Kulturë
Fritz Radovani: Me atdhetarizëm po shemben edhe kujtimet
E marte, 09.07.2019, 08:31 PM
Përgatiti Fritz RADOVANI:
ME ATDHETARIZEM
PO SHEMBEN
EDHE KUJTIMET…
KJO
ISHTE SHTËPIA E ATDHETARIT LUIGJ GURAKUQI
NGA
LUIGJ GURAKUQI…
Te
ti m’flutron mendimi, o shpiza e ime,
Kur
vjen ma i thershëm malli me m’trazue;
Te
ti, ku nisa s’parit me jetue,
Ku
çela sytë, ku u reva , e pata gzime.
Gjith
her’ ndër mend t’ kam ty, ku laq kujtime
T’
ambla, qi jetën m’ pan nji ditëgazmue;
Vetëm
n’ dhe t’ huej, tue vuejt e tue largue,
T’kam
n’zemër ty, ku ndieva t’ parët dashtnime.
Ai
skaj ma i vogli i yt, ma e vogla skut
E
jotja, ka për mue aq ambëlsi
Sa
veq kujtimi i ynë shpirtin m’kputë,
E
kur me ra shkoi n’mbramje, me mjeri
Ty
t’ mendoj, e i thom vedit: oh a ma i butë
Shtrati
e ma i kandshëm a pushimi n’shpi!
Shenim nga F.Radovani:
Shembjet e shtëpijave t’
Atdhetarve At Gjergj Fishta, Luigj
Gurakuqi, Osman Kazazi,
Prek Cali dhe
ndonjëtjeter, që nuk po ua “kujtoj”, asht vepra ma tradhtare që po bahet
në Shqipninë e Veriut,
ndaj Atyne Shqiptarëve që nuk kursyen asgja per Atdhe.
Perveç barit me shka
ushqehen “prof. e dr, e Akademisë së Shqipnisë” ?!
E pra, po mos t’ ishte
një Ky Burrë, kurr n’ Shqipni s’ u ngrit Flamur..?!
Melbourne, 8 Korrik
2019.