Kulturë
Neki Lulaj: Po vjen Ahmet Delia!
E merkure, 21.08.2019, 11:26 AM
Po vjen Ahmet Delia!
Hej,
ta lumsha zemrën sa shkëmbi, Ahmet Delia!
Bash
si stërralli që me xixa zjarri ndizet
Me
ty e di fort mirë ku e ka gurrën liria
Me
ty ia njoh regëtimat e zemrës Kosovës martire.
Në
gjunjë ulem në shtaoren ku marr hijen e bajrakut
Me
ty i djeg gjerdhet që më jep largësia.
Oo, ç’ma
spërkate vargun me pikëlat e gjakut
Kur
dëgjoj piskamën “O, po vjen Ahmet Delia!”
Para
teje e gjej saktësisht Kodin e Mbijetesës
Me
ty e sfidoj urtinë që më jepka oda.
Kur
oa prek Drenicës gurët dhe barin e gjelbër
E
ndiej rremb më rremb se ku të buron forca.
E
prapë më presin udhë të largëta kurbeti
Me
mallin e krenarinë që më japin këto male.
Hej,
Ahmet Delia, koha kujtimin s’ta treti
Qofsh
habertari i nesërm i çdo darsme.
Po
vetë Sharri të ulet në gjunjë paksa i heshtur
Duhanin
më të fortë e ndan në kuvende për ty baca.
Me
lirinë e trollit mbetëm në mote supmbështetur
Për
borxhin ndaj Kosovës marrim të tjera flatra.
Sakicën
tënde nuk do ia jap druvarëve në Sharr.
As
kasapëve të mishtoreve me mishin e dashit
Do
ta vë në Muzeun e Lirisë, bash në ballë
Që
ta shohin të gjithë sa e fortë është palca e shqiptarit.
Sakicë,dialekt
– sëpatë
Neki Lulaj gusht 2019