Kulturë
Përparim Hysi: Distikë të një burri të moshuar (3)
E diele, 14.07.2019, 10:59 AM
DISTIKË TË NJË BURRI TË MOSHUAR/5
Nga Përparim Hysi
81.
Migjeni:" Kafashatë që s'kapërdihet ash,or vëlla, mjerimi!
Unë:-
kafashtë që s'kapërdihet është,or miq,emigrimi!
82.
Ashtu si erozioni që gërryen tokën,
Ashtu
dhe emigrimi po gërryen KOMBIN!
83.
A s'më thoni:-Pse fjala kurbet
Rimon
me kiamet?
84.
Plagët që m'u hapën nga"vitet e ikjes"
I
mjekoja me metaforat e ALI PODRIMJES!
85.
Njeriu vlerësohet,kur ka pushtet
Nëse
ka fytyrë apo ka syfet?
86.
Karriken e pushtetit e shfyrtëzon si imoral
Ti
nuk je njeri,por safi djall!
87.
Nëse jam mirë për vete,por vendi im heq
Nuk
jam hiç mirë,por ndihem shumë keq.
88.
Edhe vet jam si pa ngrënë, në të tjerët s'kanë bukë
Zemar
zë më dhëmb dhe jam si i mbytur me turp!
89.
Ti erdhe në pushtet dhe na mbushe me premtime
Harron
që gënjeshtra shkoqet si thërrime.
90.
Shoh popullin që vuan , zë dhe vet të vuaj
Sikur
ç'ndodh me të vuajturit, të kem dhe unë faj.
91.Karriken
e pushtetit e kam provuar
Kurrë
nuk më shkon mendja për"karriken e mallkuar"
92.Në
pushtet: Mundësia fare e vogë, hallet sa
një mal
Të
vjen mendja rrotull sa shkon në djall.
93.
Në pushtet erdhe me nder, po u ktheve në cub
Nuk
e ke të gjatë: do të dëbojnë me turp.
94.
Në bëre të liga, të mira mos prit
Je
qorr me sytë hapur, dhe nuk sheh dritë.]
95.
Në do të zgjatësh jetën, ti luaj nga vendi
A
nuk është i qelbur, ujë që ndenji?
96.
Shtetar që vendin e nxive, e bëre
për"olele"
Nuk
e di nëse ndonjëherë gjumin të qetë e fle.
97.
Ti qesh e skërmitesh,kur vendi digjet
Sa
dallon nga"kurva e Stambollit" që krihet.
98.
Pushtetari që për të ruajtur karriken,
turmat kurdis për sherr
Jo
vetëm që nuk duhet mbështetur,por duhet dërguar në FERR!
99.Thuhet
që EVA e mashtroi ADAMIN
Po
pse burrat vazhdojnë"avazin"?
100.
Turmat nuk dëgjojnë këshilla
Liderët që nxisin turmat,do prangosur me veriga..
Tiranë, 23 qershor 2019