E premte, 08.11.2024, 10:28 AM (GMT)

Kulturë

Astrit Lulushi: William Shakespeare - Bota është skenë

E merkure, 03.07.2019, 06:21 PM


Bota është skenë

William Shakespeare

(shqipërim nga Astrit Lulushi)

Bota është skenë e madhe

Me të gjithë njerëzit aktorë

Për secilin ka hapësirë

Dhe role për të luajtur.

Shtatë moshat, quhet shfaqja;

Në fillim është foshnjëria

Me të qara e nevoja

Shpesh kot e pakuptim

Por këtë njeri s’e di.

Pastaj vjen fëmijëria

Me zhurmë e prapësira

Me fytyrën që ndrit

Nisesh ngadalë si kërmilli

Pa dëshirë për në shkollë.

Pastaj vjen dashuria,

Me psherëtima e balada

Për atë që do

Por s’ke guxim t’ia thuash.

Dhe vjen koha për ushtar

Betime të ndryshme merr

Nderin vë në ballë

S’lë njeri ta prekë

I shpejtë, gati për grindje

Mbi të tjere kërkon të dukesh

Pa marrë parasysh rrezikun

Edhe mbi top hidhesh.

Pastaj vjen drejtësia

Barku i madh të duhet

Një kapele e mirë në kokë

Një vështrim të rëndë

Dhe një mjekër formale.

Mosha e gjashtë ndërron;

Pantallonat të gjëra bëhen

Sepse ti ke rënë

Syzet të varen në hundë

Vë një çantën nën sqetull

Të dukesh i ri e i mbajtur

Në një botë që s’pyet ç’je.

Kur mbërrin në këtë fazë

E sheh se je pafuqi e i plakur

Dhe nisesh përsëri drejt fëmijërisë.

Skena e fundit që e mbyll këtë histori

Është fëmijëria e dytë dhe harresa

Pa dhëmbë, pa sy, pa shije

Pa të gjitha ke mbetur.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora