Kulturë
Përparim Hysi: "Nxehtësi" korriku
E diele, 28.07.2019, 09:55 AM
"Nxehtësi" korriku
(poezi lirike)
Nga
Përparim Hysi
1. Kur nuk bën asgjë
Sa
e"ëmbël" është që mos bësh asgjë
T'i
lëshosh mendimet pa kapistall
Parasysh
sheh një"film pa zë"
Ti
veç vështron dhe sikur bën "pallë"
Sheh
fëmijërinë që kalon zbathur
Pastaj
çunak që zë e bubullon
Dhe,sado
që tani je flokëzbardhur,
Sheh
dashurinë që shpirtin ta trazon.
Fanepsen
parasysh shkëndijimet
Shkëndijime
të dy syve vezllues
Të
prekshme bëhen përjetimet
Se
kujton kohën,kur nuk rrije "sus".
Shkundesh
nga "apatia"dhe bëhesh i gjallë
"Asgjëja"
zhduket sikur nuk qe
(Po
kur "nuk ke bërë asgjë", more kokëbardhë?)
"Asgjënë"
për ty e beson kush nuk të njeh.
2. Nuk dalin gërmat e
alfabetit
Për timeshoqe, SIKËN!
Nuk
dalin gërmat e alfabetit
Ato
që do shkruaj për ty.
Jam me fat dhe nga më të përkëdhelurit
Ndaj
për ty,po e shkruaj këtë poezi.
Kaluan
mbi pesëdhjetë e shtatë vjet
Që
jemi bashkë të dy
I
vetmi fat që kam patur në jetë
Që
unë të zgjodha ty.
Ishte
pak nga ZOTI si bekim
(Zoti
është lart e poshtë shikon)
Që
e bekoi dashurinë
Që,mes
nesh, nuk shteron.
U
plakëm bashkë e u thinjëm
Po,
për ty, dashuria është në shkallë të epërme
Oh,
veç me ty unë nuk nginjem
Moj,
imja dashuri! E v e t m e!
3. TI
Sa e hijshme ishe! Sa e hijshme!
Si
një lule gati në lulëzim
Një
buzëqeshje dhe sa e gjindshme!
(Kështu
je në timin përfytyrim)
Ti
kishe shkëlqimin e një femre të lumturuar
Se
dashuroje dhe ndjeje kënaqësi
Oh,e
kujtoj atë kohë moteshkuar!
Se
më bëhet sikur po e shijoj tani,
Qenë
çaste me të vërtetë romantike
Sa
pasionante, aq dhe të zjarrta!
Bëj
t'hu, o moj kohë! Ku je, o moj mike?
Se,
për mua, ke qenë më e veçanta.
4.Syri im
Syri
im kullot azat
Mezalla,
s'e njeh kufi
Sado
dua unë ta bëj zap
Harron
që nuk jam i ri.
Pa
zë vihet në "përgjim"
(jo
kush hyri apo doli)
Pa
shiko, mor Përparim
Sa
e bukur kjo që foli!
Edhe
sulet pas asaj
Pas
asaj që është e bukur
As
që pyet në e kam kollaj
Në
këtë moshë të bëhem turbull.
Syri
im gabon në"çmim"
Dhe
ma bën mendjen veri
Ndaj,
i ziu Përparim
Veç
këndon për dashuri.
5. U plaka
Ja:
u plaka! Po pastaj?
Asgjësend
tek unë s'ndryshoj
Se
s'e kam hiç kollaj
Pas
të bukurës, mbes pa gojë.
Si i ri
,prapë kam huqe
Sikur
ndizem, lëshoj "xixa"
As
që pyes unë nga turpe
Dhe
në trup mbushem mornica,
Turrem tutje pas asaj
Se
më del nga koka tym
Sikur
prapë e kam kollaj
Si,
dikur, mor Përparim.
Tiranë,17 korrik 2019