E marte, 03.12.2024, 01:50 AM (GMT)

Kulturë

Demir Krasniqi: Zemra atdhetare e fshatit Orizare

E diele, 11.08.2019, 02:00 PM


Zemra atdhetare e fshatit Orizare

-Teksti , muzika dhe interpretimi : Demir Krasniqi

Do t’ këndoj i bindur  me një këngë krenare –

Për një trim të lindur n’ fshatin Orizare !

Do t’ këndoj me zemër , këngë një veprimtari –

Atdhetar me emër , është Fuat Jashari !

Refreni :

Orizare , moj Orizare ,

Ti gjithmonë do t’ jesh  krenare !

Me djemtë tu përparimtarë –

Për bashkimin mbarëkombëtarë !

I lindur dhe rritur n’ fshatin  Orizare –

Ishte n’ ballë i ngritur n’ rezistencën tonë kombëtare !

Kështu që nga viti 1981 –

Kudo u dallua , shembull për trimëri !

Refreni :

Orizare , moj Orizare ...etj.

Aktivist Fuat Jashari , ishte trim kreshnik ,

Ishte sypatrembur , i burgosur politik !...

N’ krye të çdo aktiviteti ishte prijatar ,

Kulturor , arsimor dhe humanitar !...

Refreni :

Orizare , moj Orizare ...etj.

Por , me sy të hapur na shkoi në amshim –

Me një ëndërr jetësore për realizim !

Atë ëndërr jetësore të bashkimit kombëtar –

Që ta realizojnë pasardhësit tonë shqiptarë !

Refreni :

Orizare , moj Orizare ...etj.

Familjes së tij dhe miqve të gjallë –

Ua la një pasuri për kujtim dhe mall !

Të cilën e fitoi me punë dhe  mundim –

Duke derdhë shumë djersë me plot vetëmohim !

Refreni :

Orizare , moj Orizare ...etj.

Për Fuat Jasharin , lutemi nga çdo anë –

Ty , të qoftë i lehtë dheu i tokës nënë !

Të qoftë i lehtë dheu , shoku ynë i rrallë –

Nuk të harrojmë kurrë , deri sa t’ jem gjallë !

Refreni :

Orizare , moj Orizare ...etj.

Gjilan, më 24. 07. 2019 .

Demir Krasniqi



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora