Kulturë
Murat Gashi: Odisejada e familjes Malësori - Shkëmbit
E enjte, 18.07.2019, 06:25 PM
ODISEJADA E FAMILJES MALËSORI – SHKËMBIT
VËSHTRIM
PËR ROMANIN, PRAPA KURRË MË !....I SHKRIMTARIT TYRAN PRIZREN SPAHIU
Nga
Murat Gashi
Ngjarja
e shtjelluar në romanin PRAPA KURRË MË...i shkrimtarit Prizrenas Tyran Prizren
Spahiu, me personazhin Rindi, flet,për shpirtin e thellë të tij, i cili Rindi,
si partizan shërbeu në brigadën 127 në këmbësori, me detyrë në malet e Detit.
Autori në romanin PRAPA KURRË MË…me artin e tij protetizoi figurën e Rindit
ndoshta i shtyrë në rrethanat që u krijuan mbas mbarimit të luftës së dytë
botërore, kur filloi reaksioni komunist dhe vendi u izoluar nga bota tjetër
demokratike. Shprehja e artit të tij në romantizëm,shkul tullën e mesjetës së
popullit të izoluar. Tyran Prizren Spahiu e filloi krijimtarinë e tij poetike,
dhe kaloi në roman, duke përafruar iden e letërsisë me aktualitetin e asaj kohe
me të sotmen.Kështu Tyrani bëhet një nga Shkrimtarët modern i periudhës së tij
të re demokratike në Kosovë dhe në Shqipëri.Romani i tij kap tre figura
tragjike: Tragjedia e Zadës,gruaja e Rindit, që ma vonë e paguan djali i tij
Shkëmbi si dhe Ana me Shkëmbin e ri, dhe vet Shkëmb Malësori. Ato ndiqni
liturgjin e jetës, por në akte dhe forma tjera të kohës. Paraqet Rindin, nga ai
sistem i egër, i cili zgjodhi rrugën e atdhedashurisë, guximin, trimërin, por
pa i llogairit pasojat pas në gruan dhe djalin Shkëmbin. Kjo vepër e shkrimtari
prizrenas Tyran Prizren Spahiu, me mjeshtëri artistike letrare është historia e
dhimbjes së shkrimtarit mbi familjen Malësor – Shkëmbi. Ferri i Dantës do
fillon me dashurinë, mes Vjosës dhe rreshterit Emiri, , por që nuk flente mbi
oficerin e pashpirt, por mbi Rindin. Nga ky episod letrar krijuesi Tyryan
Prizren Spahiu, nxjerrë në shesh përmasën e egër të sistemit. Dashuria mbi
Rreshterin Emiri ishte një përrallëze orientale ndërsa për Rindin ishte dashuri
me balade nordike. Nga kjo, autori nxjerr në shesh xhelozinë që provokonte në
mënyra më çnjerëzore, duke e akuzuar Rindin edhe në Parti. Provokimet, ishin
dhe nga Iliri. Iliri gjelozonte edhe për karierën e Rindit, që arrinte të
dallohej nga ushtarët e brigadë 127. Odisejada e vërtete do të fillon një natë
ku Rindi ngritet në një shkallë më lartë, dhe do të ndihej si “ princi i mesjetës
në kalin e bardhë duke hyrë triumfalisht në kështjellën bretërore “. Autori
përmes artit krijues, në sytë e lexuesve del me një roman modernist artistike
që nuk dallon për nga stili përshkrues i ngjarjeve nga autorët botëror si:
George Orwell, Xheek London,Charles Dissent etj. Ai nxjerrë vuajtjen e shpirtit
të një personazhi që përjeton ferrin e Dantës. Kështu me artin e tij krijues
nxjerr nga bunkerët e ati sistemit, vuajtjet, të kërcënuara me kamuflazhe,mbi
familjen e Malësorit – Shkëmbi, e cili ishte me vizione pro perëndimore apo
amerikane.Tyrani me artin e bukur letrar zdrukthturoi lartë jetën e Rindit ,
kur kthehet në Deti, qytetin e tij të lindjes, dhe hendekun e thellë,mes Ilirit
në parti. Mirëpo, edhe pse, në trupin e Rindit, jetonte Vjosa, u martua me
Zaden, pa ndonjë aheng të dukshëm. Autori nxjerr përveq ngjarjes dhe idilave,
me vjosën, në shesh nxorri ngjarjen në një natë ku kishte shpërthye urrejtja
nga ana e Ilirit mbi Rindin i cili e akuzoi se është anti - popullor. Në këtë
vepër, nga përshkrimi,kemi edhe meditacione mbi çështjen etike dhe filozofike ,
tallje thërrese ndaj shpirtit të tij në rrethana sunduese të sistimit në ato
vite, ku Rindi do të ik ndërsa pasojat do ti bartë djali Shkembi dhe
gruaja.Imiri dhe Iliri ia kurdisën kursën burgosjen dhe likuidimin Rindit.Por,
i shpëtoi dhe iku nga Atdheu. Autori me artin e tij krijues përshkroj bukur
ikjen, udhëtimin e Rindit për në Greqi , dhe kalimin e tij në Kampin Italian ku
pas disa muajve iu aprovua kërkesa për të dal, me anije tej oqeanike, në
Amerikë.
Me
një imagjinate të vërtetë Tyran Prizren Spahiu, përshkroi mendimet Rindit,që i
kish fluturuar larg, tek djali i vogël Shkëmbi, dhe tek gruaja Zade, në
deti,për të cilën nuk ndiente shumë dashuri...
Romani
Prapa kurrë më i Shkrimtarit Tyran Prizren Spahiu, paraqet lojën e jetës në mes
asaj të bukurës dhe rrënqethëses, ku vet personazhi nuk kupton, në është
hakmarrje apo duhet ti vuaj të bërat e parardhsve të tij. Edhe pse din të jetoj
jetën, të shijon bukurit e atëdheut, përplasjet tektonike që i erdhen pas
shpine i duroi, veq se qan pa lot për Shkëmbin.Romani Prapa kurrë më paraqet
botën e Shkëmbit, që nga mosha 17 vjeç, ku donte të jetoj, të jet pjesë e
shoqërisë dhe thoshte “ U duk qartë, se këtu fillon vrazhdësia, egërsia më
ç’njerëzorja që ndodh në çdo sistem, në forma dhe mënyra më perfide apo brutale
“. Gabimet paguhen në këtë jetë.. Babai Rindi, iku për në Amerikë dhe kurrë nuk
u kthye më.Jeta e Shkëmbit , pas ikjes se babait,iu bë e tmerrshme. As në
shtëpi nuk guxojnë të flasim e të përmendim emrin e tij. Si fëmijë e
përbuznin,e quanin tradhtar. E përballonte ndonëse e kish shokun e shkollës
Paemrin dhe Tezakun Nemrutin. Romani Prapa Kurrë më, dukej sikur është përplotë
me ngjarje përvëluese.Në anën tjetër i shfaqej xhaxhai Maestin që u martua me
nënën e tij. Shkrimtari ngritet mbi dhembjet e kohës,për ilirizëm,
çlirimi.Tyran Prizren Spahiu për mes artit, elasticitetin e tij e përshkruan :
Deti, fton shkrimtarin për simfonin që e nxit Shkëmbin,Pastaj,i ftuar nga
drejtori,të shkoj në Ambasadën Amerikane në kryeqytet , me Xhaxhain Maesti “
dhe nënën Zade.Mbrendia e romanit, në fillim dukej një kurth tjetër që do ti
vjen më vonë. Autori e shtjellon takimin, sikur të ishte vet ai si një
përkthyes i gjuhës angleze. Përshkruan: Shkëmbin e pyetën a din pse është aty
?.., A duash të takohesh me babain ? ...Nëna i dorëzoi disa letra dhe nënshkroi
dokumentet…ku pas pak ditësh do të shkon tek babai. Ish viti 1970. Ai do niset
me veturë të ambasadës amerikane deri në kufi të Jugosllavisë, në Vërmicë. Atje
flasin shqip i tha nëna. ROMANI në dy vëllime, “ flet për një pjekuri të thellë
e të plotë, me mjeshtëri artistike dhe sprova të larta letrare, një vepër të
realizuar me mesazhin e madh të lirisë dhe universin e paqes.Tyran Prizren
Spahiu, është i matur, ekzigjent dhe me rend të lart shoqëror dhe artistik.
Autori flet si shkrimtar që ka arritur nivele të larta. Jo vetëm me romanin dy
vëllime Prapa kurrë më !....por edhe me poezi. Ska dyshim se është një mjështër
i vërtet i situatave dramatike, me ide filozofike dhe mbi të gjitha një filozof
me universializëm mendimesh, ndërthura me modernitetin e demokracisë ( liberale
) të së vërtetë “. Eshtë një skalotës i mendimit i ideve sociale, që nxjerr nga
shpirti i tij krijues. Ai përmes frazës dhe figurave artistike letrare shqipe
nuk është i pasigurt. Kështu si mjeshtër i fjalës shqipe dhe arkitekt i artit
të tij romancier e filozofiko shoqëror, natyrshëm shpalosë kohën dhe lirin si
që ngërthen vlerat e vërteta, duke nxjerr nga gërmina e thellë ngjarjen që
ishte zhvilluar mbi Rindin dhe Shkëmbin, dhe fytyrën e sistemit të egër. Vepra
e këtij autori është bashkëkohorë dhe më se solide, shqiptare - atdhetare. Nga
kjo vepër, Tyran Prizren Spahiu është një nga autorët me sens të lart
kombëta.Ky e rishkruan jeten e Shkëmb Malesorit, duke e kuptuar si një ferr i
Dantes,ku personazhi fundin nuk e dinte “.Ndërsa Tyrani ia dha rezymen e pastër
që lexuesit do të hamenden me artin e tij letra. Paraqet meditimin biologjik
.Ishte dimër, që përshkruan fytyrës, peisazhet me dritat e asaj nate, kur
Shkembi kaloi kufirin, dhe udhëtoi nëpër Kosovë që ishte përplotë meditacione
filozofike. Vecanërisht, arti i Tyranit, është goditja e botës se izoluar të
atij sistemi që aq shumë i shkaktoi dëm vendit dhe poipullit shqiptare krahas
reaksioneve demokratike. Paraqet monologun e artit kur u takua Shkëmbi dhe
Rindi, Bab e bir. Di këtë apo jo ? Jo i tha.. Eh, eh !... Në deti shumë bunker
ndërtohen.Jam në klasë të tetë i tha Babait.Shkëmb Malësori. ia rrehte kodrat
rreth jetës. Shkon në Amerikë me babain, besoj se ka me të pëlqyer atje.Une jam
babai yt dhe më thirrë baba. Autori me një artë të veçantë këtu shpreh një
filozofi artistike.Te Shkëmbi,Tyrani sheh jetë tjetër.E sheh Shkëmbin sikur
mendonte fundin e botës !...Nuk e dinte sa do të qëndroj në Amerikë?. I sheh
avionët që uleshin e ngriteshin porsi zogjtë pranë burimit të lumit..Këtu
autori nxorri kureshtjen e Rindit,që donte të dinte për gruan e vet dhe vëllaun
Maestin. Më trego Shkëmb, më kend jeton tani nëna, është ende aty Maesti,
Xhaxhai yt ? E zuri në befasi....Shkurt ia ktheu Shkëmbi jeton vetëm: Di Shkëmb
se ke një vëlla në Amerikë ? Emrin e ka Sam. Shkëmbit nuk i bëri përshtypje. Në
mesditë mbërrijnë në NEW YORK. Buzëqeshja iu ndrit nën muret e pastra të
dhomës. Me vëllaun amerikan Samin u njohtua.Tyran Prizren Spahiu me romanin dy
pjesë Prapa kurrë më…te lexuesit eksploroi me artin e tij që rrall mund ta ketë
përshkruar dikush jetën e Shkëmbit si në vendlindje ashtu edhe në Amerikë, kur e
pyet veten: Kur do të kthehem në qytetin tim Deti ? Këtu, Qeveria amerikane
ofron mundësi që të inkuadrohen në shoqëri amerikane. Edhe babai ngeli këtu ?.
Nis shkollën në Amerikë. Atij do ti vjen një shqiptare e quajtur Linda. ...por
babai e këshillon të mos shkoj natën nëpër lokale sepse këtu përdoret droga.
Jetën me Lindën autori e përshkruan krejt tjetër që ma vonë mes babait do të
shkaktohej një përplasje. Kishte kohë që Lindës i afroi martesë dhe u martuan
në prezencë të babait të Lindës, ashtu sipas traditës në Malësi, nga Tuzi,
Montenegro. Sam e përqafoi. Edhe njerka Ann. Pas një kohe i lindi fëmija i
parë, e pagëzoi me emrin Shqiptar dhe i dyti Syri ndërsa Sam u martua me Mary,
vajzë e mirë nga Arizona. Shkëmbit i mungoi shumë nana.Kishte mall për nënën,
për atëdheun, Detin, për fotot që bënin me grupin e Vallëtarëve Rozafati.
Autori nuk len pa e përmend edhe një mik të Shkëmbit, Donatin.që ia dha besën,
kur të shkon në Shqipëri,do tia sjell fotot.Dhe, me 11. Nëntor 1986 Shkëmbi do
ta marr vizën përderisa babai e kundërshtonte fortë.E dinte i shkreti se çfarë
do ta gjen në Atdhe të birin. Ndoshta për shkak të tij.Por ai kish
vendosur.Prapa kurrë më.Në vjeshtën e 1986 u përshëndet me dy fëmijët
Shqiptarin dhe Syrin gruan Lindën, me Vëllan Sami dhe njerkën Ann.Me aeroplanin
amerikan Airlines udhëtoi gjer në Titograd, pastaj me autobus gjer në Tuz. Pasi
kish kalue tre ditë të bukur dhe kuptoi se shumica ishin shpërngulur për në
Amerikë etj. kalon kufirin me një furgon drejt detit.U vendos në Hotelin Ambasador,
ndërsa dhomën ia kishin rezervuar Sekretari i Ambasadorit të Amerikës.Shetitja
e tij ish zhytur nëpër rrugë plotë zhurmë, pluhur. Në qytetin e errët të Detit
hyri në librar përplotë libra. Kërkoi të blej librin George Orwell 1984.E
shikonin si të huaj. Shitësi e kupton Shkëmbin . I tha don të lexoni literaturë
të bukur, rilindasit, kurrë të përseritshmit, shkrimtar të të gjitha kohrave,
të Atëdheut edhe më gjërë. Eh, dua të di a e keni Orwellin, se këto janë edhe
në Amerikë. Jo nuk dua të blej, por kam sjellur do në gjuhën angleze. I kam në
hotel. Ju lutem të keni kujdes se ju përcjellni dhe mund të ju shantazhojnë. Si
ashtu ? Ku di unë, veq kujdes, kaq di.U takua me Paemrin. Sa e vogël është kjo
botë, më duhet të bisedoj me Paemrin si do të reagon për jetën time në Amerikë
dhe për Amerikën nuk e di. Këtu Tyrani, i afroj artit mundësi, jep bazë
demokratike kohës që Paemri,të shlirohet nga kjo botë e errët, e përmbysur prej
pluhurit të sistemit të egër komunist. Shkëmbi i rrëfeu,i afroi dhe mundësi. Por,
ai si duket nuk ishte më shok i klasës , e shikonte me një hije të hollë
shtresuar në fytyrë. I tha, s'dua të dëgjoj....mos folë ashtu, mund të pësojmë
keq. Ja sot nëna ime, ka mbyllur perdet, derën e dhomës dhe falet. Ndërsa nëna
jote ka kuptuar çdo me thënë Hyjnija. Perëndi. Atij i përket çfarëdo që është
në qiej dhe në tokë i tha. Paemri thuaja ish fut në botën e tij të heshtjes,
vërejti, djersë i pikonin. Thua se treni kish kaluar mbi figurën e tij, i
lodhur, rrudhosur, erë alkooli, erë e rëndë duhani. Këtë pjesë të romanit
autori paraqet botën e mbrendshme, dashurinë sociale dhe atë fizike të
Shkëmbit.Pastaj mallin e Shkëmbit për nënën, djalin e tezës Nemrutin ku pas
ditës së tretë vendosi të shkoj te nëna në Deti, djali i Tezës Nemruti.Romani
është një vepër që arrin kulmin e artit letrar. Shkëmbi.. Pas tri dite, shkoi
te nëna.Këtu, mendja ia ndjente Odisejadën e vërtetë..I kujtohen fjalët e
libërshitësit, kujdes se këtu mund të ju shantazhojnë.Kur e pa Maesti Shkëmbin
u zbeh.He.. Kam ardh Para tre ditësh dhe jam vendosur në Hotel Ambasador. Babai
yt kurrë s'me ka dashur i tha Shkëmbit....ska dert.Kjo i shkaktoi dezulizione
dhe e shtyri poetin ta quaj kurth i radhës.Kjo gjë e përcaktoi edhe pushtetin
kontradiktor të vet veprës së tij në këtë kohë, ku i kishin të gjitha të dhënat
për Shkemb Malësorin. Kur Shkëmbi shkoi në dhomën e hotelit dhe për të blerë
raki.derën e gjeti hapur.Pa gjësendet personale të hedhur mbi shtrat por fati e
deshti që pasaportën e mbajti me veti.Sepse disa herë i kishin thënë në
Ministrinë e punëve të jashtme të SHBA - së ta mbante në xhep,dhe se është e
preferueshme të dorëzoj në Ambasadën Amerikane.Në dyqanin Free Shop blen tre
shishe Skenderbeg dhe një Fernet dhe shkoi tek tezaku. Arriti tek dera e
apartamentit, ndëgjoi një histerie të paparë ! Moment trishtues.U ndal por nuk
ishte në gjendje të dalloj dramatizimin e ferrit.Pa një figurë të panjohur, iu
duk se ishte Paemri.Tentoi të afrohet por shpejt ai iku.Tek hyri në banesë
dëgjoi zërin e frikshëm që e bëni ti dridhen eshtrat në tërë trupin, Ishte zëri
i Nemrutit, i lagur me gjak. Mrenda ishin edhe disa oficerë të policisë.I
hutuar shikoi përreth.Iu afrua Dijetonit.Çu bë këtu Dijeton ? Ende pa
përfunduar pyetjen mirë iu afrua një polic dhe e pyeti kush je.Jam Shkëmb
Malësori, shtetas amerikan.Obobo....Po ç'lyp shtetasi i huaj.E futën në një
furgon pa dritare dhe pas gjysëm ore e futen në një vend të papastër shumë
ftohtë.Zëri që nuk duron diskutim me ta.Fletushkën për F.Kennedy, Boston
famili, demokraci, 1961 - 1963, i la mbi tavolin. Kërkoi Ambasadën Amerikane,
pasi janë të autorizuar..Humbi ndjesinë e kohës. Halucionoj. Erdhi Avokati i
tij.E pyeti ?....Dyshoi, nuk ishte avokati i tij. Këtë e vërejti kur i tha : Ti
amerikan, unë i di të gjitha, pse po gënjen.Dëgjo, edhe miku yt Davidi do ta
pësoj...Ç'më gjeti në këtë vend të askundit.Këtu Kuptoi tani kundërshtimin e
babait. Nesër erdhi i njejti avokat me dy shoqërues.Ai tha se ishin nga
apartamenti i krimeve të rënda.E rrahën pa shpirt para avokatit. Ardhacakë I
than: Ke krye vrasje makabre.Nënën e ke vra nga xhelozia pse ajo është martue
me Maestin, xhaxhain tënd ndërsa tezen e ke vra pse ajo ishte në mbrojtje të
nënës. Kriminel e tradhëtar i thanë.U çmend krejt. Kjo nuk ishte e vërtetë. Në
këtë pjesë të romanit Shkrimtari bëri një përshkrim aq realist dhe të gjërë të
jetës së Shkëmbit në burg, nën grillat e sistemit shoqëror të izoluar e të
egër.Hakmarrje.Sërish foli avokati.Ti e ke marrë vizën nga vëllau i njerkës
Davidi dhe pësoi rrahja brutale. Kërkoi avokatin nga Ambasada amerikane.Kishte
shpresë.Por kjo shpresë nuk dëgjohej fare nga shërbimi sekret i këti vendi të
errët.Erdhi fundi i vitit. Sigurimi kish angazhuar të burgosur si të ishin
gardian. Po edhe të jenë avokat.E detyruan të pranoj fajësinë.Në një dokument
Shkëmbi u detyrua të n?nshkruaj fajësin, ku herët a vonë do të dal e vërteta.
Do duroj....prapa kurrë më... Në gjuq, edhe pse e akuzuan për dy vrasje nuk
pranoi kursesi fajësinë.. Avokati nga Ambasada Amerikane, mbledhi gjithë
argumentet e vërteta,ia dorzuan gjuqit.Mirëpo kjo nuk piu ujë dhe e dënuan me
30 vjet burgim. Kërkoi mjekim.Babai i kish ik me 1954, nëpër male në Greqi.Viti
i dhjetë kaloi në burg.Vjen viti 1990.Mendja i shkonte në Brooklyn, te
bashkëshortja dhe dy fëmijët. Asnjë letër nuk kish marrë e as nuk mund ta
dërgon.Kish dëgjue se do të vijë koha kur të gjallët do të lakmojnë të
vdekurit.Nuk di, ndoshta erdhi.Afër është. I paraqitej Paemri.Po Paemri ish
fsheh, qendron në hije të dritës.Ai ishte në koridor, kur u trishtue nga vrasja
makabre.Si erdhi ai aty ia bëri me gisht.Edhe Avakati i Ambasadës Amerikane,
dhe këshilli i të drejtave të njeriut e kishin kërkuar. Nuk i mungoi as
gazetari i Newsweek. Avokatin nuk e kishin lejua ta vizitonin Paemrin, dhe të
marrin shenime.I kishin thën se është i pavedijshëm, në gjendje agonie.Ishte
gënjeshtër.Për Atdhe, vizën për një muaj e kish marrë me 11.XI. 1986.Ndaj tij
para gjykimit përdorën edhe elektroshokun.Me ta apo pa ta ky vend do ekzistoj.
Vdekja e tyre nuk vjen nga tulla që u bie në kokë por prej shkaqeve tjera.Sepse
e kan shantazhuar për hakmarrje të babait,Rindin..Rindi nuk guxoi të bie në
kurth.Një i panjohur e dëgjoi kur tha: Po të përcjellin, ke kujdes
Shkëmbi.Ishte mezoburrë afro të 60 - ta.Njeri i dytë që e tërhjek vemendjen. Ky
sistem nuk do të trashëgohet.Bile së shpejti...Mund ta kishin vra sepse dita e
Shkëmbit do ti lind edhe atëherë kur ata nuk do të kan siguri.Në gjum e shihte
Paemrin në apartament, por nuk e pyeste veten pse ai ishte aty në kënd tek
shkallët. Paemri ! Mozaiku i ngjarjes filloi të merr kornizën e vet.Ndërsa ai
do jet fanar ndriçues në këtë errësirë.Sepse, asgjë nuk i rrodhi pa shkas.
Dënimi iu ekzekutua me 31 . XII . 1986. E dërguan në burgun e Detit, në një mal
me shikim kah deti i trazuar.Në shtrat u takua me bashkëbiseduesin e ditës
Dëliri i akuzuar për veprimtari armiqësore 27 vjet. Ishte buzëqeshja e parë pas
sa kohe.I thoshte ke kujdes se na kan futur urithin në mesin tonë.Këtu, disa
ditë kaluan kur Dëliri e njoftoi se një vashëz ka shkruar një letër për
Shkëmbin dhe se duhet biseduar.I kish ardhi çudi.Mori letrën, e lexoi, ishte
Ana, poashtu nga Deti. Organizoi takimin e përpunar në mënyrë përfide. Ana
ndërroi uniformën me të burgosurin 773 i cili ishte në dhomën tonë..Ngrohtësia
e saj e bëri të ringjallë.Ana kish probleme me frymarrje dhe kërkoi të dal në
kopsht të punoj, ku dhe ne të burgosurit ishim.Pas shtatë vite papritmas me
transferuan në një vend tjetër, në burgun e ndarë. Me Anën nuk u pam.Jeta në
burg nuk dallohet shumë nga dita në ditë që ecnin shumë ngadal.Vend ky ku jeton
vetëm egërsira dhe asgjë tjetër.Era e detit sillte viglën, zhurmë.
Paturpësi...Sjellje çnjerëzore.Ajri i pastër futej në qenjën e tij. ia mbante
shpresën...Votri, një i denuar për vrasje, me të cilin shoqërohej, kish besim
të kufizuar.Nuk bisedonte për gjërat pak të fshehta.Një ditë, në oborr, i tha:
Ke parasysh Shkëmb, dëgjova një ditë, gardianët duke bisedua se situata është e
nxehtë jashtë.Po vlon, ngritur janë studentët, ndërsa ne jemi afër kufirit me
Greqinë, kupton ? Nuk të kuptoj Votri. Fol, ç'duhet bërë, të ikim ? Të kuptoj,
e di. Shkëmbi kuptoi se Votri nuk kish dëgjue nga gardianët por gjatë vizitës
nga familjarët.Duket se po lëvizin gjërat...Shpresa qe harruar duket se po agon
ngadal. Greqia është afër dhe Votri duket se po planifikon diçka ! Nuk kaloi
një javë i thirrën dhe i njoftuan se duhen të kthehen në burgun e
vjetër.Afrohej vera sa Shkëmbi nuk e din sa vera tjera do jet këtu.I ngarkuan
në kamion,të mbyllur ku i kishin fshi mbishkrimin emrin e burgut. Kthimi në
burgun e vjetër, takimi me Anën, lëvizjen e lirë, e befasoi.Pas dy viteve në
burgun e ndarë kënaqesia e jetës iu rikthye.Kaloi dy netë në javë me Anën.
Dimër. Me Anën, thua se u kurorëzua.Ajo nuk mundi ta fsheh shtatëzanin. Atë e
larguan.Dy muaj me te nuk ish parë.Skishte me ken të bisedoj, pos me Dëlirin i
cili ishte i burgosur politikisht. Dëliri shfrytëzoi një rast dhe i tregoi se
Ana ka shkuar të lind por nuk e di ku.Viti i nëntë ish i burgosur.Një ditë
pranvere e ftuan në zyre.Aty e informuan se ka një letër nga SHBA.Ti e din se
letrat nuk janë të ndaluar, kjo ishte letra e parë që i vjen.E di e
di...injorim.Është viti 1996, kur u përmend për vdekjen e kryetarit të
atëdheut.E mori letren të hap por ajo ishte veq e hapur.Nejse e dinte
Shkëmbi….Mendonte për dy fëmijët e vet Shqiptari dhe Syrin. Tash Shqiptari i ka
17 vjec. Shpresa sikur ka lëkundur vendin. Lëvizjet politike kanë levizur,
ndërsa në krye të shtetit ka ardhur një liberal dhe se duhet të tentojmë të
ikim.Filluan të kritikojnë qeverin komuniste, se është larguar nga Partia.Tre
prej të burgosurve nuk erdhen në dhomë, u dëgjuan krismat.Rebelim.Me delirin
bisedoi deri në mëngjes.Por ende burgoseshin.Një ditë i kishte ardh në vizitë
Ambasadori SHBA Gordon. Ai i solli të falat e familjes dhe popullit
amerikan.Procesi ishte i montuar. E dim…Duhet të rigjykohesh.Delegacion nga
Kombet e Bashkuar për të drejtat e njriut kish hy...Atdheu u zgjua, brohoritje,
zgjedhje, kërkojnë demokraci, populli në këmbë.Arratisja nga një vrim e burgut
është siguraur nga vëllau i Jozefit ndërsa rruga për në Greqi është planifikuar
mirë.Një ditë, dy, tre dhe mëngjesin e katërt filloi shiu…po atë ditë i erdhi
Jozefit vizita, më vonë kuptova se e gjithë ishte e kurdisur. Ishte paguar edhe
gardiani, në momentin e duhur ai do ta kthej shpinën dhe porsi indianët
amerikan, vjedhurazi dolën nga qelia.Nja 50 minuta vrapuan nën errësirën e
natës.Pas një ore e gjysëm arritën në kufi, i priten dy persona me veshje të
zeza.Vazhduan rrugës...Grenvaldi, vëllau i gjakmarrësit i tha: Pa lekë nuk
bëhet asgjë..., paguhet. E di, posa të mbërrij atje në amerikë do ti pagauj
lekët. Mirë.Gëzofshit, jemi në Greqi Urime, në Liri.Tani në Greqi nuk kish
dokument udhëtimi dhe duhet paraqitur në përfaqësi amerikane. Ndjen se e
tradhëtoi Anën. Mos ke dert i tha Grenvaldi.Unë jam i informuar mirë. Di edhe
për Anën dhe foshnjën djal, do interesohem ku janë dhe të bëjë me dije. Krejt
që kërkoj prej teje, veq vllau të më shpëton., pranon ? Besa besë po.Më le mu
të mirrem me çështjen e Jozefit…. Në atdhe po vlon situata dhe as që mendojnë
kush për ju. Jemi në Thesalonit.Por unë dua të shkoj gjer tek limani, më
zbarkoni afër ndonjë anije transatlatike, të anashkaloj procedurat. Ja anija
kanadeze e ankoruar. Iu afrua aneijes, aty ishte një grek. i tha se i kish
humbur pasaporta. E njoftoi edhe punëtorën që ish informuar mirë për rastin e
tij. E përcjelli në konsulate.Shikoi flamurin të përlotur, e mori në dorë,
shikoi dhe tha: Tank you USA.Nuk ish i vetdijshëm se aty ishin të vendosura
kamerat. Doli një person shumë serioze.Jam Konzulli, Gjeneral Mcintosh,
asistentja më tregoi kush je. Hymë mbrenda. Nxori nga çanta e tij dokumente dhe
befasi për mua foton time. Ne jemi të infromuar që moti për rastin tënd, pasi
që shumë gazeta ditore kanë shkruar një kohë të gjatë.Në çdo mënyrë jemi këtu
për të të ndihmuar, a mund të na tregoni si erdhe deri këtu ? për në
Thesaloniki.Shkëmbi i rrëfeu… Mirë, mund të udhëtosh me avionin e parë, dhe do
jesh në përcjellje të kosulatës. Mori pasaportën por me emrin e panjohur, Rock
Highlander ! Arratisja përfundoi në limanin Thesaloniki. Eh … Shkëmb ! besimi
të mbajti gjallë, besimi në SHBA. Një natë kish fjet në kosulatë, përcjellur me
muzikën e yjeve që lozte kasetofoni, ish Pink Floyd grupi i tij i preferuar.
Pas dhejtë vjetëve shijoi magjinë e të qenit gjallë.Nën përcjellje të zotëri
Hampton, udhëtuoi me linjën ajrore Thesaloniki – London - New York.Dhe me datën
28. VI. 1996 trokiti në derë. Linda, zot i Madh, Në shtëpi e gjeti Syrin djalin
ndërsa Shqiptarin jo. Një terr tjetër i ra syve Shkëmbit. Shqiptari ishte i
burgosur në Long Island, gjendet në Fulton Correctional Facility ndërsa në anën
tjetër në Atdhe i kish mbet Ana me djalin tjetër poashtu. Mëkatet e kujt
janë???. Tyran Prizren Spahiu, nuk e len pa e përshkruar jetën e Shkëmbit pas
rikthimit në Amerikë. Filozofia e tij nxerrë në shesh meditimin e Shkëmbit që
ishte në mëndyshje se a do ti tregoj familjes edhe për Anën. I tregon por
gjakrat në mes familjes e sidomos me djalin e tij Shqiptarin u ngritën.
Shqiptari ish futur në lojra të flliqura në grupin e drogës. Shqiptari ish
denuar me gjashtë vjet burg të rëndë.. Grenvaldi dhe gjakmarrësi i telefonuan
Shkëmbit dhe i treguan se ana është liruar nga burgu. Sistemet shkojnë e vijnë,
por atdheu do të jetë aty, dhe në histori do të qëndroj aty.Poashtu Grenvaldi i
tregoi se i Paemri vdiç, dhe se e ka lanë një letër ku shkruhet: E tradhëtova
shokun e Klasës dhe se nga Shkëmbi kërkoj të mos më fal kurrë.Më futën në filma
horror.Unë ia vrava nën dhe tezën Shkëmbit. Shkëmbi heshti....Shetitja nëpër
rrugët e Broo klynit ishte i rënduar. Disa herë vizitoi në burg djalin
Shqiptarin të cilin ai nuk e njohu. Erdhe më në fund Shkemb ( baba ), sheh edhe
unë u katandisa këtu, në munges tëndin. Nuk jam fajtor. Ra ti, familja e humbi
kontrollin, pasojat e të cilave erdhen nga Rindi, kur kishte ikur nga
Shqipëria, nga ai System Shtetëror. Shkëmbi u dëshpruar shumë me fjalët e
shqiptarit. I kthehet Anës. E porositi Grenvaldin që tia sjell anën me Shkëmbin
e ri në Amerikë.Babai i shkëmbit ish larguar tash në Australi pa u takua me te.
I dërgoi 5000 dollar në Greqi grenvaldit, tia sjell Anën.Me mikun e tij
Mihalin, me 11.XII. 1996, shkuan në Meksikë,Tijuana Baja,për ta pritur Anën dhe
shkëmbin e ri. Derisa po pinin kafe në HOTELIN E AEROPORTIT.diç nuk është në
rregull foli MIHALI.Rrëzuar është aeroplani Greece – Italy – Mexico në
Caribbean Sea.Shkëmbin thua se e përtypi toka, u humb. Avioni humbi në radar
derisa mbretëronte cikloni mbi detin Carbbean,në det. Jeta kaloi para syve të
tij si shiriti filmik. Grenvaldi vëllau i gjakmarrësit Jozefi, Ana dhe Shkëmbi
i ri pëfunduan në det. Spatën fat.Shpëtuam nga burgu, kufiri, sfidat që
vërshojnë ndjenjat, dhe tani përfunduan në fund të botës. Dashuri e fikur, jeta
e fikur, mosdurim ndaj trupit të saj..Shqiptari më urren, vrazhdësia e kohës…më
shikojnë ndryshe.Vend më nuk pati veq shtrijes së dorës së ndihmës. Kudo që
shkeli shkaktoi trazira.I treti apo i katërti duhet paguaj borxhin e jetës për
të parin, dhe ja fati i ti ishte të paguaj borxhin e jetës. Që nga dita kur
hyri në ATDHE, E TËRË JETA DOLI NGA DUAR E TIA, ISHTE VETËM NJË THUPËR I
LAKUESHËM që sipas disponimit e përdorën. Faj ka, ka faj as që mund të
diskutohet! Del nga dora kontrolli i jetës, njejtë si timoni i veturës dhe
përplaset në vend të padëshirueshëm.Atdheu nuk i duhet të mos i njohësh pasojat
pas. Kështu veproi unë, sikurse edhe babai im Rindi. Ai jetën e vet e zgjodhi
por në Atdhe la figurën më tragjike gruan, ( Shkëmbit ) , që pësuan në vdekjen,
vrasjen nga sigurimi shtetëror në shenjë hakmarrje nga Rindi, babai im.Tani
jeta i vazhdoj Shkëmbit, në qetësi të varfnjakëve, lypsarëve dhe pa streh. Por
prapa kurrë më nuk u kthye…as në det, as te Linda nuk u kthye !..Tyran Prizren
Spahiu,është shkrimtar i kohës modern, i dashurisë letraro – poetike,
pëfaqësues i denjë i kohës dhe i epokës së re, ku bota e tij letrare trashëgon
një pronë të çmueshëm letrare e shpirtërore.Përmes veprës nxorri padrejtësin
nga ajo gremi e pafund !....