Kulturë
Lekë Mrijaj: Intervistë me shpirtin epik të këngës shqiptare, këngëtarin e mirënjohur, Milaim Mezini
E shtune, 27.07.2019, 03:25 PM
Intervistë ekskluzive me shpirtin epik të këngës shqiptare, këngëtarin e mirënjohur, Milaim Mezini
Intervistoi: Lekë Mrijaj
Këngët e këngëtarit të mirënjohur shqiptar Milaim
Mezinit, janë këngë të veçanta në shumë segmente krijuese dhe interpretuese.
Për dallim nga këngëtarët të tjerë të muzikës popullore këngët e këtij doajeni
të muzikës së mirëfilltë shqiptare kanë krijuar e kënduar dhjetëra e qindra këngë,
albumi i këngëve të tij duket modest, por origjininaliteti i këngës së tij
është tejmase i veçantë, qoftë me zërin burrëror, të lindur apo të trashëguar,
qoftë me përzgjedhjen e këngëve, meqë ai ka kënduar këngë popullore, historike
dhe këngë trimërie, qoftë me melodinë dhe kompozimin e shquar artistik, qoftë
me mënyrën arkaike të të kënduarit, qoftë me forcën e brendshme shpirtërore,
mobilizuese, që iu ka dhënë këngëve.
Të gjitha këngët e Milaim Mezinit, janë
optimiste-pozitive e janë antologjike, e sa të tjera këngë të tija janë këngë
të krenarisë kombëtare, këngë që do të mbahën mënd përjetësisht apo që kurrë
nuk vdesin e që do të përcjellën nder breza, siq janë: Nëna e Legjendarit-Adem
Jasharit, Pushka e parë në Puse t'Nikês, Vêllezër të idealit, Kënga e Gurbetit,
Puntë e tua pleqnoj vetë (këngë satirike), Ruaju të keqit (këngë satirike),
duet Këngët (s'bashku me Mahmut Feratin) për bacën Bajram (Currin), këndon
bylbyli, Lamtumirë e dashur (hit këngë e mbetur), dy lulëkuqe nja bojë pemë,
moj e mira qufurake e shumë e shumë këngë patriotike të tija të cilat i
degjonim në fshehtësi me vëllaun e këngëtarit Milaim Mezinit (Mehdiun), në
ish-armatën jugosllave permes valëve të
hershme të mengjesit në“Radio Tiranë”!
Ritmi dhe gradacioni artistik i këngeve të Milaimi të
sjellë në kujtesë hapërimin e kalorësve që të sjellin në kujtesë kushtrimin e
mobilizimin e gjithmbarëshëm popullor, për liri, demokraci dhe pavarësinë e
Kosovës dhe për të mos lejuar ushtrinë
pushtuese serbiane t’i mbajë të okupuara trojet tona Arbërore, troje sa e sa
herë të lara me gjakun e trimave dhe trimëreshave të skalituar në Lapidarët e
Lirisë.
Në këtë intervistë ekskluzive për gazetën “Bota Sot”,
Milaim Mezini tregon për jetën e tij të pergjithshme, profesionale e private.
Cili është Milaim Mezininë në
prizmën tuaj. Mundësisht na prezentoni një biografi tuajën?
-Kam lindur me 30 prill 1959, në fshatin Biçec, të
Kaçanikut. Kam punuar në “Sharrcem” për 36 vite, tani jam në pension të
parakohshëm. Por për artistët s’ka pushim. Aktualisht jetoj në Ferizaj dhe
punoj së bashku me djemtë e mi: Artin dhe Andin, në audio-studion tonë
muzikore, “Arti Records”, aty ku vlojnë këngët nga shumë këngëtarë/e nga të
gjitha trojet tona etnike!
Nga kush jeni motivuar të merreni me
muzikën popullore dhe folklorike?
-Këngën e kam trashëgimi familjare denbabaden dhe tek ne
Mezint’ i’a thonë këngës i madhë e i vogël. Babai Hakiu, ka kënduar dhe
egzekutuar në instrumentet frymore, gjyshi im: Dani, kishte pasë dy qifteli,
,kurse për babain e tij Fazliun, thuhet se ai kishte qenë një këngëtarë shumë i
njohur në anën tonë. Për të thonë “Kur këndonte Fazliu, e shkymte llambën”!
Ju kujtohet kënga e parë si këngëtar
dhe autori i tekstit të asaj kënge?
-Kënga e parë që kam kënduar ka qenë: “Mori Shkodër, moj
mizore”.Autorin, as sot nuk e di..??
A keni zhvilluar aktivitet kulturor
në ndonjë SHKA?
-Po. Unë jam edhe njeri ndër themeluesit e SHKA “Rrezet e
Sharrit’’ Biçec, Kaçanik. Mbi 10 vite udhëheqës artistik. Kjo SHKA, asokohe
ishte shumë e njohur në vend me interpretimet e saja të suksesshme gjithandej.
Më vonë kam qënë edhe në SHKA “Bajram Curri” të Prishtinës, pak kohë në SHKA
“Përparimi” të Kaçanikut, kurse tani në AKV “Kastriotët” të Ferizajt’!
Keni kënduar vet, apo edhe me diken
tjetër?
-Në fillim me disa fqinj, por nga viti ‘81, krijuam një
duet me këngëtarin e mirënjohur Mahmut Ferati. Përkrahjen të madhe kishim nga
instituti Albanologjik i Prishtinës, respektivisht nga etnomuzikologu i ndjerë,
Bahtir Sheholli. Perfomanca jonë shumë shpejtë u pëlqye nga publiku. Ne sollëm
në Kosovë për herë të parë edhe këndimin dyzërësh. Kurse si rapsod kam kënduar
edhe me kolegë tjerë: Shaqir Cervadikun, Baki Bakiun, Skender Shabanin, Nejazi
Likën, Xhabir, Hajriz Elezin, por herë pas here edhe me vëllaun tim Mejdiun,
mërgimtarë!
Me këngë keni marr pjesë dhe merni
kudo në shumë festivale folklorike në gjitha trojet shqiptare, dikur edhe në
vënde të ish/jugosllavisë e në diasporën shqiptare. Amund të na thuani në cilat
vënde keni marrë pjesë dhe si është pritur dikur në ish/jugosllavi, veshja
kombëtare?
-Po, për një dekadë rresht ishim pjesëmarrës në RFBK
“Gllogovci”, Festival i folklorit i papërsëristshëm, sepse ishte nën
përkujdesjen e dorës profesioniste, pastaj në festivalin Evropian ,,Bemus’’ në
Beograd-1988, ,,Takimet Abrasheviq” në Valevë-1986, ,,Kongresi i punëtorëve’’
në Sarajevë-1987, ,,Mikrofoni i artë’’ në Prishtinë-1988, ,,500 vjetori i
Arbëreshëve’’në Kalabri & Sicili të Italisë-1988, ,,Kongresi i Folklorit’’
në Prishtinë, organizuar nga Instituti Albanologjik i Prishtinës dhe shumë
turne nëpër diasporë etj. Veshjet tona kombëtare kanë kolorit të shkëlqyer dhe
gjithmonë janë mirëpritur nga të gjithë. Mund t’a veçoj vetëm një rast jo të
mirë në Beograd, ku etnomuzikologu serb, ishte i vetmi që nuk na intervistoi,
por profesori tjetër Deviç, u pa ndryshe nga ai, sepse ai na përçafoj
ngrohtësisht për performansën tonë, përndryshe ngado që performuam, jemi
mirëpritur ngrohtë!
Ju, përveq këngëtar, jeni edhe krijues i shumë këngëve?
-Krijimtaria është dhunti e Zotit, dhe që nga bankat e shkollës fillore e kam
dashur krijimtarinë, së pari në role teatrale, pastaj edhe në këngë, pa ndarë
tash e një gjysëm shekulli. Deri më sot kam krjiuar e interpretuar mbi 400
këngë, rreth 150 sosh për dëshmorët e kombit dhe 140 këngë për fëmijë, pastaj
këngë gurbeti, balada, satira, parodi dhe së fundi kam përmbledhë rreth 140
anekdota. Deri më sot kam incizuar edhe 13 albume, (tre, në duet me Mahmut
Feratin) dhe rreth 40 videklipe etj. Më kan dhuruar tekste me vlerë edhe
aotorët tjerë si: Imri Musliu, Faruk Tasholli, Berat Luzha etj.
Çfarë simbolizon kanga "Krizë
morale" në këngët tuaja të fundit. Çfarë ju bëri frymëzues "Kriza
morale". A mund të na flisni pakëz për këtë hit këngë?
-Moralin tonë nëpër shekuj e kan ëndërruar shumë popuj
tjerë. Por k’to vitet e fundit jemi dëshmitarë se morali në shoqërinë tonë nuk
është si dikur?! Para dy dekadash luftuam me armë dore, kundër një armiku që
për ne ishte superfuqi, por ne e fituam luftën, sepse morali ynë ishte shumëlartë.
Sot kur sheh shkollat plot, akademitë plot, shtëpitë e Zotit, Kishat dhe
Xhamitë lot, morali do duhej të ishte shumë lartë, por tani po ndodhë e
kundërta për fat të keq, morali ka rënë për tokë. Respekti jo në nivel, nataliteti në rënje,
antivlerat, shundi-kiqi, politika servile, miqësia falso, etj, këto janë ato që
m’kan shty t’a realizoj këtë këngë satirike, si një mesazh, e cila u vlersua
shumë nga të gjithë, sepse është realiteti ynë i sotëm!
Kënga juaj i ka kapërcyer tashmë
kufijtë e Shqiptarizmit e diasporës së saj. Cfarë mund të na thuani?
-Vetëm me punë, disiplinë dhe përkushtim arrijmë aty ku
synojmë, duke respektuar autoktoninë tonë në radhë të parë! Kam qenë shumë i
lumtur kur kam dëgjuar grupin muzikor Gjerman “Super 700’’ duke kënduar këngën
tonë ”Kur jam kanë nji vakt i ri” etj.
Cili shte koncerti më mbresëlënës
për ju? Ç'ndjesi të jep adhuruesi i muzikës?
-Kam shumë, por do ta veçoja koncertin që dham më 1988 në
Sicili, tek Arbëreshët e Italisë në nderim të 500 vjetorit të Skenderbeut. Aty
pamë se si ruhet gjuha, kultura dhe tradita me shekuj, për t’mos u asimiluar
brez pas brezi. Po, adhuruesit na detyrojnë të punojmë edhe më shumë, sepse Ata/o
janë vlerësusit më besnik.!
I keni kënduar dhe i këndoni përherë
Kosovë, Shqipërisë e dëshmorëve të saj, madje atëherë kur vëndi kishte nevojë
me shumë se kurrë për mbështetje. Çfarë ndjesie keni kur i këndoni shqiptarizmite
dëshmorëve të saj?
-Jo vetëm sot, por edhe në kohërat e egra shpesh jam
atakuar me regjimin okupues Serbian,
sepse isha papërshtatshëm dhe shpesh më kanë sanksionuar, cenzuruar në
mënyra të ndryshme, vetëm pse këndoja këngë patriotike?! Pas luftës çlirimtare
kam kënduar shumë këngë dëshmorësh, duke i ngritur në piedestalin më të lart
përmes artit të këngës. Shumica sot më thërrasin ‘shpirt epik’. Prandaj këngëve
të mia, shpirtin u’a dhan dëshmorët, sepse ATA flijuan më të shtrejtën, jetën.
Disa më quajnë edhe si ‘zëdhënës i tyre’, sepse një pjesë të tyre i njoha nga
afër dhe i kam prekur me dorën time!
Jeni nderuar me disa çmime, nga
pasion i juaj për këngën, nga prezantimi i juaj dinjitoz përpara publikut
shqiptar. Çdo të thonë për Ju ato çmime?
-Çmimet nuk t’bëjnë të pasur materialisht, por ato të
bëjnë të pasur shpirtërisht. Deri më sot kam marrë shumë mirënjohje, lavdata
dhe një dekoratë, medalje nga shoqata “Duart e shpresës” për koncertet
humanitare gjithandej vendit, si dhe në festivalet për fëmij, nga Juritë
profesioniste, kam fituar gjashtë herë vendin e parë!
Duke ju përcjellur me vemëndje dhe
duke i dëgjuar me kënaqësi këngët tuaja, disi këngët tuaja e marrin për
shtypjen se ato janë si uji i qetë, uji në vrapim e nganjiherë si uji rebelues,
me plotë pragje të pafundme. Si do e karakterizonit muzikën tuaj?
-Kuptohet, dhe unë jam pjesë e këtij populli të
shumëvuajtur. Të mirat dhe të kçiat i ndajmë së bashku. Më prekin shumë gjëra
në shpirt, qoftë të mira dhe të kçia që na ndodhin. Mundohem gjithmonë që t’i
prekë temat të ndryshme nga përditshmëria e jonë, duke i shëndrruar ato në
vargje dhe tinguj, por pa egzagjerime, fryrje të mëdha. Vetëm duke e parë
realitetin, duke gjykuar paanshëm dhe guximshëm, sepse poetët dhe artistët
dihet se janë,jo vetëm argëtimi, por ngajher edhe tërmeti ynë!
Stuhia e keqe i merr njerëzit e
gabuar, njëkohësisht në këtë kohë po i shohim se njerëzit e këq i bëjnë kulturë
të gabuar. Sipas jush, a mendoni se kultura është në një kaos apo në stinë të
keqe, e cila është futur një çorr sokak, apo?
-Fatkeqsisht kjo është shumë evidente. Në dikasteret e
kulturës pak shohim njerëz adekuat, profesionist.Aty emërohen njerëz partiak,
pa patur fare njohuri për kulturën. Bile në disa Komuna është për të ardhur
keq, sepse i kan hequr drejtoritë e kulturës. Njerëz të menqur kan thënë: “Ndaq
me zhdukë një popull, ska nevoj t’a vrasësh, vetëm zhdukjani kulturën”?!
Politika ka futë hundët thellë në çdo pore të jetës, prandaj jemi viktimë e
saj. Uroj të mbushemi mend dhe të shohim pa syze dioptrike?! Tashmë jemi
dëshmitar se me kulturë dhe sport po pushtojmë botën, atëherë s’duhet lejuar
këto marifete jo të mira në kulturën e një populli me traditë shumë të lashtë.
Aështë me keq se kur ishte keq
(kohën e paraluftës, apo tash), dhe kur sipas jush, a do të jemi në gjendje të
shohim më qartë rrjedhën e gjërave për të mirë, flas në aspektin kulturor-muzikor?
-Nuk është katastrofë, por edhe s’mund të themi se shumë
mirë është. Nëse kujtojmë të kaluarën me gjithë at shtypje, censurë, si arritëm
të ishim aq produktiv dhe cilësor me ato pak mjete që kishim, kurse sot pa
kurfar censure kemi rënë nga niveli artistik, ku vlerat mund t’i numërojmë në
gishta?! Padyshim fajtorë jemi edhe ne vet, sepse pak i servojmë publikut vlera
të mirëfillta, duke mos investuar në ato sa duhet.Kur një këngëtar paraqitet
100 herë para publikut me të njejtën këngë, sado e mirë ajo këngë, kuptohët që
edhe publiku krijon monotoni. Krijues kemi mjaft, por pak investojmë aty ku
duhet.Ata/o që kan, investojnë, por jo që nuk na shijojnë, por vetëm baltosin
këngën tonë me lloj, lloj krrokamash, melizmash orientale arabo-turko-sllave
etj. Kështu që tash për tash vështirë të shohim rrjedha të qiltëra!
Ndodhemi në një krizë të
krijimtarisë kulturore që ka prekur sidomos etnosin shqiptar. A ka ndonji
mënyrë tjetër për ti evituar bastarduesit e muzikës e tallava, këngëtarët e
parashutistët të tjerë të kësaj lëmie. Si do të mund ti eleminonim ata çfarë
mendoni?
-Mendoj se vetëm me vlera të mirëfillta, me më shumë
investime dhe me një kriter paksa më të
prerë, sidomos në mediat tona, që shikojnë vetëm përfitimet e tyre materiale, pa
qarë kokën sa vlerë kan ato. Kështu e dëmtojnë
folkun, respektivisht muzikën popullore, e cila ështe shumë e bujshme.
Kultura e jonë është brilante, por sot është atakuar nga disa njerëz diletant
dhe të pandërgjegjshëm, të cilët shpesh bëjnë edhe racizëm kulturorë, me
vetëdije, apo pa te, duke sharruar thellë në moqalin e marrëzisë kulturore!
Cilië shtë ndikimi i mediave
digjitale për kulturën shqiptare. Është positive, apo?
-Për fat të keq ato vetëm s’apo e dëmtojnë kulturën.
Sidomos portalet, sepse më shumë merren me veshjen, zhveshjen e këtij, apo atij
këngëtari, se sa me vlerat që ai/ajo ka servuar publikut. Fokusi i tyre, nuk janë
vlerat, por vetëm klikimet?!
Çfarë na nevojitet për të qenë i
lumtur? Çfarë akordi magjik i duhet adhuruesve të muzikës shqiptare?
-Të gjurmoimë në burim. Vetëm aty e shuajmë etjën. Populli thotë: ‘’Mos pështyj në bunarin që
ke pirë ujë me dekada e shekuj ’dhe mos lakmo të huajën”. E huaja s’bëhet
kurr e jona. Pushimin shpirtëror dhe akordin magjik e gjejmë vetëm në thesarin tonë, i cili është i pafund për jetë e mot!
Cilën këngë e keni ma me për zemër
dhe pse e keni atë këngë?
-Nuk ka këngë të keqe, por varet ne sa i japim shpirt
asaj. Të bësh dallime mes këngëve tua, më duket sikur të bëj dallime ndaj
fëmijëve që t’falë Zoti.
Cilët janë këngëtarët e preferuar,
shqiptar?
-Ka shumë, por nga etnosi ynë janë të pavdekshmit: Sali
& Feriz Krasniqi, Bajrush Doda, Avgustin Ukaj, T’bijtë e Sefë Mleqanit,
Tahiri & Hashimi etj. Nga muzika popullore: Nexhmije Pagarusha, Shyqri
Alushi, Ismet Peja, Vaçe Zela etj. etj..!
Cilat janë angazhimet aktual edhe
planet tuaja më të afërta?
-Si përherë me punë, krijime, kompozime, inçizime,
xhirime. Krijimtaria s’është e lehtë dhe kërkon disponim dhe shumë angazhim.
Shpeshëherë edhe me pagjumësi. Unë, nuk punoj vetëm pë vete, por edhe për të
tjerët. Me dëshirën që një të ardhme, që gjithë këtë volum krijues t’a botoj në
disa libra, sipas zhanreve të këngëve!
Dhepërnë fund, çfarë mesazhi na
jepni për adhuresit tuaj të muzikës?
-T’mos shkëputemi kurr nga melosi ynë, sepse aty është
thesarë i knaqësisë sonë shpirtërore. Gjurmoni në te, jetoni me te, sepse nuk
është vetëm argëtim, por edhe frymëmarrje e jonë në çdo sekond të jetës ngado
që shkojmë. Sa më larg antivlerave, apo vlerave të dyshimta, të cilat vetëm sa
na dëmtojnë dhe helmojnë brezat tonë në ardhje. Faleminderit për intervistën.
Suksese në vazhdimësi dhe respekte Juve si gazetë dhe lexuesva t’uaj besnik.!