Kulturë
Kristaq Turtulli: Mendime për romanin 'Dy Botë' të shkrimtarit Elvi Sidheri
E merkure, 03.07.2019, 08:10 PM
Mendime për romanin: DY BOTË’ të shkrimtarit Elvi Sidheri
Nga
Kristaq Turtulli
Ishte
me të vërtet një befasi e këndshme dërgesa e librit. Mora kompjuterin me vete
ngaqë e kisha në PDF dhe vazhdova ta lexoj e kur shkova në Ottavë, në pritje të
ambasadës, për të marrë titullin e akorduar. Në kthim e përfundova me plot
dëshirë e mbresa romanin e porsa botuar
në Prishtinë, Kosovë, të mikut tim, krijuesit të talentuar Elvi Sidheri: ‘
DY BOTË’.
Autori
është relativisht i ri në moshë dhe është sprova e dytë për të, por me guxim,
ambicie letrare dhe dinjitet ka realizuar me sukses një roman bashkëkohor dhe,
vjen përpara lexuesit me një bagazh të
shëndoshë njohurie në fushën e përkthimit të autorëve të shquar bashkëkohorë.
Por me shkathtësinë, larminë dhe sigurinë e lavdërueshme që i nevojitet aq
shumë një krijuesi në terrenin e vështirë të krijimit të një romani që të lë
mbresa. Por që nuk i qëndron rob ndikimit të autorëve të mëdhenj që shpesh
është e natyrshme. Elvi me talent hap shtegun e tij të individualitetit
krijues.
Qysh
në faqet e para të librit dallohet për rrjedhshmërinë e një pene të sprovuar
dhe plot besim, na jep çelësin në dorë të çelim librin dhe të ndjekim me kujdes
fatin e heroinës, Livias, karakter i vajzës qytetare, në vorbullën e krizës
familjare, të krizës politike e ekonomike dhe, luftës e përpjekjeve të vajzës,
gruas shqiptare për dinjitet e progres, skalitur me mjeshtëri nga Elvi Sidheri.
Livia,
vajzë e hijshme, e sinqertë, e mençur, me ambicie të mirë dhe njohëse e mirë e
disa gjuhëve të huaja. Një portet i vajzës shqiptare i shekullit njëzet e një,
që lufton me vendosmëri, përplaset në situata tejet të vështira, triumfon me
dinjitet. Autori ka një pikësynim, i qëndron besnik ngjarjes në të cilën na
tregon dhe heroinës. E shoqëron deri në fund dhe, kur mbyll faqet e fundit të
librit, kjo vajzë me vlera të spikatura dhe personalitet, që lartësohet faqe
pas faqe dhe kapitull mbas kapitull, të ngelet në mendje.
Livia
në një farë mënyre është një Hirushe e kohës moderne, si shumë vajza të
pafajshme për shkak varfërisë krizës familjare dhe politike, peshkaqenët e
parasë, maniakët seksualë gjejnë në to fushë veprimi për gjah të freskët, të pa
mbrojtur, për ti shpërdoruar dhe më vonë flakur në rrugë si të pa vlera. Por
Livia heroina kryesore e romanit nuk u tregua një pulë qore, dhe në momentet më
të vështira, ngujuar brenda katër mureve, me një plakë maniake mbi krye, mundi
të dalë nga situatat e vështira. Këtu qëndron vlera, në shtjellën e ngjarjeve
të cilën autori e ndjek me besnikëri heroinën dhe e çon deri zgjidhje. Elvi
Sidheri është zhbirues i hollë i ngjarjeve dhe skalitës i kujdesshëm i
karaktereve, cilat i shtojnë vlerën librit. Si Filipi, i ati, një njeri i
pafytyrë, paskrupullt, njerka Albana dhe e bija e saj Aurela. E ëma e Livias që
nuk jetonte, Matilda, shoqja Stela dhe, Joze dhe Christian, të cilët do luajnë një rol të
rëndësishëm në jetën e vajzës së re.
Elvis
Sidheri është njohës i mirë i truallit ku shkel, jo më kot e ka titulluar
librin :DY BOTË, sepse na jep me vërtetësi dy botë, të cilat janë sa pranë po
aq dhe sa larg nga njëra tjetra. Autori ka informacion të bollshëm për vendet
ku çon e heroinën. Për efekt të ngjarjes dhe qëllimit të tij përgjatë
shtjellimit të ngjarjes paraqet përpara lexuesit një larmi kulturash,
mendësish, dashurish, qëndrimesh ndaj jetës, të cilat na jepen nëpërmjet
ndërthurjeve së disa dashurive paralele, të ngjizura brendapërbrenda një
ndjenje të vetme, duke përçuar përmes jetës, botëkuptimit, mëdyshjeve dhe
përvojave të një vajze bashkëkohore shqiptare e shekullit XXI,
Në
këtë roman, shtjellohen me kujdes dhe mençuri nuancat e një historie dashurie
dhe realizimi vetjak përkundër rrethanave dhe gjasave. Autori qysh në faqet e
para të librit na paraqet Tiranën në pranverën e nxehtë të vitit 1999, fare
pranë fundit të shekullit të njëzetë. Ndërkohë si të gjithë kryeqytetasit
ndjehej fare pranë ditët e përgjakura të Luftës së Kosovës edhe heroina jonë
duke qenë pranë tyre e përjeton realisht gjendjen e vështirë të popullit martir
kosovar që braktisi trojet e të parëve nën presionin e terrorit serb.
Hapi
i parë e lëvizjes, ikjes prej vendlindjes ishte për vajzën e re një provë me
surpriza të pakëndshme, që do ti shkaktonin shqetësime dhe brenga, por duke
qenë e rritur në vështirësi dhe, karakter që brenda kishte vlagë, formohej në
stuhi, nga dita në ditë, për të mos u dorëzuar, mundi të shmangej llumit dhe
shpërdorimit të cilën e hodhën pa mëshirë për një grusht të holla. Kjo u ka
ndodhur dhe u ndodh aq shumë femrave fatkeqe kur u gjendën në udhëkryq. Por
autor i ka vënë tjetër mision heroinës së tij dhe, të mos e paraqesë
shtjellimin e ngjarjes në bardh e zi, por ka një fill të tijin që e tjerr
ngjarjen.
Autori
me zgjuarsi dhe plot kolor na hapën një sipar të njohim më mirë arbëreshët, në marrëdhënie me botën e tyre,
të cilët u shpërngulën nga mëmëdheu qindra vjet më parë. Por ata përsëri e kanë
në shpirt vlagën e pashuar të mirësisë dhe ngrohtësisë së mëmëdheut të largët.
Kushtet që u ndodh Livia të hyjë në gjirin e ngrohtë të arbëreshëve dhe u bë pjesë e rëndësishme në
këtë roman, të trajtuar mirëfilli si personazhe ndërveprues. Dhe nëpërmjet
kësaj ne njihemi me jetën, trashëgiminë unike kombëtare dhe kulturore, si dhe
përpjekjet e tyre për të ruajtur gjuhën e bukur shqipe dhe identitetin e tyre,
në Itali, Brazil dhe gjetkë.
Në
libër dalin në pah dhe dy elemente interesante; Ashtu si arbëreshët që kanë
mbijetuar në shekuj, asimilimit duke ruajtur vlerat më të qenësishme edhe
personazhi kryesor i këtij romani, Livia, përpiqet t’ i mbetet besnike
vetvetes, duke ditur të përzgjedhë me
mençuri më të mirën dhe të përshtatshme për të dhe natyrën e saj.
Shtysat
e papërballueshme të dashurisë dhe dëshira e paepur për të gjetur vetveten mes
dy botëve, janë pikërisht thelbi i rrugëtimit të gjatë dhe emocionues të
personazhit kryesor të këtij romani, ku këto dy botë metaforike, por edhe
reale, ngërthejnë domethënien e dyzimit dashuror e jetësor që mbizotëron në
tërë jetëgjatësinë e këtij romani.
Fill
përçues i romanit “Dy botë” është padyshim dashuria për jetën, për njeriun, për
traditat për mbijetesën. Dashuria për dashurinë e shtjelluar përtej botëkuptimit
të ngurtë, e jetuar nga personazhet e përfshirë në të, fare natyrshëm, pa
paragjykime, me ndërgjegje të pastër e një pasion të fuqishëm, që nxit të
tejkalohen pengesat dhe, të njohim realitete të reja
“Dy
botë” është një roman ku jo vetëm personazhi kryesor, një vajzë e çiltër,
pasionante dhe lozonjare tiranase, por me personalitet të spikatur, që bën ta
adhurosh deri në fund, bëhet pjesë përbërëse e botës së madhe, me
origjinalitetin e saj shqiptar. Autori kërkon ti thotë gjithkujt: Ky ka qenë
është dhe duhet të jete imazhi i shqiptarit në botë.
Ku
qëndron vlera e këtij libri, edhe pse heroina u gjend në momente të vështira,
përsëri ndjehej rrezatimi i dritës së buronte nëpërmjet kënd shikimit
optimizmit të fshehur të autorit. Ky optimizëm rrjedh e gurgullon si ujëra e
nëndheshme të burimit, ndryshe nga tonet e errëta që të lexojmë nëpër libra
vitet e fundit. Pra lajtmotivi është, kur njeriu beson te vetja nuk ka gjë së
nuk realizohet.
I
uroj suksese të mëtejshme autorit të talentuar Elvi Sidheri.