Kulturë
Murat Gashi: Bota poetike e Nexhat Elshanit
E diele, 23.06.2019, 08:59 AM
BOTA
POETIKE, SHPIRTËRORE E NEXHAT ELSHANIT
KALAJA
E VOCKËL NUK DUHET VDEKUR
Shkruan
Murat GASHI
Libri
poetik “ Engjëjve të Mi “ i poetit Nexhat Elshani, eksploron në letërsainë
shqipe, si një kërkesë e subjektik lirik duke mbushur frymë dashurie ndaj
shoqërisë, ndaj vetes dhe ndaj atedheut, dhe një brengë poetike këtij subjekti
lirik. Që nga titulli i librit me poezi Engjëjt e mi, i autorit Nexhat Elshani,
hap një horizontë të gjërë mendimesh, ku mund të gjesh përgjigje sa të "
thjeshta " aq mordene dhe përfundimtare. Bota e tij poetike, që njëherësh
e preokupojnë subjektin mbrenda në shpirt, është një botë poetike shumë e
larmishme, komplekse dhe na bënë të pamundur që ta kuptojmë një gjë të tillë,
me një lexim të parë. Por, nuk është e vështirë për të formësuar çështjen e botës
shpirtërore të tij poetik, dhe për të identifikuar shpirtin më të prekshëm, të
shprehur përmes vargjeve të lira artistike, Ky libër ka një strukturë të
ndërtimit në poezi, duke mos u ndan në cikle… Vargjet e tij Vargjet poetike të
Nexhat Elshanit, nisin të vetojnë si një rryfe , pas okupimit të Kosovës, dhe
që janë në fuqin e dhimbjes, në secilën kohë, dje, sot dhe nesër. Frymojnë në
mënyrë estetike idenë e subjektit dhe e mbush me ngjyrime stilistike vargjet
poetike. Nëpërmjet leximit, dhe nëpër mjet një analize tërësore dhe të mprehtë
të situatës së luftës në Kosovë, aktuale dhe se ardhmes Nexhat Elshani
ekzaminon mënyrën me anë të së cilës poeti, pavarësisht prej fuqizimit poetik,
vazhdojnë të përcaktojnë në një masë të madhe artistike termat e diskurseve
poetike. Nëpërmjet një game të gjërë figurash apo metaforash, ai, duke filluar
nga dashuria, nga njarjet e ndyra të luftës që i bënë okupuesi sërb, ai na
tregon në detaje se si retorika poetike për lirin e shpirtit dhe të drejtën e
njeriut shumë shpesh dhe menjëherë ndryshon nga veprimet e tyre. Ai përmes
poezisë rrëmon thellë duke na shpaluar përpara syve një pamje befasuese dhe me
nuanca të veprave të fuqisë në hapësirën, në tokën tonë poetike, që sa vjen e
po bëhen më të fuqishme te lexuesit më shpirtëror.
Libri
me poezi poetik “ Engjëjt të Mi “, na afron një pavarësi të lartë të poetëve që
nuk dallon nga poetet të tjerë poetik modern. veq se me një stil tjetër
shpirtëror. Poezit e Nexhat Elsahnit janë poezi okazonale ( të rastit ), kur në
poezit e tij përjetohet çasti që i ndodh apo preket shpirtërisht në realitet në
shoqëri, qoft dhe me ndonjë njeri apo individ. Ky libër shpalos çështjet
thelbësore të kohës sonë, të shkuar dhe të ardhmen, gjë të cilën shpresoj nga
autori të vazhdoj, që të na sjell vargje poetike edhe më të avancvuar
artistikisht.
Poezia
Përpëlitje në muzg poeti në jetën e tij kudo që të jet paraqet artin poetik që
ëndërron atë që i mungon dhe në secilën ditë ngërthen në vete, pret të ket pran
vetes lirin shpërtërore. Këtë e shpreh përmes vargjeve artistike me figura
stilistike që për të kuptuar nuk të lodh të lexosh edhe disa herë. Kjo poezi e
Nexhatit , reflektonë gjithë altruizmin dhe shpirtin e tij artistik. Me
poezi “ Engjëjve të Mi “, identifikohet
autori Nexhat Elshani në krijimtari përmes preokupimit qytetar për të ardhmen e
jetës. dhe atdhetar për çështjen kombëtare.
Permes poezisë si Dridhërimë,
rivendos shpirtin e dashurisë, mallit, edhe kohën e së djeshmes dhe të sotmes
pas çlirimit të Kosovës nga okupataori Sërb.
Sa
mote
Më
mbyt malli për engjëjt e mi
I
shoh
S’i
prek dot
I
përkëdhel e nuk ndjej asgjë
Sytë
padashje
Më
mbushen lotë
……..
Në
poezin e Nexhat Elshanit gjejmë vetveten, ëndërrat e munguara, dëshirën për t’u
çmall së bashku me Engjëjt. Vëllimi poetik, e vendos autroin në një skem të ri
poezinë, poezi për të cilin kemi nevojë në poezinë e sotme. Ky art letrar
poetik nuk përfundon me kaq …Në poezit e Nexhat Elshanit, përjetohet edhe në
kahje tjetër, pa presion , duke qenë larg asaj që të pushtoj dikent tjetër. Vargjet
poetike në vijim sjellin një pasqyrë tjetër të të lexuarit dhe të kuptuarit.
Pastaj poezia Kalaja është mur i pashembur.
Kalaja
Me
energjine e fundit
Sulmova
kalane
Shtiza
e ndryshkur
Me
helm te zi
Sulmonte
bedenet
Mua
Plaga
me djegte ne gji
Kalaja
e vickel
Sulmit
te rralle
Sulmit
ne pabesi
Stoikisht
i bente balle
PS
La
Fonteni
Ma
terhoqi verejtjen
Kalaja
e vickel
Nuk
duhet vdekur
Eshte
ende e paprekur.
Vargjet
e shkruara këtu, shtyn lexuesin drejt një gjendje tjetër të subjektit, të të
menduarit, duke e njohtuar se poeti është i pafuqishëm përpara Kalasë sado që
të jetë i vogël. Kjo poezi të kujton se
poeti kërkon nga vetja që ti ndihmoj kalasë së vogël, shprehur, të
përshkruar me figure artistike, që
lexuesi e ka të vështirë ta kuptoj me leximin e parë. Por kalaja e vogël ia
tërhoqi vërejtjen pa e kuptuar qëllimin e poetit. Dhe kështu poeti me figurën
artistike, apo metaforë dorëzohet, duke e kuptuar shumë mirë të vocklën kala, e
cila është e paprekur, nuk vdes nga veprimi që poeti donte ti ndihmonte gjatë
tatëpjetëzës për në kala. Nexhat
Elshani, në mbrendin e botës së tij njerëzore, ndjenjësisht, në poezin Dridhërime