E diele, 10.11.2024, 10:41 PM (GMT)

Kulturë

Demir Krasniqi: Shqetësimi i mërgimtarit

E premte, 23.08.2019, 06:28 AM


Shqetësimi i mërgimtarit

- Teksti, muzika dhe interpretimi : Demir Krasniqi -

Atëherë kur i mbusha 35 vjet –

Unë , ika e shkova në t’ ziun  kurbet !

Nënë e  babë  i  lash të digjen  me mall –

Që sot ma , asnjërin  nuk i kam të  gjallë !

Ika e i  lash vëllezërit me të cilët u rrita –

Me  t’ mirat e t’ këqijat e  kohës   që i prita !

Ika e i  lash motrat , vatër edhe  tokë ,

Ika e i lash fqinjët  me  miq e me shokë !...

Ika e  lash truallin , vatrën ku kam lindën ,

Vendlindjes ku u rrita , ia ktheva shpinën !

Shqiptarët  n’ trojet tona kem qenë autokton –

Nga sllavët okupatorë  kemi  qenë kolonë !

Në atë kohë plotë me mall nga  kurbeti i zi –

Prej nesh rrallë kush kishte telefon n’ shtëpi !

Familjarët në postë , shpeshherë  kanë shkua –

Prisnin n’ radhë, me djem t’ vet  për të biseduar !

Për bisedë me neve , që ishim n’ shtete jashtë ,

Që aq shumë me zemër e shpirt  na kanë dashtë ,

Ndonjë fqinjë që kishte ndonjë  telefon –

Na e  thërriste nënën që të bisedon !

Për vendlindjen tonë , mezi  pritshim ardhjet –

Rruga e kurbetit  ishte shumë e largët !

Shkonim hipnim trenit prej  Paris – Athinë ,

Për një  kohë të  gjatë n’ vendlindje  arrin !

Në kurbet , e rëndë ish jeta e mërgimtarëve ,

Trenat ishin  plotë të  mbushur  prej udhëtarëve !

Po të  digjte malli si  flaka e  zjarreve –

T’ ua dëgjosh zërin n’ vendlindje  familjarëve !

E sot , në  mbarë botën , kudo ne  që jemi –

Telefonat mobil , nëpër  duar  i kemi !

Por , as familjarët , të  rinjtë , as të  vjetrit –

S’ na shkon mendja t’ ia dëgjojmë zërin njëri – tjetrit !

Nuk e di arsyen , pse dhe çka u bë –

Dashurinë që kishim – nuk e kemi më !

Shpija e telefona na janë mbyllë me dry –

Nuk do kush me t’ ndie , as me t’ pa me sy !...

Gjilan, më 25 .07.2019 .

Demir Krasniqi



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora