E merkure, 04.12.2024, 09:49 PM (GMT)

Kulturë

Blerim Rrecaj: Dallëndyshe mbi Lumbardh

E enjte, 08.08.2019, 07:00 PM


Dallëndyshe mbi Lumbardh

Nga Blerim Rrecaj

Vazhdon gushti. Ky muaj seç të kujton dhe për fjalët "ngusht" e "grusht". Plus ca politikë në mes, shto e përzieji me fjalë tjera si "vetë-dorëheqje", "qeveri", "pu-shtet". Ndërkohë vazhdon viti 2019, ndërsa vazhdon leximi i librit 1984 të Xhorgj Orvellit, edhe në internet, edhe në ndonjë ekran telefoni. Ku do me dalë me këto fjalë, o ti?! Te shohim as vetë nuk e di unë filan fisteku o filan(e) fistek(e). Paj, a nisemi për Prizren, është njëri nga propozimet. Prizreni të uron mirëseardhje dhe është i mbushur me qytetarë, bashkatdhetarë, turistë. Rrugë të mbushura, përpjekje për të gjetur vendparkingje. Kafenetë, qebaptoret, lokalet plot. Ecje mbi ura për të kapërcyer brigje. Lumbardh valëbardhi, rrjedh lehtë e qetë. Rrjedhin kroje, rrijnë e qarkullojnë lypës, përpiqen të zënë çaste 'të papërsëritshme' fotoreporterë. Monitore të mëdha e të bardha vendosur bregut të lumit, pjesëve të qytetit, e lart në kala, ulëse, parapërgatitje me flamujt e bardhë me mbishkrimin: Doku fest. Dikush nga pjesëtarët e ekipit thotë fjalët: test, test. Përmend e përsërit numrat: një dhe dy. Vizitorët, turistët hyjnë e dalin nga monumentet kulturo-historike. Brigjeve të lumit, afër kufinjëve të shtratit verojnë ata që kanë vënë aty çadra, dhe duket se dëgjojnë e flasin me copat e lumit që rrjedh, e rrjedh, mbi të cilin fluturojnë me ngazëllim këto dallëndyshe. Bukuri të pashoqe i japin Prizrenit këto dallëndyshe mbi Lumbardh...



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora