Kulturë
Fatmir Ceci: Nje” komete e vogel” dashurie mes pluhurit te librave
E enjte, 27.06.2019, 06:26 PM
Nje”
komete e vogel” dashurie  mes pluhurit te
librave
(Recension
per  Romanin  “Djaloshi qe 
vinte nga pertej  detit” i autorit
Gjergji Mihallari)
Ka  nje yllesi 
arsyesh  se perse Romani  “Djaloshi vinte nga deti” i autorit Gjergji
Miallari  duhet lexuar  .  Ne
veshtrimin  e nje lexuesi  une  do
te vecoja  disa syresh  me te 
kapeshme me sy e gjykim  te pare
ne siperfaqe e brendesi  te valezimeve te
tij.
Motivi
i romanit eshte nje riperseritje por dhe nje perqasje e re  individuale, nje ala –Romeo(shqiptar)  e 
Zhuljete(italiane) ,nje   romance
dashurie plot sakrifice  e
veteflijim  tragjik.
Kryesisht
leximi i ketij libri ikaperxen  kufijte
“sa per qejf”   te kohes  se lire 
apo te nje pikniku  natyror   ai duhet lexuar per vlerat e tij ideo-
estetike dhe kulturore.
Ai
te   inspiron , te ushqen  me ozon te shendetshem emocional  e 
intelektual , te nxit  arsyen
qytetare per veprime  jetesore qe te dashurosh   te Miren 
dhe te urresh te Keqen.
Kur
e lexon librin  ndjehesh i ngopur  nga 
naracionidhe pjalmi I tij  
artistik .  Prej elementve te   klimes 
dhe alkimise se tij shpriti, zemra 
dhe  intelekti   pesojne 
ndryshime  komplekse
transformimi.Ndjen  se brendshmi  qe atoshtysen televizin e te tjetersohen   ne 
nje materie pozitive perjetimi 
kunder  kaosit  e 
stresit  te jetes se perditshme.
Autori  ia arrin qellimit  te tij social-estetik , e kthen  letren e bardhe  ne nje pyll 
te mbjelle me gjethe   fjalesh te
blerta  e 
te  kuptimta .Ai krijon ne te  nje panorama  
mesdhetare “ plot  re
ndjenjash  qe mbartin  brenda 
boren dhe shiun , dhe vetetimat, dhe henen ,dhe diellin”.
Lexuesi  shetit kendshem ne nje bote  sa reale 
po aq idilike, sa te ashper  aq
dhe romantike, sa fashiste aq dhe iluministe .sa  agresive aq dhe humane . Jane vitet  30 –te 
te shekullit XX-te pragu i Luftes se Dyte Boterore  ne Greqi,Itali dhe Shqiperi.
Libri
ne shfletimin  e tij faqe per faqe dhe
rresht pas rreshti  rrezaton Drite
me  plot 
nuanca  impresioni dhe  intelekti.Kjo drite   nuk eshte thjesht  nje 
montim llambash ,  por buron nga
hidrimi   brenda  fjaleve, nga brenda logosit ,me nje
rrezatim  diellor zemre.Fjalet te
radhitura  neper  konstilacione figurash  letrare , shpesh jane metafora  fosforishente 
qe depertojne  dhe ndricojne  edhe  
skutat me te errta  te nenlekures
se  lexuesit.
Autori  nuk 
ben histori ,nuk tregon thjesht nje ngjarje reale,faktike  por e risjell ,  e rikrijon ate  per 
qellimet e tij   artistike e
ideore .Talenti i tij  te terheq  ne brendesi te krijimit, te josh qe te
shpresosh,te duash  boten qe te rrethon
me  te mirat e veshtiresite e saj.
Ai  beson 
te Dashuria hyjnore  ndaj  dhe e evokon serisht ate  me bindjen se dhe sot  ajo egziston 
mes nesh  me te njetin  shkelqim  
ne  te Bukuren dhe te Miren e
kesaj bote 
Te
vepra e autorit  rastesisht apo
qellimisht   ravijezohen  qartas disa  
menyra ,motive ,rregulla te 
Poetikes  aristoteliane
.Autori   levron qarte  ne fabul motivin e kahershem te rinjohjes.
Protogonisti  kryesor i romanit   Andrea, 
sic do i ri ka nje njohje  letrare  per Dashurine 
Universale  (me Kaisanine dhe
Eleonoren e librave)  por   e rigjen ate 
nje dite studentore   te
zakonshme    tek vajza tipike e
aristokracise  italiane – Aurelia.
Ishte
nje dashuri me shikim te pare” goditje 
rrufeje “por vecse me shume 
veshtiresi   dhe paragjykime
realizimi. Rinjohja me e bukur  -thote
Aristoteli eshte ajo me peripeci. .”Termeti I zemres   është më i madh sa ai i tokës”-rithekson
autori.
Gjatë
leximit të fabulës midis  të tjera
cdokush i dallon lehtë tre pjesët antike 
të saj ;  rinjohjen me anë të
asyetimit simboliik ,peripicinë(konfliktin) e zhvillmit të lojës ,dhe
katastrofën me pasojat shkatërrimtare dhe me zgjidhjen spirale.Pikën
kulminate   romani  e arrin 
në vetvrasjen  e Aurelias.  Një përsëritje shekspiriane , një tragjedi e
re në një qytet  tjetër afër  Verones te dashurise .
Mihallari  e thurr 
fabulen ne ate menyre e stil  sa
te  sjell ngjarjet  dhe situatat te gjalla para syve . Kjo eshte
nje dhunti,  aftesi  e 
nje  Pasqyre-liber  te thyer ne 
17 copa- episodesh.
Ne
qender  te rrefimit  eshte 
karakteri dhe  personaliteti
kulturor ,etik dhe zakonor I njeriut te thjeshte.
Autori
perqendrohet edhe ne detaje tek   loja  e personazheve dhe pershkrimi ipeisazheve
duke  lene deri diku ne hije  qellimisht problemet dhe konfliktet  kryesore te kohes si fashizmi  dhe 
prag  Lufta e Dyte Boterore.
Luften  italo -greke ne territoret e Shqiperise  nuk e shpjegon apo gjykon,por e perdor  si 
detaj artistik, si artifice per 
te  shtjelluar ,kompletuar e bere
sa me intersant   intrigen e  tij.
…
Nje
ide  tjeter  qe vetetin frikshem  ne qiellin e trishte  te librit  
eshte dhe Perkohesia e  Jetes  individuale 
perballe perjetesise hyjnore  .Si
cdo njeri dhe Andrea  student  I talentuar 
shqiptar, enderron dhe lufton per nje jete me te mire,por e
pashmangshmja,  fatalja  ndodh 
pa perfillur
”
Egon“ e tij refraktare  . Pas
Dashurise  se cmendur e te sinqerte me
Aurelian vjen  zhgenjiimi  dhe mashtrimi I madh ,vjen Vdekja e amshuar .
Cdo njeri ne kete bote,-ve ne dukje autori,eshte nje komete  e vogel 
e paperfillshme  mes  pluhurit 
te Kozmosit..dhe klithen ne shkretetire ,ne bosh“Sa zhgenjim…..!?,Por
nuk ke force te ndryshosh ate qe  ndodh.Jemi
te pazote ndaj fatit…diku te shkruar,diku te pashkruar….”
Por
ne kete holokaust dhe kaos te moralit te shoqerise italiane  ne ate kohe 
“Romeo” shqiptar  nuk dorezohet.
Me nje  arkivol imazh  ne gjoks 
ai vazhdon te jetoje.Frymemarrja e tij nuk ndalet.  Me dhimbje ne shpirt  I rikthehet 
jetes dhe u  mbijeton sfidave  te saj. 
Kjo ndodh  dhe  ne saj 
te “ engjellit mbrojtes” Elenes gruas se tij  te mrekullushme  e fisnike 
shqiptare.
Romani  rrjedh natyrshem dhe ti ndjen se  cdofjale dhe fjali  eshte e 
mbushurme polenin e  jetes reale
dhe romantike.   . Personazhet  dhe 
ndodhite shpesh jane  ne komanden
“Unit “ dhe naracionit  te autorit.
Por  ndodhin dhe tradheti, lajthitje
,shmangie  te qellimshme e te
paqellimshme.   Dikush syresh here-
here     shpeton 
nga  disiplina tutore  e koshiences se tij  dhe aratiset ne lirine e  inkoshiences  
rebele,sepanatiste dhe surealiste.
Ne
rastin e pare  mbi batice shfaqen
dukshem   mendime  ide dhe 
koncepte te qarte e domethenese , ne te dyten shfaqet emocioni,ndjesia
dhe alucinacioni ekspresionist 
Bashkejetesa  e tyre ne kohe dhe
hapesire  e ben  romanin 
nje ciftezim alegorik   toke
–qiell ,trup e shpirt ,ajer dhe asgje.
…
 Gjate leximit kuptohet lehte qe  autori 
nuk e ka mare materialin nga  
jeta e tij e perditshme  por ai e
ka krijuar dhe ngjizur  nga  akumulimi I tij letrar e  kulturor ,nga hulumtimet e tij  personale 
autodidakte.Ai perdor me sukses 
tekniken e “zhvendosjes” .Shume prej pejsazheve,objekteve,personazheve
nga albumi dhe ditari i jetes se tij te perditshmeI qep bukurne Kohen dhe
Hapesiren e botes se  librit
Ai  shkruan  
sipas artifakteve  te  gatshme 
muzeale duke I gershetuar  e
galvanizuar  me imazhe, e
perfytyrime  te veta  virtuale
Natyrshem  zbret dhe hulumton  ne 
boten e viteve 30-te  dhe mundohet
ta rindertoje e  filmoje    me plot 
sukses  aq sa  e ngrin 
si spektator  lexusin mbi liber 
 Me plot kujdes e perpunon materialin   deri ne detaje   aq sa” Nje nga Nje I numeron  yjet  dhe heren tjeter  Yjet I numeron nje  nga nje) 
me tendece per te arritur persosmerine 
e tij . Por  dhe kur ndodh
ndonjehere  qe   gabon 
dhe  hedh balte te
paperpunuar  kjo nuk ja  shemton 
bukurine  ,vete balta e
zgjedhur  eshte  mineral I cmuar artistik.
…
Personazhet
e perzgjedhur nga autori si Andrea,Aurelia,Lorencoja
,Xhuzepina,Elena,motrat,                                               
familja etj, etj, dallohen qartas 
nga vecorite  fiziologjike dhe
diskursi I  tyre estetik . Shpesh  ata kane dhe 
ngjashmeri   ,kane  te njetin 
leksik ,te njetin  arsyetim e dediktim  psiko-filozofik,Pra  tipizimi dhe individualizmi I tyre e
anashkalon disi impenjimin  dhe  kalibrimin 
e vemendjes  krijuse.Pavaresisht
nga kjo personazhet secili ne rolin dhe boten e vet bejne te mundur ne
komletimin e  nje strukture  simpatike 
e plot ornamente etiko-artistike te romanit.
Andrea
eshte personazhi  me  I perkedhelur dhe me  I pervojtur 
I autorit .Ai   lind rritet
,studion ,dashuron ,jeton dhe vdes  ne
nje toke libri me  435   faqe .Brenda librit shpaloset  gjithe jeta 
e tij   ose ndryshe
,kryesisht   permes tij  autori shpalos   gjithe 
boten shpirterore te librit.
…
 Autori beson se fjalet jane  plot tinguj dhe ngjyra,ngrohin
shpirtin,percjellin dije dhe padituri “Yjet per te kendojne ,lulet
lotojne,pikturat  flasin,lumi  ligjeron,shpirti qan,vajzat dallgezohen,koha
fluturon guret e sokakut pershendesin,Shtepia 
frymon kujtime,etj,etj” .Ai  
kujdeset  qe ato te  sjellin 
efekte  vizuale dhe
muzikore,te   percjellin dije  e emocione mbreselense .Stili gjuhesor
dhe  kompozimi i  tyre 
me plot varacione  ben te
mundur  harmonine  e  
ritmit dhe ngjyrimeve   gjate  ligjerimit. Rreshtat me  fjale , shprehje dhe fjali   te radhitura bukur   jane shkallare komunikimi qe te japin
mundesi te zbresesh deri ne thellesi  te
mendimt  dhe te  ngjitesh ne 
lartesi te imagjinates.
Stilin
e rrjedhshem ,elokuent e meditativ   te
librit e ben  me atraktiv  dhe 
gershetimi   me elemente te
figurshem te  poezise lirike dhe  esese 
filozofike .
Te
notosh ne thellesite  e rreshtave te
ketij  libri  duhet te jesh nje lexues  amfib i mencur . Te duhet te mbash  gjate frymen qe te kapesh se fundmi koralet e
mendimit.Avujt  qe buisin  nga terminalet  e figurave 
letrare  shpesh   te dehin vetedijen,te zhvillojne
imagjinaten   deri ne krijimin e  nje botete brendshme  transi plot sensacione.
Gjithshka  ne liber zhvillohet ne  sinteze 
e antiteze te jetes dhe vdekjes, botes se re dhe botes  se vjeter. Faqet e tjera  te  
ketij libri-simbioze   vazhdojne
te shtohen dhe   te shkruhen  dhe sot  
ne jeten tone te perditshme.
Kjo
eshte dhe nje arsye tjeter  se “ Perse
duhet ta lexoni kete liber!?”
FATMIR CECI
Drenove-Korce









