Kulturë
Sabina Darova: Buzëqesh Xhokonda
E marte, 09.07.2019, 07:10 PM
Sabina Darova
Buzëqesh Xhokonda
A i mban ment
mollëzat e gishtrinjve
mbi lëkurë
në kraharor
tek përthyhen
akorde të buta
të një kitare
kur pret
varur mbi mur
si grua e ve
melodi të re
për të zgjuar
diellin e fikur
nga përtesa
se nuk njeh
ç‘zhurmë
ndez gjallesa?
A i mban ment
gulçet që shpojnë
dihatjet
e natës?
Po xixëllonjën
e epshit
që ndez mbi sy
drithërimat e djersës ?
Ishte mbrëmë,
Ish mbrëmë
ishte dje.
E kotë të pyes
se ti do më thuash: PO,
ndërsa ujrat vozit
të një oqeani tjetër
me buzëqeshjen
e Xhokondes
mbi buzë.
Ndërkohë,ecin
mollëzat e gishtrinjve
mbi lëkurë
ngjyer në ylberë
si çdo herë
zbritur nga një ëndërr.
Komentoni
Artikuj te tjere
Demir Krasniqi: Qysh kesh, qysh u bana dhe qysh do t’bahna
Prend Buzhala: A është kapërcyer koha e mënisë fishtiane ndaj serbëve?
Hazir Mehmeti: Lamtumirë Profesor Skënder Gashi
Kozeta Zylo: Senatori shqiptar Klarens Gjeci që mbaroi liceun e famshëm “Egenio Montale” në Itali me rezultate të shkëlqyera
Prend Buzhala: Shën Jeronimi mbi shkatërrimet barbare në liri
Zymer Mehani: Prof. Ukshin Hotit
Sevdail Hyseni: Ka më keq!
Hazir Mehmeti: Regjimi që vret mësuesit ka vrarë jetën e kombit
Albert Zholi: Flet këngëtarja e mirënjohur Vida Kunora
Xhavit Gasa: Shenjtëri
Prend Buzhala: Alban, emri më i vjetër kombëtar në Evropë
Albert Zholi: Libri i Bukurie Binjakut i shkruar me penë loti
Tahir Bezhani: Diellnaja ime
Kristaq Turtulli: Mendime për romanin 'Dy Botë' të shkrimtarit Elvi Sidheri
Klajd Kapinova: Studiuesi prof. Gjon Frani Ivezaj sërisht me gjurmime serioze historike në rrënjët kombëtare
Blerim Rrecaj: Dritë-hije vere
Kalosh Çeliku: Frikë të kesh sot edhe pas ikjes
Anton Marku: Lulja e luftës
Jusuf Zenunaj: Votat kurrë nuk i vodhi
Albert Habazaj: Perla, që s'ka shoqe!...