Kulturë
Fatmir Halimi: Fetah Sheholli - Akull e zjarr
E enjte, 01.08.2019, 07:00 PM
Në kuadër të “Festivalit Kombëtar të Letërsisë dhe Ditët e Diasporës” sot po promovojmë VEPREN POETIKE “AKULL E ZJARR“ TE POETIT E PROFESORIT FETAH SHEHOLLI
Nga
Mr. Fatmir Halimi
Përshëndetje
t? nderuar t? pranishëm: shkrimtar e poetë nga e gjithë gjeografia shqiptare
dhe ju mysafirë të tjerë, adhurues t? fjalës s? bukur artistike shqipe!
Nën
udhëheqjen e shoqatës kulturore „Prokult“ nga Podujeva është hera e tetë që
organizohet “Festivali Kombëtar i letërsisë dhe Ditët e diasporës“,
të përkrahur çdoherë nga Ministria e kulturës, kurse këtyre dy viteve të fundit
edhe nga Drejtoria e Kulturës së komunës së Podujevës, për çka edhe u jemi
shumë mirënjohës.
T?
nderuar të pranishëm, mërgimtarët tanë, çdo herë qëndruan afër trungut
kombëtar. Mbajtën gjallë familjet e tyre, ndihmuan skamnorët dhe shkollat
shqipe n? Kosovë, ndihmuan U?K-n? dhe luftën e saj t?
drejtë e çlirimtare, ndërkaq sot, janë potencial i pa
z?vend?suesh?m ekonomik, politik, kulturor, letrar e intelektual. Andaj
edhe meritojnë të bëhen organizime dhe manifestime të ndryshme për nder të
tyre.
Në
gjitha edicionet e kaluara të festivalit tonë, morën pjesë qindra krijues nga e
gjithë gjeografia kombëtare, e ku
dhjetëra krijues morën çmime e
mirënjohje letrare. Çmimet letrare të këtij Festivali tani gjenden në
pronësi të krijuesve të ndryshëm anekënd trojeve tona. Po ashtu dhjetëra
krijues nga Kosova, Shqipëria dhe nga diaspora zgjodhën që në festivalin tonë
të letërsisë të bëjnë përurimin e veprave të tyre letrare, sikurse që do të
bëjmë edhe sot përurimin e librit poetik “Akull e zjarr” të poetit e profesorit
shumëvjeçar llapjan z. Fetah Shehollit me qëndrinm në Zvicër.
Si
Redaktor dhe botues i librit poetik “Akull e zjarr”, do të vërej se poezia e
Fetah Shehollit ka prurje te reja në vargëzim, në ritëm dhe rimë, në figura
stilistike e trope letrare, ku dominon vargu i lirë, gjë që edhe e bëjnë të
veçantë në letërsinë tonë, që krijohet këtu në Kosovë, por edhe në gjithë
diasporën shqiptare.
Të
gjitha poezitë në librin "Akull e zjarr" ndonëse të ndara në pesë
cikle, kanë lidhmëri në mes veti dhe si të tilla na japin një tërësi të
pashkëputur duke përshkruar realitetin jetësor të viteve të okupimi, por edhe
të viteve pas çlirimit dhe pavarësisë së vendit tonë.
Librit
poetik “Akull e zjarr” i poetit e profesorit Fetah Sheholli, sot vjen në dorë
të lexuesit si një vepër me vlerat të larta artistike, që përçon ndjenjën
atdhedashurisë, e cila është e shprehur
pothuajse në çdo poezi të saj.
Dhe
për fund edhe një herë në emër të shoqatës kulturore “Prokult” poetit e
profesorit tonë, Fetah Shehollit i
dëshirojmë mirëseardhjeje, suksese dhe prurje të reja letrare!