Kulturë » Kozeta
Kozeta Zylo: Larg duart nga Ramush Haradinaj se na e shpifët!
E shtune, 20.07.2019, 05:10 PM
Larg duart nga Ramush Haradinaj se na e shpifët!
Nga
Keze Kozeta Zylo
Kryeministri
i Kosovës i shtetit më të ri në botë ka dhënë dorëheqjen.
Ai
do të paraqitet në gjyqin e Hagës. Ai iu
drejtua popullit të Kosovës ndër të tjera me këto fjalë se: “Nderi Kryeministrit dhe Shtetit duhet të
ruhet dhe unë nuk e poshtëroj asnjëherë. Në Hagë si Ramush Haradinaj do t’i dal
përballë shpifësve, ashtu si e kërkon nderi i luftëtarit shqiptar. Pastërtia
ime dhe e luftës së UÇK-së, e konfirmuar nga dy aktgjykime nuk mund të
njolloset nga askush dhe asnjëherë. Shteti im është Kosova, e paprekshme në
multietnicitet, shumëgjuhësi, në territor e kufij”.
Është
e trishtë, e dhimbshme dhe drejtësi e frikshme, kur shikon që në Hagë gjykohen
Heronjtë e Kosovës që luftuan për të mbrojtur trojet e tyre nga bisha
hitleriane e Sllobodan Millosheviçit dhe kompani, ndërkohë ringrihen kriminelët
serbë...
Ramushi
e ndjeu në asht robërinë serbe dhe doli të luftojë për Lirinë. Nënat në Kosovë që lindnin djem u bënë
heronj, se i kërkoi koha, i kërkoi Kombi, i kërkoi Liria.
Liria
e fituar me gjak e bëri atë Hero. Bijtë që luftojnë për trojet e tyre të
pushtuara nuk gjykohen, por gjykohen kriminelët serbë, pushtuesit që bënë
genocid ndaj popullit martir të Kosovës.
Larg
duart nga Ramush Haradinaj se na e shpifët!
19 korrik, 2019
Staten Island, New York