Kulturë » Kozeta
Kozeta Zylo: Shoqata Shqiptaro Amerikane “Skënderbej” Inc. nderoi me madhështi Pavarësinë e Amerikës
E hene, 01.07.2019, 09:50 PM
Shoqata Shqiptaro Amerikane “Skënderbej” Inc. nderoi me madhështi Pavarësinë e Amerikës, Atdheun tonë të dytë
Unë
do të kem vetëm një zë në Konferencën e Paqes në Paris, dhe këtë zë do ta
përdor për të drejtat e Shqipërisë”. Woodrow Wilson, 1917
Nga
Keze Kozeta Zylo
Me këtë thënie proverbiale
të Presidentit Willson të konkretizuar me vepër nuk ka shqiptar që nuk frymëzohet
dhe nderon aktin gati hyjnor të këtij presidenti amerikan për Kombin tonë. Si qytetar shqiptaro amerikan nderojmë dhe përkujtojmëçdo
vit, me katër korrik Pavarësinë e Amerikës.
Është dashuria dhe respekti i madh që kryesia e Shoqatës Shqiptaro Amerikane
“Skënderbej” Inc.e krijuar që më dhjetor, 2017 tëme kryetar z.Bashikm Shehu ish
zv/minister i mbrojtjes dhe z.Mark Qehaja ish
ushtarak në forcat e Natos organizuan aktivitetin në mjediset e restorant “Riccardo”
në Astoria, Queens.
Që në hyrje të restorantit të
mirëprisnin dy zonja aktiviste të bukura dhe plot elegancë znj.Arta Xhaferri
anëtare e kryesisë dhe znj.Jeta Haxhiaj. Salla ishte e mbushur plot e përplot dhe
ndrinte nga dekorimet e posaçme për këtë festë nga me të rëndësishmet për
popullin amerikan, festë që ka 243 vjet që përkujtohet nëçdo shtëpi
amerikane. Ishin mjaft familje
ushtarake, anëtare të shoqatës dhe simpatizantë të saj që kishin ardhur për të
festuar dhe gëzuar së bashku si motra e vëllezër ngasena lidh gjaku
shqiptar. Në këtë festë nderoi me pjesëmarrjen
e tij ligjvënësi amerikan nje politikan i karierës në Westchester County
z.David Tubiolo.
Programi në nderim të 243 vjetorit të Pavarësisë së Amerikës
Aktiviteti u hap me hymnet Kombëtare të
Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Shqipërisë, ku të gjithë pjesëmarrësit
u çuan në këmbë për t’i shoqëruar tëdy hymnet.
Z.Bashkim Shehu Kryetar i Shoqatës
Shqiptaro Amerikane “Skënderbej” mbajti fjalën e hapjes së aktivitetit. Z.Shehu përshëndeti të gjithë pjesëmarrësit
dhe iu uroi atyre ta gëzojmëfestën e Pavarësisë së Amerikës. Ne jemi krenar si shoqatë “Skënderbej” që së
bashku të festojmë dhe të nderojmë 243 vjetorin e Pavarësisë së Amerikës,
vendit më demokratik në botë, vendit që hapi krahët dhe i ndenji në momentet më
të vështira Kombit tonë. Ai falënderoi
gjithë kryesinë për këtë organizim të shkëlqyer, organizime që tashmë janë bërë
traditë e bukur për gjithë shoqatën tonë.
Amerika, Atdheu i dytë i shqiptarëve dhe Pavarësia e saj
Autorja e këtyre radhëve mbajti fjalën
kryesore dhe midis të tjerash tha: “shtënder dhe kënaqësi për mua që kryesia e
shoqatës me kryetar z.Bashkim Shehu më caktuan për të mbajtur fjalën kryesore
rreth Pavarësisë së Amerikës. Si një
qytetare amerikane me të drejta të plota nga Kushtetuta amerikane së bashku me
ju kemi se me seç të krenohemi dhe të flasim për Amerikën e cila për të gjithë
bashkëkombasit e mi këtu në Amerikëështë bërë Atdheu i dytë. Ju e dini mirë se ç’do të thote t’i thuash një
kombi Atdheu i dytë, është njësoj në se shumëkush prej nesh e ka provuar për të
quajtur dikë si prind të dytë që do të thotë për respektin, ngrohtësinë dhe
ndihmën që të ka dhënë prindi i dytë në rast nevoje dhe dashurie. Këtë unë, ju dhe gjithë bashkatdhetarët e mi
duke filluar që nga i pari që ka shkelur tokën e bekuar amerikane tëdokumentuar
qëështë Kolë Kristofori i cili zbarkoi në Boston në fillim të viteve 1880-të dhe
mbahet mend si pioner i grupit etnik shqiptar në SHBA e kanë ndjerënë palcë tëshpirtit
ndihmën e madhe që ka dhënë Amerika në pikat më nevralgjike që ka kaluar Kombi
ynë.
Kombi amerikan u themelua nga
trembëdhjetë kolonitë e Britanisë së Madhe, ndodhur përgjatë bregdetit
Atlantik. Më 4 korrik 1776, ato nënshkruan Deklaratën e Pavarësisë, që shpalli
Pavarësinë e tyre nga Britania e Madhe dhe formimin e një bashkimi te gjitha
kolonive.
Shtetet kryengritëse mposhtën Britaninë
e Madhe në Luftën Revolucionare Amerikane, luftën e parë të suksesshme të
kolonive për Pavarësi. Kuvendi i Filadelfias përpiloi Kushtetutën e tashme të
Shteteve të Bashkuara, më 17 shtator 1787; miratimi i saj në vitet vijuese i
bëri shtetet pjesë të një republike të vetme me qeveri të fuqishme qendrore.
Karta e të Drejtave, e përbërë nga 10 amendamentet e para kushtetuese si
garanci e të drejtave dhe lirive themelore qytetare, u ratifikua më 1791.
Amerika ështe nje komb që e
identifikojmë me Flamurin me të gjitha të drejtat tona.
Arsyet pse qëndron flamuri amerikan aq
lart eshte sepse eshtë krijuar nga përvojat e një populli të madh. Gjithçka për të cilën qëndron Flamuri është
shkruar nga jeta e tyre. Flamuri është
mishërimi, jo sentimenti, Flamuri është historia, do te thoshte Presidenti
amerikan Woodrow Wilson, miku i madh i shqiptarëve.
Më 1945, Shtetet e Bashkuara dolën nga
Lufta e Dytë Botërore si vendi i parë me armë bërthamore, anëtar i përhershëm i
Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, si dhe themeluese e NATO-s.
Fundi i Luftës së Ftohtë dhe shpërbërja e Bashkimit Sovjetik e la SHBA-në si
superfuqinë e vetme. Afro 50% të shpenzimeve ushtarake të rruzullit bëhen nga
Shtetet e Bashkuara, që vazhdojnë të jenë forcë drejtuese ekonomike, politike
dhe kulturore në botë.
Shtetet e Bashkuara janë federata më e
vjetër e botës. Janë Republikë Kushtetuese, ku “sundimi i shumicës zbutet nga
të drejtat e pakicës, mbrojtur prej ligjit.”
Presidenti i pare i Amerikes është
Xhorxh Washington dhe nderohet me një ditë pushimi nga Amerikanët për ditëlindjen
e Tij. Amerika luftoi për Lirinë e fjalës,
liri që e ka me nenin e kushetutës dhe dënohet me ligj kushdo që ndalon fjalën
e lirë, sepse Liria e fjalës është siç thotë Washingtoni si: “Nëse liria e
fjalës rrembehet dhe hidhet ne plehra, atëherë heshtja mund të udhëheq, dhe te çon
si qengji drejt therrjes tek kasapi.
Të nderuar pjesëmarrës,
Sot ne festojmë 4 korrikun, ditën e Pavarësisë së Amerikes
sonë Atdheut të dytë. Me te drejte ju si kryesi vendoset të bënit këtë
aktivitet kulturor dhe që duket është tejet i veçantë për
nga lloji dhe rëndësia që ka. Të nderuar
ushtarake dhe bashkëkombas: Ju dini të vlerësoni dhe tëçmoni vlerat sepse kush më shumë se ju e ndjen në shpirt
gjakun e popullit të vet qëështë populli më proamerikan në botë, sepse ne
gjithmonëi shprehim mirënjohjen e pakufishme për çfare i ka dhuruar Kombit tonë
filluar me Willson ku mbështeti me plot dashuri kërkesat e Vatrës se drejtuar
nga Fan Noli kryetar dhe themelues i saj.
Kur Atdheu thërriste bijtëe vet emigrantët shisnin deri xhaketën e
trupit dhe dërgonin dollarët për të mbajtur në këmbë shtetin shqiptar ku është
perjetësuar me vargjet lapidar te Nolit si: “Mbahu nëno, mos ki frikë/Se ke
djemtë në Amerikë!”
Ne kurrë s’duhet ta harrojmë historinë,
por duhet ta mbajmë të gjallë ne kujtesën tonë dhe të brezave atëçfarë bëri
Willson në Konferencën e Paqes në Paris 1919, i cili dënoi ashpër planet gjëmëzeza
të fuqive të mëdha dhe mbojti me forcë popujt e vegjël.
Më 4 korrik 1917, Presidenti Uilson i
shkruajti burrit të shquar shqiptar Fan S. Nolit si : “Unë do të kem vetëm një
zë në Konferencën e Paqes në Paris, dhe këtë zë do ta përdor për të drejtat e
Shqipërisë”. Kjo formulë shpëtimtare karakterizoi qëndrimin e tij ndaj çështjes
shqiptare.
Diaspora shqiptaro amerikane e udhëhequr
nga Vatra organizata më e vjeter shqiptare
ka nje rol kyç në Pavarësinë e
Shqipërisë nga Konica, Noli dhe burra të tjerë të shquar dhe kjo falë lidhjeve
që kishin me presidentin Willson i cili mbështeste parimin e vetëvendosjes.
Emocionuese dhe shume domethënëse është
dhe letra e nëntë studentëve të Vjenës drejtuar presidentit Willson, më 15
dhjetor të vitit 1918, pra 101 vjet më parë.
Letrat janë 4 faqe në shqip dhe në anglisht, studentët i luteshin
Wilsonit që përpara mbajtjes së Konferencës së Paqes në Paris të ndihmonin Shqipërinë
e cila e kishte humbur Pavarësinë.
Studentët që nenshkruan letrën dhe qe
t’i kushtonte vetëm 15 minuta nga koha e çmuar, ishin: Remzi Baçe, Jani Basho,
H. Hifzi, Nush Bushati, Xhevat Korça, Luigj Kakarriqi, Gjovalin Gjadri, Raku
Buda dhe Fuad Asllani.
Një nga paragrafet më të fuqishme të
letrës së studentëve dërguar Wilsonit ishte kur ata i drejtoheshin Presidentit
te Amerikes me fjalët: “Zotëri! Ju lutemi në emër të djelmërisë shqiptare e të
kombit shqiptar, ta merrni këtë komb fatkeq nën mbrojtjen Tuaj”.
Amerika gjithmonë ka qenë në krah të
shqiptarëve, përkrahje që kulmoi nëpërmjet Zërit tëAmerikës qëfrymëzoi shqiptarët
dhe rrëzoi, përmbysi diktatorin dhe diktaturën që izoloi për dekada një popull
të tërë.
Kurrëpopulli shqiptar nuk mund ta
harroje Pavarësisë e Kosovës, më 17
shkurt 2008, me perkrahjen e jashtëzakonshme të Amerikës. Këtë e dimë shumë mirë
ne qëi përjetuam demonstratat, ecejaket në Kongresin Amerikan, lidhjet me
senatorët, sensibiizimin në kolegje ku kishte studentë shqiptarë, krijimin e Batatlionit
‘Atlantiku” që sot është“Nderi i Kombit”, apo fondacionin “Vendlindja thërret”
që themeluesin z.Shefki Mexhuani ish drejtor ekzekutiv i Fondit “Vendlindja
thërret” për Amerikën dhe Kanadan, njëkohësisht dhe njeri ndër themeluesit dhe
organizatorët kryesor të Batalionit “Atlantiku” e kemi pasur pjesëmarrës në
aktivitete.
Amerika me politikën e saj parimore po
ndihmon shumë në proceset demokratike si duke e anëtarësuar shqiperinë në Nato,
më 1 prill 2009 si dhe në të gjitha organizmat Euroatlantike çka e radhisin
Shqipërinë e vogël midis vendeve më demokratike dhe më properëndimore.
Amerika për të gjithë shqiptarët është
kthyer Atdheu i dytëi tyre, ngase e ka ndjerë në palcë të shpirtit ndihmën dhe
përkrahjen e jashtëzakonshme në botë, në kancelaritë perëndimore, e ka ndjerëmikpritjen
e saj si dhe progresin që kanë bërëdy shtetet shqiptare në Europë si Shqipëria
dhe Kosova.
Shqiptarët sot janë më të ndjerë se
kurrë në botë, emri i tyre po lakohet për mirë, emra shqiptarëh të famshëm nëart,
kulturë, shkencë, politikë po trondisin mediat botërore, çka tregon për një
ardhmëri më të mirë dhe për një mbështetje të jashtëzakonshme nga Shtëpia e
Bardhë, Kongresi Amerikan dhe populli amerikan.
Prandaj me krenarinë e ligjshme si shqiptaro amerikanë e festojmë me
madhështi dhe mirënjohje Pavarësinë e Amerikës, Atdheun e dytë tëshqiptarëve,
status që e ka fituar me punë dhe me veprat e saja konkrete!
Ligjvënësi amerikan z.David Tubiolo nderoi me mirënjohje
shoqatën “Skënderbej”, z.Mark Gjonaj, TV dhe Shkollën Shqipe “Alba Life si dhe shoqatën
“Devolli”
Në këtë aktivitet festiv nderoi me pjesëmarrjen
e tij Ligjvënësi i Westchester County Z.David Tubiolo, me një karierë të shkëlqyer
në politikën amerikane.
Zgjedhja e David Tubiolo në Këshillin e
Legjislatorëve të Qarkut të Westchesterit, gushtin e kaluar, e pozicionoi atë
si personin më të ri në historinë e trupit qeverisës prej 17 anëtarësh.
David_Tubiolo është Ligjvënës dhe është
pasardhës i gjeneratës së katërt Yonkers i cili po punon për ta bërë
komunitetin Westchester një vend më të mirë çdo ditë. Ai u zgjodh për herë të
parë në 2016-të gjatë një zgjedhje të jashtëzakonshme për të zëvendësuar
ligjvënësin legjendar të qarkut Bernice Spreckman, ku mori 65% të votave.
Shtëpia dhe zemra e Davidit është në
Westchester. Ai ka qene president i
Këshillit të Arteve Artistike (UPAC), aktualisht është nënkryetar i Klubit
Yonkers të Shkëmbimit, nënkryetar i Këshillit të Komunitetit dhe anëtar i
Bordit të Shoqatës Hyatt, Sons of Italy Calandra Lodge dhe keshilltar në Kishën
Shën Barnabas.
Ligjvenesi amerikan z.David Tubiolo u
mirëprit me duartrokitje dhe brohorrima nga pjesëmarrësit si USA, USA, çka përkonte
me 243 vjetorin e Pavarësisë së saj. Ndërkohë
grupi i valleve të veshur me kostumet kombëtare interpretuan valle të ndryshme
nga krahinat e Shqipërisë, valle qëu mirëprit me shumë emocion nga Amerikanët
dhe të pranishmit.
Z.David Tubiolo përshëndeti dhe falënderoi
të gjithë pjesëmarrësit që kishin ardhur dhe festonin së bashku duke nderuar
Pavarësinë e Amerikës. Ai vlerësoi shumë
lart komunitetin Shqiptaro Amerikan, lidhjet e forta dhe tëngushta që mbajnë me
Kongresin Amerikan dhe popullin.
Diaspora shqiptaro amerikane ka një kontribut të dukshëm në shumë fusha
dhe punon me shpirt duke zbatuar ligjet dhe demokracinë amerikane. Une ju falënderoj që më keni ftuar sot këtu
dhe të behem pjesë e këtij aktiviteti të rëndësishëm tëShoqatës Shqiptaro Amerikane
“Skënderbej”. Sot dua të nderoj Shoqatën
tuaj për një punë tëdevotshme qëpo bëni duke organizuar aktivitete shumë të rëndësishme
dhe duke i shërbyer komunitetit dhe Amerikës.
Z.Tubiolo vlerësoi gjithashtu me pllakë mirënjohjeje z.Mark Gjonaj, këshilltar
nëBashkinë e Nju Jorkut dhe ish Ansambleist i shtetit të Nju Jorkut. Shkollën Shqipe dhe TV “Alba Life” pllakë që
u mor nga mësuesit e Shkollës Shqipe si dhe shoqatën e mirënjohur “Devolli” qëu
mor nga z.Odise Salillari kryetar i shoqatës “Devolli” dhe z.Robert Metolli
n/kryetar i shoqatës.
Skena u pushtua përsëri nga nxënësit e
Shkollës Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit.
I pari që e hapi programin ishte nxënësi i talentuar Arelt Xhaferri i
cili interpretoi poezinë:
“Në Pavarësinë e Amerikës”
Gloria Puli me një shqipe tëëmbël
interpretoi poezinë “Atdheu” nga Asdreni. Kelvin Rustani këndoi me plot përkushtim:
“Ty Flamur të duam shumë” dhe Çamëria.
Enzo Rustani: “Kuq e Zi”. Grupi i
Devollit doli në skenë me “Vallja e Devollit” qëu interpretua nga nxënësit e
Shkollës Shqipe “Alba Life” si Oresti Salillari, Daniel Hoxha, Ermal Hoxha,
Rafael Gjona, Andri Gjona dhe Arelt Xhaferri përgatitur nën kujdesin e mësusese
Adelina Laçaj dhe asistentes Adelina Halimi Shehu.
NjëInterpretim brilant erdhi nga z.Lek Çelaj qe
interpretoi “I Dëbuemi” shkruar nga poeti Kombëtar Gjergj Fishta, çkaështë një
temë që nuk i ikën koha ngase hemoragjia e ikjes vazhdon deri në këto momente,
si: “Lamtumirë!-vendet e mija/ Që po zhduken dalë-kadalë/ Gjimon deti,ushton
duhija/ Lkundet barka valë mbi valë.
Një përshëndetje e veçantëdhe tejet vëllazërore
erdhi nga Shqipëria nga z.Gjovalin Progni i cili falënderoi kryesine dhe të
gjithë anëtarët për këtë organizim dhe në shenjë respekti e mirënjohjeje i
dhuroi z.Bashkim Shehu dhe z.Mark Qehaja portretin e Skënderbeut dhe Flamurin
Kombëtar.
Në këtë aktivitet përshëndetën
gjithashtu z.Lambro Guma si mëi moshuari 85 vjeç, Gjok Gojcaj, Gjok Lini, Arjan
Haxhi i cili interpretoi poezinë për kurbetin “Venë me këmbë e vijnë pa kokë” të
shkruar nga ati i tij poeti i mirënjohur Petrit Metushi.
Një surprizë e bukur erdhi për z.Imer
Laçaj anëtar i kryesisë dhe financier i shoqatës i cili kishte ditëlindjen,
festë jubilare surprizë që u mirëprit me plot emocion ngatë gjithëtë pranishmit
të cilët i uruan jetë të gjatë dhe vetëm suksese në këtë detyrë shoqërore që ka
marrë përsipër, detyrë që e kryen me plot përkushtim.
Kryesia dhe të gjithëanëtarët i dhanë
një falënderim krejtësisht të veçantëz.Mark Qehaja n/kryear i shoqatës për punën
me plot pasion, sacrificë dhe durim që po kryen për shoqatën.
Pjesëmarrësit u argëtuan nën tingujt e
DJ-it drejtuar mjeshtërisht nga z.Odise Salillari, argëtim komod dhe vëllazëror
si në Atdheun e dytë të tyre në Amerikë.
Aktiviteti u filmua nga TV “Alba Life”
me producent z.Qemal Zylo dhe bashkëpunëtor z.Klaudio Mucollari.
Autorja është
shkrimtare, publiciste, mësuese dhe themeluese e Shkollave Shqipe në New York
Referencat:
Wikipedia, Enciklopedia e lirë, Biografia
30 qershor, 2019
Astoria, Queens, New York