Kulturë
Eshref Ymeri: Kur na vidhen votat
E diele, 30.06.2019, 10:41 AM
Eshref Ymeri
Kur
na vidhen votat
Kur
na vidhen votat,
Vendit
i arratiset qetësia,
Sëmuret
rendi,
Tronditet
i moçmi dhe fëmija.
Kur
na vidhen votat,
Hajduti
zdërhallet,
Deri
natën vonë me mikeshat e tija,
Se
paskëtaj
Gjithandej
bëhet e sigurt pasiguria.
Kur
na vidhen votat,
Kopuku
pushtetit i shkel synë:
A
e more vesh, or mik, i thotë,
Që
ti je aleati ynë?
Kur
na vidhen votat,
Banditit
në këmbë s’i hyn as gjembi në milet,
Se
shtetin e ka ortak,
Se
shteti bandit bëhet vetë.
Kur
na vidhen votat,
Edhe
më shumë shtohen radhët e policisë,
Se
më fort duhet të bjerë dajaku
Mbi
shpatullat e njerëzisë.
Kur
na vidhen votat,
Banditët
krijojnë shoqata poshtë e përpjetë,
Se
s’ka kush ua prish terezinë,
Se
miqtë e tyre i gjen kudo. Medet!
Që
nga gjykatat gjer në parlament.
Kur
na vidhen votat,
Importi
i maskave bëhet me shumicë,
Tregu
për to e ndien keq urinë,
Nëpër
rrugë gangsterët fillojnë e bëjnë kërdinë,
Vrasjet
me kohë e pa kohë kthehen në rutinë.
Kur
na vidhen votat,
Qeshet
Beogradi,
Duart
fërkojnë në Athinë:
Fli
i qetë, Pashiç,
Ti,
edhe në atë botë mbetesh aleati ynë
Për
testamentin që ke lënë:
Gërmadhë
ta lini Shqipërinë,
Këtë
pykë, mes nesh dhe motrës sonë, Greqisë,
Pykë
që na e futën në Londër,
Për
qejf të Austro-Hungarisë.
Kur
na vidhen votat,
Fillon
e ngre veshët Rusia,
Epshet
e saj për Ballkanin marrin sipërinë.
Dhe
ajo me vete zë e kuvëndon:
Fara
që kam mbjellë
Nga
unë s’do ta largojë kurrë Shqipërinë!
Kur
na vidhen votat,
Adriatikut
humnerat i shtohen edhe më shumë,
Ndaj
zë e tallazohet dhe fryhet me shkumë,
Se
me kufoma shqiptarësh nuk ka të nginjur
Dallga
e egërsuar, e verbër, e thinjur.
Kur
na vidhen votat,
Industria
e gomoneve është në lulëzim,
Se
karvani i njerëzve është i pambarim,
Tek
dynden drejt Otrantos për në “tokën e premtuar”,
Për
t’u ksibërë një sahat e më parë
Nga
balta “e mallkuar”.
Kur
na vidhen votat,
Atdheu
kthehet në skëterrë,
Nëpër
shitore ushqimoret shndërrohen në vrer,
Çmimet
e kripura të goditin për vdekje
Në
“poçin e kresë”,
Saqë
dhe sheqeri të duket më zeher,
Sesa
duhani i Dumresë.
Kur
na vidhen votat,
Arroganca
e fqinjve vjen e bëhet aq e shfrenuar,
Saqë
sejmenët e tyre këtu
Vijnë
e kthehen në servilë të kulluar.
Kur
na vidhen votat,
Banditët
bëhen deputetë
Dhe
në parlament s’e kanë për gjë
Të
hyjnë në brez me pistoletë.
Madje
s’e kanë për gjë të kthehen në makbethjanë
Që
sallën e tij ta gjakosin në çdo kënd e anë.
Kur
na vidhen votat,
Ligjin
e nxjerrin në pension
Dhe
dhuna na bëhet zonjë hijerëndë
Që
po ngrite krye
Të
merr e të shkel me këmbë.
Kur
na vidhen votat,
Bën
dasmë dembeli, zuzari, batakçiu, lapërdhari,
Veçse
gjoksin më shumë e rreh tradhtari,
Se
“me të drejtë” në krye të vendit
Ai
kërkon të jetë i pari.
Kur
na vidhen votat,
Gjithnjë
e më fort dëgjohet një kushtrim:
Të
gjithë të bëhen gati për integrim!
OJQ-ëra,
fondacione, institute fantazma,
Nga
janë e nga s’janë,
Në
majë të gjuhës veç një fjalë kanë:
Shqipëria
është veç për evropianizim,
Se
vetëm në Evropë do të gjejmë shpëtim!
Por
ua prish lezetin ndonjë “hokatar”
Që
ngrihet e ua pret me sëpatë, si dardhar:
Avash,
ku do të shkoni, more të uruar,
Hyrja
s’është e lehtë n’ Evropën e Bashkuar,
Atje
duhen njerëz me kokë e me këmbë,
Kurse
ju veç jeni një copë trung i lënë.
Kur
të jenë bashkë këmbët, krahët, koka,
Atëherë
të shikojmë se sa na do Evropa!
Kur
na vidhen votat,
Shqipëria
bëhet si nuse “me tel”
Dhe
si koloni greke veç veten ka model.
Kur
na vidhen votat,
Epshet
pushtetare aq të forta janë,
Saqë
qeveritari, për post e kolltuk,
Gruan
dhe fëmijët është gati orë e çast
t’i
nxjerrë në ankand.
Kur
na vidhen votat,
Kudo
harbutëria na shitet për moral,
Saqë
dhe vjedhja e thesarit nuk merret për skandal.
Gënjeshtra
pushtetare është akt serioziteti,
Se
veç bar të thatë di të hajë mileti.
Kur
na vidhen votat,
Dashakeqët
tallen,
Nga
janë e nga s’janë:
Mirë
t’u bëhet shqipove
Se
atë kokë kanë.
Kur
na vidhen votat,
Ballin
rrudh Kosova,
Nga
larg e njeh të ligën:
Kjo
e lëndon fort
Kryezonjë
Prishtinën.
Kur
na vidhen votat,
Braktiset
Iliriada,
Bën
flirte tradhtia,
Pale,
po zë e hakërrohet xhuxhmaqedonia!
Kur
na vidhen votat,
Pushtetarët
tanë,
Tek
sillen nëpër botë,
Veç
një avaz kanë:
S’ka
ndryshim kufijsh,
Duam
integrim,
Dhe
në çdo tryezë,
Dhe
në çdo takim,
Fjalë
tjetër s’dinë,
Ndaj
para të huajve
Porsi
mumje rrinë.
Të
gjorët! S’e kuptojnë
Se
në ç’mjerim kanë rënë,
Se
loja e tradhtisë
Shumë
larg i ka shpënë.
Në
Evropë kufijtë janë prishur tashmë
Me
vakt e me kohë,
Por
veç tradhtia në nahijet tona
Këtë
fakt nuk dëshiron ta njohë.
Kur
na vidhen votat,
Varfërohen
tryezat, na vret errësira,
Thahemi
për ujë,
Nëpër
shpirtrat tona pllakos mugëtira.
Kur
na vidhen votat,
Do
apo nuk do,
Derrin
e ke dajë,
Dhe
veç mos harro
Se
është me shtatë gojë
Dhe
vetëm di të hajë.
Kur
na vidhen votat,
Shumohen
milionerët
Me
forcën e magjisë
Dhe
shtohen merimangat
Në
gojën e vegjëlisë.
Kur
na vidhen votat,
Vendin
e pllakosin laro e laraganë
Nga
bota “e qytetëruar”,
Në
politikë rrufjanë,
Edhe
me diploma, edhe pa diploma
Dhe
serbes na sillen
Nëpër
zyrat tona.
Na
sillen fodullë
Dhe
kryet e vendit zënë,
Që,
demek, shqiptarëve
T’u
mësojnë abëcënë.
Kur
na vidhen votat,
Këta
laraganë,
Gjithsekush
më parë,
Nxitojnë
me sihariqe
Që
të na mbushin mendjen
Pë
votim të mbarë.
Kur
na vidhen votat,
Sheshet
vijnë e mbushen
plot
me të papunë,
Ka
halle buxheti,
Mendon
për pushtetarët:
Të
presin të papunët,
Të
rrinë aty ku janë
Se
s’u bë kiameti,
Se
kohën me bollëk e kanë.
Kur
na vidhen votat,
Na shtohen llotoformularët
Nëpër
udhëkryqet tona për emigrim:
Kush
drejt Kanadasë, kush drejt SHBA-së
Për
të gjetur shfrim.
Kështu
na kënaqen mirë pushtetarët
Që
këtu të mbeten veç njerëz të pazotë,
Dembelë
e kurrizshtruar
Që
me pushtetin nuk përballen dot,
Ndaj
me ta kolltukun e kanë të siguruar.
Kur
na vidhen votat,
Na
shtohen llotodeputetët
Që
në parlament marrin veç ylefenë
Që
rrahin gjoksin për besnikëri
Dhe
na betohen për “nderin” e vatanit,
Por
me mendje diku larg flenë,
Prandaj
edhe gratë me fëmijët
I
kanë përtej oqeanit.
Kur
na vidhen votat,
Nostalgjikët
na bëhen edhe më të betuar
Për
kohën e perënduar
Dhe
janë gati edhe të sakrifikohen
Në
altarin e faraonit,
Paçka
se shpërblimi që marrin
Për
një jetë të tërë
Është
thjesht një poshtërim
I
moshës së pensionit.
Kur
na vidhen votat,
Një
takëm pushtetarësh
Na
bëhen edhe “pronarë” sekretaresh njomëzake
Se
gratë i kanë larg nëpër botë
Dhe
u duhet mërguar vetmia çmendurake.
Kur
na vidhen votat,
Pushtetarët
për kolltukun
Dollinë
e kthejnë drejt e më këmbë,
Urojnë
shoku-shokun
Dhe
mes avujsh alkooli
Rrinë
e pëshpërisin hijerëndë:
Ky
popull e meritonte,
Prandaj
mirë ia bëmë.
Kur
na vidhen votat,
Populli
hesht
Dhe
heshtja e tij vazhdon gjatë.
Por
edhe çdo heshtje e pamatë
Një
ditë një fund do ta ketë
Dhe
kur ky fund të vijë,
Se
çfarë duhet bërë,
Populli
e di vetë:
Votëvjedhja
e mallkuar
Jetën
ia ka nxirë
Dhe
shpresat ia ka ngrënë,
Në
botën e pështirë,
Ndaj
s’i mbetet rrugë tjetër,
Veç
t’i kthejë sytë nga malet
Dhe
të thërrasë në skenë UÇK-ënë.