Kulturë
Kadri Tarelli: Nusja, vjehrra dhe mullixhiu
E diele, 11.08.2019, 09:37 AM
Nusja, vjehrra dhe mullixhiu
Rrëfenjë
Për
inat të simevjehrre, fle me mullixhinë.
Ajo
e ka fajin, ndaj lodha fatzinë.
Në
mëngjes pa gdhirë, nusja para derës,
Ç’
kishte hequr mbrëmë, do t’i qahej vjehrrës.
-Ç’
ke kështu moj nuse, nuk të shikoj mirë,
Në
gushe e në faqe, kush të paska nxirë?
-U
çudit i shkreti, kur i them në sy:
Për
inat të vjehrrës, do të fle me ty!
Se
si shkoj më tej, ti vjehrrë e di,
Si
skifter në krahë, më ngriti ai.
Më
puthi në gushë, pastaj në dy faqe,
Zjarr
i kishte buzët, nën ato mustaqe.
Mulliri
bluan misër, mbrëmë kishte grurë,
Ne
rrinim zbuluar, digjeshim si furrë.
Ai
veç rënkonte, ç’po e lodhte fati,
Unë
turfulloja, më shtohej inati.
Eh,
ç’ po heq i ziu, mullixhi i ngratë,
Ters
vete kjo punë, sa herë zihen gratë.
Herë
tjetër nuse, më lerë, po shkoj unë.
Si
ti do të vuaj, ta ndreq këtë punë.
-Vjehrra
e nuse, pse gërrici si ferra?
Unë
këtu jam, u pres për nga hera.
Jam
usta i mirë, më njeh tërë fshati,
Eja
flemë bashkë, sa t’u dalë inati.
Usta
mullixhiu, sytë mban nga dera.
Kur
po duket njëra, nusja apo vjehrra!?
Mulliri
bluan grurë, mullisi zgjidh hallet,
Shekuj
po kalojnë, bota vazhdon tallet.
Kur
po grinden njerëzit, si vjehrra me nuse,
Ziejnë
muhabetet në çezma dhe puse.
Tërbohet
një fshat, çmendet një mëhallë,
“Nusja”
zbraz inatin, “vjehrra” e nxjerr mallë.
“Për
inat të vjehrrës, fle me mullixhinë!”,
Zemërim
i kotë, fajin mban mbi shpinë.
Ky
rrëfim i vjetër, na kumbon në vesh,
Gjuhën
s’mbajnë dhëmbët, fjala qesh e ngjesh.
Kadri Tarelli
Durrës
më: 27, fund pranvere, 2019.