Kulturë
Resmi Osmani: Letër urimi për ditëlindje mikut tim Prof. Ahmet Osja
E shtune, 22.06.2019, 10:44 AM
LETËR
URIMI PËR DITLINDJE MIKUT TIM Prof. AHMET OSJA
Më
23 qershor, Prof.dr. Ahmet Osja ka
80
vjetorin e lindjes.
I
dashur miku im Ahmet,
Gëzuar
e për shumë vjet tetëdhjet vjetorin e lindjes!
E
kam si sot në sy, atë ditë shtatori të vitit të largët 1976, në hollin e kafes
të hotel “Rozafës”, kur u takuam dhe u njohëm. Ishim të rinj, kishim plot gjëra
të përbashkëta. Që nga ajo ditë, sido që rrodhën ngjarjet dhe kohërat, ne mbetëm miq. Dhe vitet
ikin,miqësia mbetet. Miqësi qe nuk zbehet ngaqë është e lidhur jo nga interesa,
por nga ndjenjat humane, dëshira, mirësia, dashuria për vendin dhe njerëzit.
Tetëdhjet
vjet! “Sa shumë “, do të thotë një i ri,” Sa pak” një bashkëmoshatar. Ja që e
tillë është jëta: kur festojnë ditlindjen të vegjlit, gëzojnë dhe mezi presin
që të rriten, të rinjtë nguten të burrërohen, vashat të bëhen nuse, burrat i
trishton mendimi i fshehtë se po plaken, kurse të moshuarit, me shpirtin plot e
falnderime krijuesit, që u ka falur jetë të gjatë e pleqëri të bardhë.
Ditlindja,
si përkujtim i ditës kur ne erdhëm në jetë, është një rast, ku secili kthen
kujtesën në thellësi të viteve të shkuar dhe i bën një kqyrje jetës së mbetur
pas. Pyetja, si e kam jetuar atë, a kam qënë i dobishëm, a kam qënë i lumtur,
si u jetuan këto vite? Me se u mbushën,
çfarë lam pas, çfarë mbeti prej tyre?
Përgjigja
është një ekuacion i vështirë e i ndërlikuar për ti dhënë zgjidhje. Në njerën
anë të barazimit vendosen rastet edobishme e të lumtura, në tjetrën të
vështirat e të palumturat. Në çdo njerën ka kulme, por edhe vija horizontale.
Në këtë algjebër të jetës, kur pluset mbizotërojnë mbi minuset, e mira mbi të
keqen, gëzimi mbi dëshpërimin,kur ne kemi vënë një tullë në ngrehinën e shoqërisë
dhe kemi mbjellë ca rrënjë pemë në kopshtin e jetës, bindemi se jeta jonë ka
qenë e dobishme dhe e jetuar me nder.Dhe e tillë është Jeta jote, miku im, një
jetë me “J” të madhe.
Kam
admiruar në Ty aftësinë për akumulimin me themel të diturisë shkencore,
përthithjen e mençurisë, urtësisë dhe filozofisë popullore të odave të burrave
të malësisë, që përbëjnë ashtin e personalitetit tënd enciklopedik dhe
shndërrohen në vullnet dhe shprehi zbatimi në jetë, në të mirë të vendit dhe
njerëzve. Çdo bisedë me Ty, më ka mbetur në kujtesë,jo vetëm për bukurinë e
fjalës, por edhe mënçurinë, për përmbajtjen filozofike prej dijetari,
largpamësinë, kapërcimin dhe zgjidhjen e vështirësive, me një besim të fortë te
vullnetet dhe mirësia e njerëzve. Pas çdo bisede, jam menduar gjatë , gjithmonë
kam mësuar një gjë të re dhe të kam dhënë të drejtë. Kam admiruar dhe kam
mësuar, nga qëndresa dhe durimi sesi ke
përballuar prapësitë e jetës, që nuk të kanë munguar.
Jemi
me fat që je koleg, shok dhe miku ynë. Ahmet i dashur, ti nuk je vetëm i
familjes sate, i komunitetit shkodran, por i gjithë Shqipërisë, që e ke dashur,
shkelur dhe ke lënë gjurmët e tua dhe emrin nga Konispoli në Vermosh, në fushat
dhe arat e blerta, në takimet me njerëzit e punës ke marrë dhe ke dhënë përvojën
e vyer. Ke qenë dhe je frymëzim dhe
nxitje për mirë e kolegëve të rinj, që sapo nisin udhën e jetës dhe
mbështetje për të renë dhe të përparuarën.
Për
Ty, mund të flitet shumë e të shkruhet shumë,por kaq sa thashë, vërtet pak, por
janë fjalë zemre për një shok e mik që s’ka të dytë. Emri yt përmendet me
nderim dhe gjithkush që të njeh, në këtë tetëdhjet vjetor, dhe unë bashkë me
‘ta, të urojmë: “Jetë të gjatë, shëndet dhe gjithë të mirat, bashkë me të
dashurit e tu”.
Miqësisht,
Resmi Osmani
Tiranë,21
.06.2019