Kulturë
Tahir Bezhani: Valse jete
E marte, 20.08.2019, 06:14 AM
Tahir Bezhani
VALSE
JETE
SHIKIM I VENITUR MALLI
Tani
po thahet çukina
Vendpushimi
i lotëve të tretur
Gjollave
të përmallimit
Sytë që shikojnë mendimet
Depërtojnë
thellësive të shpirtit
Në
zhveshje dëshirash pafund
Rezonacë e përsosur
pambarim
Dignozë
e pshërëtimave të valëta
Avullim
përvëlues rrahjeve te zemrës
Shikimi
i venitur tretet hullive të jetës
Mjafton
se akoma di të numëroj
Të
lexoj numrin e puthjeve zjarrishtave
Nëpër
tym e flakë retur
Kujtime
të lidhura nyje për ashtin tim
Edhe
i vdekur,dëgjoje këngën time
Shiko
lotimin e syve të venitur përmallshëm
Deri
në amshim...
BELBËZIMË E ËMBËL GJETHI
Vijnë
natën do jone kënge
Në
cep buze një gaz i fjetur
Melodi
hitore
Trazojnë shpirtin
që lëngon
Ato
valse si fyell bariu i bjeshkëve
Hynin
poreve prushnuar etje
Nga
ato fletëza ahu shtërnguar buzëve
Nga
Baci,
Rapsod
i vjetër,gacë dashurie
Pëlciste
ajri paluar mushkërive
Një
këngë plot epsh dashurie dridhej
Tallej
me dehjen time të fshehur
Dhimbjeve të
djegura,thëngji kohe
Shpatijeve
të shituara,bukuri e çmendur
Rrethuar
nga nata, terri e hëna
Dikur,etjen
e shuaja krojeve të kallta
Në fletë ahu
mbështillet malli
“
Mësyja i natë te stani,eeeuuuu
Boronica
plot tavani!....”
Tërë
natën shëtita bjeshkëve
I
doja edhe lotët tua, hijeshi e rrezitur
Zhurmën
e flokëve e doja krahërorit
Ku
ujitet kujtesa rrezeve të hënës
Ëndërr vrapoja
pas zanit të
zanave
Trishtimeve
të jetës si fishkëllimë zemre
Damarëve
të mërdhirë nga flaka...
Gjakovë,30/31gusht,2019
NATA PA DËSHMITARË
Sonte
mërdhij nga zhurmë dënesash
Dhembjet
e gjymtyrëve lidhën nyje
Më
kafshojnë pa mëshirë,çdo kohë
Piskamë
e heshtur shtrydhë palcën
Ikin
nga vetëtimat flakruese
Qiellit
dëgjohen lehje që trishtojnë
Etjës
përvluese nuk di ç’farë t’i them
Kur
gacat lahen prockave të natës
Në
shkumën e lotëve të mi
Shituar prej
zanave të malit
Të
vuajtur rrugëtimeve, pa u parë kurrë
Kush
e provokoj forcen te ndalë dashurinë
Edhe
kur nata flet me terrin
Hijet
puthen afshëm
Ajo ska
kufij,as pasaportë
Oqeanet,detet
do protestojnë....