Kulturë
Demir Krasniqi: Shkollat shqipe në Sanxhak
E shtune, 27.07.2019, 10:05 AM
Shkollat shqipe në Sanxhak
-Teksti , muzika dhe
interpretimi : Demir Krasniqi –
Nëpër shekuj n’ histori , në krahinë nëpër Sanxhak –
Luftoi populli për liri dhe për te është derdhë shumë
gjak !
Nëpër lufta pleq e t’ ri , kanë derdhë gjakun për liri ,
Për të drejta e pavarësi , për bashkim me Iliri !...
Refreni
:
Kur n’ Sanxhak në fshatra dhe Novi Pazar ,
Kishte shkolla shqipe me plot nxënës shqiptarë –
Nxënësit shkonin
n’ shkolla me plisa të bardhë ,
Mësonin n’ gjuhën shqipe , t’ gjithë ishin krenarë !
Prej vitit Dyzet e Një, deri më Dyzet e Katër –
Shkollat shqipe në Sanxhak i hapën me hatër !
Italianë edhe gjermanë ishin në pushtet –
Nuk donin shqiptarët me i lanë t’ rrojnë analfabet !
Refreni
:
Kur n’ Sanxhak në fshatra dhe Novi Pazar ...etj.
Ushtarëve shqiptarë me ushtarët italianë –
Atyre iu ndihmuan dhe ushtarët gjermanë !
Duke mbajt flamurin nazist dhe shqiptar –
Në vitin Dyzet e Një , në Novi Pazar !
Refreni
:
Kur n’ Sanxhak në fshatra dhe Novi Pazar ...etj.
Sanxhaku me kryeqendër në Novi Pazar –
Ka qenë i banuar me shumicë shqiptarë !
Politika e egër që u zbatua n’ Sanxhak –
I asimiloi shqiptarët në kombësi boshnjak !
Refreni
:
Kur n’ Sanxhak në fshatra dhe Novi Pazar ...etj.
Shqiptarët e Kosovës dhe ata të Sanxhakut ,
Nuk kishin zgjedhje tjetër për t’i ikë derdhjes së gjakut
,
Pos bashkimit me gjermanët dhe me italianët –
Për t’ a gëzuar
bashkë lirinë nga të gjitha anët !
Refreni
:
Kur n’ Sanxhak në fshatra dhe Novi Pazar ...etj.
Gjatë pushtimit 20 vjeçar t’ ushtrisë serbo – sllave ,
Ishin nënshtruar represionit t’ Mbretërisë Jugosllave ,
Duke iu mohuar çdo e drejtë elementare –
Vetëm pse i takonin kombësisë shqiptare !
Refreni
:
Kur n’ Sanxhak në fshatra dhe Novi Pazar ...etj.
Prandaj, t’ gjithë shqiptarët e kësaj natyre –
Gjermanët dhe italianët i panë si çlirues të tyre !
Kështu stinë pas stine , dimër edhe verë –
Për lirinë që gëzuan , ua dinin për nderë !
Refreni
:
Kur n’ Sanxhak në fshatra dhe Novi Pazar ...etj.
Gjatë kësaj periudhe n’ Sanxhak shkrepnin rreze drite –
Kudo ishin hapur shkollat n’ gjuhën shqipe ,
Që kurrë më parë nuk kishin ekzistuar ,
Edhe zogjtë e malit i kishin gëzuar !
Refreni
:
Kur n’ Sanxhak në fshatra dhe Novi Pazar ...etj.
Sllavo – komunistët kur erdhën n’ pushtet –
Shkollat shqipe i mbyllën në fshat e n’ qytet !
Nëpërmes të forcës edhe të sundimit –
Për shqiptarë filloi procesi i asimilimit !
Refreni
:
Kur n’ Sanxhak në fshatra dhe Novi Pazar ...etj.
Gjilan
, më 20.07.2019 .
Demir
Krasniqi