Acarin
vetëm dashuria e shkrinë
Zjarrin
e ngrin ftohtësia
Vargjet
si ortek i pamëshirë lëvizin
Sytë
m’i verbojnë pa dëshirë
Sa
shumë lot për kot
Shurdhmemece
gjithë jeta ime....
Gjakovë,Korrik 2019