Kulturë
Nehat Osmani: Gjilanit duhet t'i kthehet 'Panairi i Librit', Imazhi i Qytetit
E premte, 12.07.2019, 08:52 PM
GJILANIT DUHET T`I KTHEHET “PANAIRI I LIBRIT”, IMAZHI I QYTETIT
Aty
ky pushteti të largon nga libri, aty njerëzit ikin dhe braktisin qytetin.
Qyteti mbetet si shtëpia pa njerëz. Aty, atëherë vdes edhe vet qyteti.
NGA
NEHAT OSMANI
Pushteti dhe
qeveria lokale me barrikadimin e hapjes
së “Panairit të librit” ka barrikaduar më shumë se një traditë të ndritur të
qytetit të Gjilanit,të nisur që nga vitii largët 1972. Ka barrikaduar dyert e “shtëpisë”
së diturisë, shkencës, teknologjisë.Aty ku poezia, fantazia, arti tuboheshin
nën një kulm e Gjilanin eafirmonin si djepin e qytetërimit dhe kulturëssë republikës
sonë.
Aty ku ideologjive
partiake u hapen dyert, ndërsa vlerave të mirëfillta letrare e shkencore u
shuhet zëri, aty dhe popullit i zihet fryma e qytetarët ndihen të shtypur, aty
pra gjymtohet lumturia, shpresa e shpirti i atij qyteti.
Kryetari Haziri me
hapjen e dyerve të teatrit për promovimin e librave të “shkrimtarit” Adnan
Merovci, më shumë se po promovonteautorë të kuazi veprave politike e temave
partiake ku po mblidhte bashkëpartiakët, bashkëmendimtarët dhe shokët e tij, më
shumë po injoronte dhe bastardonte të
arriturat dhe krijimtaritë e fundit të shtëpive më të njohura botuese
mbarëkombëtare, ku mblidheshin elita krijuese dhe ajka e inteligjencies
kombëtare.
Aty ku grisen
gjurmët e gjeneratave e baballarëve tanë, aty atëherë shtrembërohet historiku i
qytetit, aty pra asfiksohet qytetërimi i qytetit tonë.
Me pafuqinë për t’ia
risjellë “Panairin e librit” Gjilanit,fortifikohet bindja
e një “karizme shterpe”tëkësaj kaste
udhëheqëse të komunës për të ndaluar bartjen dhe zhvendosjen e vlerave kulturore
dhe emblematike drejt qyteteve tjera të Kosovës.
Gjilani e kishte
panairin e librit atëherë kur askush s’e kishte e duhet ta ketë edhe sot e
përherë për të ruajtur trashëgiminë e krijuar e afirmuar ndër brezadhe për të
rikthyer e ringjallur epitetin nostalgjik të “qytetit të kulturës”.
Apeli im është: SHPloni kubëzat qytetërUESE TË Gilanit, civilizIMI i qytetit tonë ka nisur edhe para ardhjes suaj këtu!