Kulturë » Kozeta
Kozeta Zylo: Nga mitra mëmësie
E diele, 28.07.2019, 06:10 PM
Keze Kozeta Zylo
Nga
mitra mëmësie
Brengat
dhe trishtimet e mbysin një grua,
Si
grimcëza rëre i qorrojnë sytë,
Nga
qerpikët e lagur i bien lotët si krua,
Dhe
aksidentalisht një botë mund të mbyt.
Ajo
ka bërë pakt të jetojë në Paqe,
Dhe
pse flakët mundohen ta përpijnë,
Portën
e shpresës e mbjellë bahçe më bahçe,
Dhe
bëhet roje e ndonjë pabesie në kthinë.
Shpesh
gjërat pa lidhje i bën nyje harrese,
Për
mendjet gjysmake që tymosin llafe,
Ato
i përcjellë në heshtje si kortezhe,
Ndryshe
s’do ta quaja grua gjeniale.
Askush
s’kujtohet se ç’ishte kjo grua,
Nga
akullsia e tyre e mori brinjë më brinjë,
Imazhi
i saj më shfaqet si fajkua,
Që
jeton në ajër dhe krahët rreh e lirë.
O
grua e bukur me petale mirësie,
Që
terrin ndriçon me dritëzat e syrit,
Udhët
e shpresës vijnë nga mitra mëmësie,
Dhe
ju bejnë sfidë ikonave prej dyllit.
Fund korriku, 2019
Staten Island, New York