Kulturë
Kalosh Çeliku: Unë jam Ai Ujku Poet
E hene, 29.07.2019, 07:08 PM
KALOSH ÇELIKU
UNË
JAM AI
UJKU
POET
(Kope delesh nënkryeme
në vathë para Ujkut)
Përditë, shoh kope
delesh nënkryeme
Qafërjepura.
Zgjebosura edhe në tru.
Deledashi u pri me
tespi kuqezi. Xhami
Çallmë turku ka
vënë në kokë. “Ilahi”.
Pavetëdije, se:
Bariu i shti në vathë
Mrize. Struken nën
Dardha Gorrice.
Dhe, e presin
mikun e qengjit te Lumi
Babai tij, vitin
që iku ia turbulloi ujin?!
Nuk e dinë, se:
pas vathe i pret Delengrënsi
Pasmesnate, me
hënë t’i shpie në “Xhehnet”...
(Bereqeti Mikes Di
nën hije Rrapi)
Përderisa, Sot
Mulla Sula e bëri “hallall”
Rakinë e rrushit.
Dhe, Shtëpinë Publike
Pehrrinë Meleke.
Omar Khajamin, Mik
Besnik. Dy
shtambat me verë të Mikes
I shpalli Mekë.
Ujë shërues “Xhehneti”:
Unë, nateditë
lutem nën Rrap. Çarshi
Imzot, m’i shto
këto armiq edhe Nesër
Pas porte, në vend
miqëve me besë
Tespi kuqezi. Dhe,
“ilahi” në xhami!...
(Heu vogëlushe rrugaçe
Unë jam Ai Ujku Poet)
Heu, vogëlushe!
Unë jam Ujku Poet
Sonte, të bëj ta
përqafosh Diellin.
Edhe, hipësh në
shpinë Hënës plotë
E çmendur
fluturosh përtej Qiellit.
Gjithë natën të
arratisesh mes reve
Mjegullave e
rrufeve. Yllit mëngjesit.
Herët, zgjosh
Veten në mesditë
Shkaku, se: Unë
jam Ujku Poet...
(Burrë mes vape pse s’i pi
vetë ato shtamba me ujë)
Mjeku, thotë: Pini
dy litra ujë mes vape
Zagushi e madhe.
E, Unë i përgjigjrm:
I pi Dy shtamba
verë të bardhë të Mikes
Edhe, Dy litra
birrë të Xhadisë armike.
Mjeku, më thotë:
Sot, pi dy litra ujë çeshme
I përgjigjem mes
Dy shtambavere të Mikes:
Jo, o mik, se: Nuk
më zgjojnë dot nga Varri...
(Kur fillova ta urrej Veten
Dhe dua Xhadinë)
Kur, Unë fillova
ta urrej Veten
Dhe, dua armiqtë e
mi besnik?!
Thash, me vete:
Rash në dashuri
Miken time besnike
Di - Xhadinë.
Kur, Unë fillova
ta urrej Veten
Dhe, u dashurova
me Xhadinë?!
Thash, me vete:
Rrospia e bukur
Nesër, do më vrasë
me Poezinë...