Kulturë » Berisha
Sejdi Berisha: Muza ime të 'shitoftë' Zana...
E hene, 01.07.2019, 08:14 PM
P o e z i
Sejdi BERISHA:
MUZA
IME TË “SHITOFTË” ZANA...!
(Përplasje
me Muzën time)
1.
Mallkuar
qofsh
Që
m’i dhurove ëndrrat e këndimit
Që
kaq shumë
Ma
ndrydhe e shtrydhe shpirtin
Ti
moj e pashpirt
Që
këngën e vargun
Në
gjuhë m’i solle
2.
Pëlcit
si kokrra e kripës
Që
mallin ma ngarkove
Si
shpatë që pret e vret
Që
lotin në zjarr ma shndërrove
3.
Ti
Muzë e vargut tim
Po
të them
Të
plastë zemra e shpirti
Për
madhështinë me të cilën më stolise
Për
të kënduar kur jam i lumtur
Edhe
kur dhembja bëhet bjeshkë
Edhe
kur loti u ngjanë valëve të lumit
4.
Ti
Muzë
Pjesë
e mendjes dhe e këndimit tim
Më
lejo që me këto mallkime
Fortë
të të përqafoj
Se
tash
Edhe
më shumë të dua
Prandaj
Të
gjitha mallkimet kthemi mua
5.
Ti
Muza ime e pagjumë
Kështu
Fyt
për fyt siç jemi që në vegjëli
Akoma
së bashku
Të
këndojmë e jetojmë
Si
dy engjëj
Si
dy fëmijë
Apo
edhe si dy djaj nganjëherë
Mbase
mund të bëhemi
Edhe
si dy varre apo përmendore
Në
tokën e përcëlluar
6.
Ti
Muza ime kurrë e panënshtruar
Ti
oksigjeni i vargut tim
Ti
zëri i këngës sime
Ti
fjalëmbla
Ti
uthull molle për shërim
7.
Ti
Muza ime
Sa
përgëzimet m’i ke dhuruar
Me
rebelimin tim
E
me këmbëngulësinë tënde
Shumë
ngrohtësi më ke sjell
Edhe
kur shkrova për gjakun e tokën
Edhe
kur shkrova për qëndresën
Për
vuajtjet dhe mundimet e babait
8.
Ti
Muza ime
Sa
herë më ke trimëruar
Edhe
kur shkruaja
Për
shkrumbin e nënës
Për
ikjen e dallëndysheve
Edhe
për vdekjen e motrës
Edhe
për ato ëndrrat
Që
kurrë nuk i shijova
9.
Ti
Muza ime e çmendur
Gjithmonë
më rrije mbi kokë
Për
të shkruar mirë
Edhe
për trenin që i rëndon kujtimet
10.
Ti
Muza ime
Gjithmonë
më ke ngacmuar
Me
plasjen e përplasjen e historisë
Më
ke rënduar me tradhtinë
Edhe
për monafiki
Më
ke mësuar të shkruaj
Më
ke inspiruar lirisë t’i këndoj
11.
Ti
muza ime
Shpesh
edhe së bashku kemi kënduar
Për
trima dhe atdhedashurinë
Më
ke urdhëruar
Të
vargëzoj si dashurohet
Të
flas edhe për marrinë
Por
edhe për lahutën e çiftelinë
12.
Gjithçka
më ke mësuar
Ti
Muza ime
Që
qysh në fëmijëri
Mendjen
ma pushtove
Shpirtin
ma rrëmbeve
Andaj
sot
Si
të falënderohem ndryshe
Veçse
Nëse
do ikësh nga unë
Përjetësisht
do vrapoj
Ty
për të të zënë
E
për të thënë diçka
Që
nuk e di as unë
Ose
Vetëm
për të të përqafuar...
13.
Ti
Muza ime të “shitoftë” Zana
Por
të faleminderit
Që
asnjëherë nuk u hidhërove me mua
Gjithnjë
me buzëqeshje më ke shikuar
E
as nga përqafimi kurrë nuk më ke liruar
14.
Pra,
ti Muza ime
Kjo
është urata dhe dhurata
Më
e madhe imja për Ty...
Të
vazhdojmë rrugëtimin
Të
përqafuar dhe dorë për dore
Deri
deri...
Deri
kur Ti vetë caktoje
15.
Ti
Muza ime
Ty
dhe mua na “shitoftë” Zana...
(S. B.)
(Pejë, e diel 30 qershor
2019)