Kulturë
Poezi nga Zymer Mehani
E marte, 20.08.2019, 06:42 AM
Zymer Mehani
Më trego, atdhe…
–
Atdhe, trazimin tim a do të ma kuptosh?
Ne,
a nuk jemi sot shpella të zbrazëta?
Po
edhe ky shekull mos është njerka jote?
Vallë
mos dhe kësaj here po i bëjmë “komplot” kësaj bote?
–
Atdhe, a nuk e paguam me gjak këtë liri?
A
mos u lindëm herët a ndoshta jemi vonuar?
Oh,
mos ma dëgjo zërin tim se jam i dëshpëruar!
–
Më trego, atdhe pse s’je i bashkuar?!….
Pse,
atdhe dhe sot më je me sy të trishtuar?
–
Edhe unë besova
Edhe
unë lëngova
Por
kurrë s’u dëshpërova
Nëpër
flakë vrapova
Gjatë
shekujsh t’neveritur
Por
n’liri besova
U
ktheva i kalitur.
Unë
e di çfarë është pikëllimi dhe plaga
Unë
e di çfarë është padrejtësia dhe ndarja
Por
s’e di Evropa ç’është turpi a marrja!
Humbur
e kam hapin n’rresht t’pafund t’marshimit
Se
m’pat shkelur gjatë këmba e romanit, e latinit
Mandej
edhe e turkut dhe e këtij katilit
Që
u zhdorgj nga Karpatet n’truall t’Ilirikut
E
prej rreshtit kam dalë ta kuptoj drejtimin.
Shekujt
brutalisht janë lëshuar mbi mua
Në
ballin tim kanë gdhendur, kanë pështyrë e damkuar
Por
gjithmonë pata yje në qiellin tim të trazuar
Mirëpo
besimi të mos nxitohet
Sepse
Ribashkimi do të realizohet!
PËR KËTË TOKË
Gjyshi
im ra
Për
këtë Tokë
Dhe
vëllai këtë Tokë
E
mbrojti me kokë
Ah,
dhe një shok
Për
këtë Tokë ra
E
mua t'mjerit
Një
krah m'u tha
Edhe
një motër
E
mbrojti këtë votër
S'e
lejoi hasmin
Këtu
t'bëjë lodër
Për
këtë Tokë
U
flijuan shumë
-Në
cilin front
Do
të vdes unë?!!!
Dua...
Unë
dua ta shoh Gjon Buzuk-Shqiptarin
Dhe
dua ta pyes ku e shkroi “Mesharin”
Dua
ta takoj edhe Pal Engjëll-Trimin
T’ma
thotë me gojë t’vet “Formulën e pagëzimit”
Dhe
Pjetër Bogdanin ta takoj unë dua
“Çetën
e profetëve” ta pyes si e ka shkrua’
Pjetër
Bud-vjershtorin dua ta takoj
T’më
tregoj ai mua cili e tradhëtoi
Edhe
Sami Frashërin dua që ta shoh
Për
“BESËN” shqiptare diçka të më njohë
Bilbilin
e Shqipes, Naimin e Madh
Dua
ta takoj, se zemrën ma ngjall
Dua
që ta pyes diçka për ATDHEUN,
Për
LULET E VERËS dhe për SKËNDERBEUN
Me
Filip Shirokën të takohem dua
T’m’njohë
me “Dallëndyshen”, vallë ku ka shtegëtua’
Me
Hil Mosin, miq, me këtë burrë shqiptari
Dua
t’bisedoj, si duket tradhtari
Dëshiroj
t’takohem edhe me Asdrenin
“Rreth
flamurit t’përbashkuar” ta këndojmë refrenin
Edhe
me Migjenin kisha dashtë të takohem
Por
nuk pata fat se u dogj para kohe
Diku
Në
ëndrrat e mia
Më
mbeti në zemër
I
bukur yti emër
Në
të miat pritje
Imi
mall për Ty
M’u
bë poezi
Në
tonat përqafime
Mori
shqipja trime
U
ndez zemra ime
Pak jam poet
Pak
jam poet
Me
zemrën si det
Herë
përplot tallaze
Herë
tejet i qetë
Kur
t'më ngjiret zëri
Me
timin varg flas
Kur
shkelet butësia
Me
maraz bërtas
Fjalë
e besë kur thehen
Zemërohem,
rrëmbehem
Dashuria
kur shahet
Shpirti
seç më vrahet
E
bardha kur njolloset
Zemra
më brengoset
I
keqi kur prin
Gjaku
n'dej më ngrin
Pëllumbat
kur lodhen
Për
ta fluturoj
Dëshmorët
po t' harrohen
Për
ta vjershëroj
Thur
vargje për qiellin
Malet
majelarta
Për
mamanë n'kuzhinë
Me
duar të arta
Për
motrën mantelbardhë
Në
t'detyrës nivel
Për
Bilbil Bilbiloshin
T'vogëlushes
kurdel
Të
gjitha n' varg i kam
Se
pak poet jam
Kosovë, atdheu im
U
kruspullose,
U
përdhose,
U
dergje,
U
dogje,
U
bëre hi,
U
preve,
U
grive,
U
shkrumbove,
Të
nëpërkëmbën,
Të
damkosën,
Të
shtrinë,
Ttë
grinë
Të
njollosën,
Të
gjakosën,
Të
përgjakën,
Të
përlloqën,
Të
ranë,
Të
shanë,
Por
dot s’të vranë
U
mbrojte
Me
gjak zemrash,
Me
duf çlirimtar,
Me
grushta,
Me
armë,
Me
thikë e hanxhar
Për
Ty u falën jetëra
U
ujite me gjak
U
ruajte me mundim
Kosovë-atdheu
im
Të
dua pa mbarim
LULËKUQET E KOSOVËS
(Përkushtim për
heroinat)
Ju
jeni mbretëreshat e luleve
Në
fushat e mia
Harliseni
me kokë drejt qiellit
Ju
shtohet lavdia
Lulëkuqe
ishit dhe jeni
Në
kujtesë ju kemi
Gjaku
Juaj s'venitet
Është
dritë që kurrë s'fiket
Ju
ratë për t'vërtetën
Kënga
Jua pranveron jetën
N'histori
të kombit keni mbetë
Jemi
me Ju krenarë, o Shqipe me fletë
I LIGU
Punët
e veta- llugë
E
me t’huajat merret
Gjithkund
e futë hundën
Prej
agut, gjer t’erret
S’i
shpëton asgjë
Pa
e parë te tjetri
“T’i
di lug’t në krojshe”
Siç
ka thënë i vjetri
N’shpi
t’vet s’ e sheh buallin
Te
tjetri sheh mizën
E
bën qimen tra
Rron
me qësendismën
Nuk
ka njerëzillëk
I
paedukuar
Kurrë
s’i pushon goja
Duke
përgojuar
Për
vëllanë flet keq
Për
mikun dhe shokun
Trillon
e gënjen
S’ta
këputë konopin
Tërë
ditën e çon
Duke
u sorollatë
Se
Zoti e ka falë
Me
mendjen sakat
Me
dorë asgjë s’prekë
Asnjë
punë s’e kryen
Shpif
edhe trillon
T’bardhën
e përlyen
Këmbë
e tij ku shkel
Tokës
i rëndon
Ndërron
njëqind f’tyra
Si
kameleon
Gjuhë
t’nëpërkës ka
Kudo
therë me fjalë
S’e
mendon të fundit
Të
dalë ku të dalë
Dhe
gjërat e huaja
Shpesh
i përvetëson
N’xhepa
t’huaj futë dorën-
Është
i tij zakon
S’e
thotë kurrë t’vërtetën
Gënjeshtrën
ka shok
Bën
e çfarë nuk bën
Dy
gurë s’i lë tok
Mjerë
sh’pia që e ka
Mjerë
dhe tërë qyteti
Lanetër
e djaj
E
marrshin me veti
Nënë
Në
zemër
Kujtimi
për Ty-
Zjarr
Në
sy
Portreti
Yt-
Vegim
Në
jetë
Dashuria
jote-
Ngushëllim
Këndo
Me
shushurimën e gjethit në mbrëmje
Dhe
me gurgullimën e lumit në mëngjes këndo
Me
përkëdheljen e lehtë të erës
Dhe
në zbardhëllimin e agut, këndo, mos pusho
Edhe
me plagë po të jesh në zemër
Dhe
në vuajtje po të jetosh, kendo
Dhe
në fytyrë kur nuk ke buzëqeshje
Edhe
kur s'të këndohet, s'ka dorëzim, kendo
Këndo
se njeriu është më i fortë se guri
Kështu
thotë urtia ndër shekujt që kalojnë
Këndo
dhe kurrë ti mos e ndal këngën
Gëzo
ditët që vijnë se gjithmonë nuk jetojmë
Pa ty gjë s’jam
Në
timen jetë,
Tuajat
bebëza,
I
pata diell
Dhe
qiell pa re,
Ngjyra
n?ylber.
Në
çdo petale
Pata
dëshirë
T?shkruaj tëndin emër,
S’mund
të t’harroj,
T’kam
ndryrë në zemër.
Në
timin shpirt,
Në
timen zemër
Dashuri
mbolla,
Si
rreze dielli,
Kaltërsi
qielli.
Të
t’puth në ballë,
O
trëndafile,
Pata
shumë mall,
Zemër
të kam,
Pa
Ty gjë s’jam!
ATA
(Armiqtë e kombit tim)
Plumbat
binin mbi trupat tanë
Nga
qejfi dhunonin
E
nga mllefi këndonin
Bukën
na e helmonin
Me
gatë e motrat tona
Netët
i dëshironin
Me
fjalë na lëndonin
E
me thika të prehta
Zemrat
na i shponin
Kërko çfarë të duash
O
vëlla,
kërko
çfarë të duash!
Fjalë,
Besë,
Dashuri,
Shpresë
!
Çfarë
të duash,
vëlla
kërko!
Respekt,
Nder,
Punë,
Vlerë!
Nëse
je i pagjumë
Në
krahë të përkund unë
I
etur nëse je
Me
lotë etjen unë ta deh
Dhe
vetmi nëse ndjen
Për
shok vargun tim e gjen
Gjithçka,
vëlla
më kërko,
Veç
kombin kurrë mos e moho
As
atdheun mos e braktis
Mos
i shërbe kurrë pabesisë
Këngëtari yt u bëra
Për
ty, Atdhe, dashuria flakë yjesh
Dhe
vargjet do t’i shkruaj në poezitë e pafund
Nëse
s’kam letër, në bjeshkët tua do të shkruaj
E
pena po të më mungojë, me eshtrat e bijve tu do të shkruaj
Poezi
dhe vargje të gurëzuara
Dhe
ngjyra e penës nëse do të më mungojë
Për
ty, Atdhe i dashur, Diellit do t’i lutem
Që
ngjyrën e tij të kuqërremtë mua t’ma dhurojë
Por
vargjet për ty kurrë nuk do të shkëputen
Mbi
kodra t’atdheut tim qielli seç përflaket
Një
lot më shkëputet kur shoh epitafet
Për
një dashuri të vlefshme sa jeta
Bij
e bija ranë për këto troje e shkrepa
Unë
poeti vetë i kredhur në mendime
E
kujtoj t’kaluarën e kësaj Toke Trime
Sonte
i mbylla të gjitha portat e vegimit
As
muza t’mos më vijë t’më shpie drejt trishtimit
Atdhe,
dua të vdes në Ditë të Ribashkimit
Për
Ty, Atdhe i dashur pareshtur vargje shkruaj
Për
vlerën e tëndit emër dashuri në zemër ruaj