E shtune, 12.10.2024, 02:43 PM (GMT+1)

Kulturë

Albert Zholi: Vajza krenare

E merkure, 10.07.2019, 06:19 AM


Vajza krenare

Nga Albert Z. Zholi

Pronari, i lokalit, afër qendrës së Athinës, i ndërronte shpesh kamarieret. Zakonisht preferonte ruset, bullgaret dhe shqiptaret, të cilat i paguante sa për të thënë. Kur mbeteshin pa punë ato s’kishin ku të ankoheshin se ishin pa dokumenta. Pronari, mesoburrë, ishte dhe qejfli-femrash. Si zor t’i shpëtonte ndonjëra nga punëtoret pa e shtënë në dorë.

Elona erdhi në atë lokal  gjashtë muaj pasi kish lindur fëmijën e dytë. Aty ishin punësuar edhe dy shqiptare të tjera. Nga të pesta Elona binte në sy menjëherë, me atë trup të gjatë si selvi e me atë fytyrë si të bardhe e të lëmuar si bora. Veç bukurisë trupore ajo zotëronte edhe dy gjuhë të huaja, që e bënin më të veçantën e atij lokali. Pronari autoritar rrinte në tavolinë, pranë arkës, duke zotëruar me shikim gjithë rregullsinë e punës. Me ardhjen e Elonës u shtua edhe më klientela, sidomos i intelektualëve, që komunikonin lirshëm me të në greqisht, anglisht e frëngjisht. Ishte hera e pare që pronari nuk ndjehej aq “kaposh”. Pas disa ditësh, ndryshe nga praktika e punës, ai i besoi edhe arkën Elonës. Një mbrëmje ai i lajmëroi punonjëset se të nesërmen do të shtrohej një koktejl, ndaj do të shtyhej orari i punës. Në atë koktejl kishin ardhur personalitete të politikës, kulturës e artit. Një gjah i mirë parash për pronarin. Kur mbaroi darka, ai u dha punonjësve nga pesë mijë dhrahmi shpërblim dhe lekët e taksisë, për t’u kthyer në shtëpi.

-Ti Elona do të rrish edhe pak që të bëjmë gjendjen e arkës-i tha ai pa e shikuar në sy.

Punonjëset e tjera u larguan. Elona ndenji, me mëdyshje, dhe nisi të bënte gjendjen e arkës. Kur ishte në të mbaruar nga prapa ndjeu frymëmarrjen e pronarit. Buzët e tij të trasha ajo i ndjeu mbi flokë.

-Elona, a do ta kalojmë bashkë sonte?-zëri i tij i dridhur jepte sinjalet e një epshi që pritej të shpërthente.

Ajo u ngrit, vrullshëm, në këmbë dhe u kthye nga ai:

-Si the?-i foli kërcënueshëm.

-Të flemë bashkë sonte. Të gjitha ato lekë janë të…

Nuk arriti të mbaronte dot fjalën. Një shuplakë vetëtimthi i plasi mbi faqet e plluqta.

-Elona, unë…

Një shuk pështyme i mbuloi fytyrën. Kur ai mori një kartopecetë të fshihej, ajo përplasi fort derën dhe u gjend në rrugë. Atij nuk i besohej ç’kish ngjarë. Kishte dhjetë vjet që punonte me punonjëse të huaja dhe asnjëherë nuk qe thyer i turpëruar.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora