Kulturë
Isuf Bajrami: Intervistë me shkrimtarin, studiusin dhe publicistin, Brahim Avdyli
E enjte, 22.08.2019, 10:36 AM
KONJUKTURAT UDHËHEQËSE JANË MAKINA MË E MADHE E KRIMINALITET DHE DUHET TË NDALET
(Intervistë me shkrimtarin, studiusin dhe
publicistin shqiptar, Brahim Ibish AVDYLI)
Nga Isuf
B. Bajrami
Shkrimtari Brahim (Ibish) AVDYLI është i lindur më 5.9.1960 në fshatin Morinë, Komuna e
Gjakovës, Republika e Kosovës.
Ai merret paralelisht me
shkrime shkencore, gazetar e publicist, krahas krijimtarisë letrare (prozë,
poezi, dramë), etj. Biografinë e tij e njohim të gjithë ne që e kemi përcjellur
nëpër gazetat elektronike, anë mbanë tokave shqiptare, ndonëse janë të klasifikuara
sipas ndarjeve administrative: Republika e Kosovës; Republika e Shqipërisë,
Greqi, e Turqi; dhe në anën e kundërt, në Republikën e Maqedonisë Veriore,
Serbi, Mal të Zi, e në tërë mërgatën shqiptare...
Por, shënimet e jetës së
tij i keni hasur kudo, nëpër libra e në faqet e shumta të internetit, edhe në
faqen e tij provizore http://www.brahimavdyli.ch.
Autori ka pasur një jetë
të vuajtur, të mbushur me makinacione të intrigave të ndryshme jetësore; shumë “të panjohura” nga mjaft instanca
shqipare dhe të informimit. Rrugën e tij krijuese e ka hapur me vështirësi deri
në “Kuvendin
Ndërkombëtar” të Tiranës, më 9 deri më 12 maj, të këtij viti, “Vazhdimësia historiko-gjuhësore dhe
etnokulturore e shqiptarëve përmes mijëvjeçareve”, e cila quhej “Rrënjët
tona”. Në fakt, ajo është quajtur Akademia
Alternative Shkencore, të cilën nuk e kanë pranuar akademitë tona.
Ndër të tjera, ka botuar
shumë shkrime, artikuj, analiza dhe akte të tjera politiko-publicistike apo
studimore, që prej rinisë së pjekur e deri më sot, ndërsa gjatë viteve
1990-1995 e ka redaktuar dhe udhëhequr revistën gjithëshqiptare „Qëndresa“, në Zvicër, e cila është botuar periodikisht
me mjaft vështirësi të mëdha, jetësore dhe financiare...
Nuk e kemi pritur se
mund ta botojë këtyre ditëve veprën e madhe me 400 faqe, në format të madh, të
shkrimeve shkencore, analizave, artikujve e dokumenteve, të mbiquajtur “Sondazhe për Kosovën dhe kufirin e saj”,
edhe pse tani janë bërë 29 apo 39 vite që e kemi përcjellur në disa shkrime, të
cilat, i kemi lexuar. Këtyre ditëve e ka botuar, shpërndarë nëpër libraritë dhe
bibliotekat e Republikës e Kosovës, dhe si dhuratë e kam marrë edhe unë. Muaji
gusht është muaji ku do të tipizohet e keqja apo e mira. Shfrytëzoj nga rasti
që të bëj një intevistë të posaçme, për të përmbledhur kohën e gjatë të
bashkëpunimit tonë.
Pyetje:
-Ju jeni parasegjithash
i vlerësuar si shkrimtar i letrave shqipe. Si e krahasoni veten, a jeni
shkrimtar apo diçka më tepër?
Përgjigje:
Unë i përshëndes të
gjithë miqtë e lexuesit, të cilët kanë vullnet e durim të lexojnë gazetat
elektronike, sepse e kujtoj gjithnjë shkrimin e librave të shenjta: “lexo dhe mëso”. Ne duhet t`ia dimë
rëndësinë e kësaj thënie kolosale dhe duhet ta respektojmë apo ta shpiem në sendërtim.
Po. Parasegjithash jam KRIJUES, e kjo është krijimi i letrave
shqipe, sepse jam djalë ilir dhe e flas
gjuhën shqipe. Krijimi i zë të gjitha shkresat, edhe letrare, dhe jam i kësaj
bote të përkohëshme, pra të provave. Vetë
jam provë midis provave, dhe e
provoj artin e shkrimit. Arti i shkrimit është edhe arti im letrar; jam
postmodern i poezisë lirike dhe i prozës e dramës, por romanet presin pas
vdekjes sime, ndoshta do të botohen, sepse të hollat i penguan vazhdimisht të
tjerët. Dhëntë fati e të mos vidhen e humbin si të tjerat!...
Pyetje:
-Ju marrin si poet, si
shkrimtar, si studius, e edhe si gazetar… Cilat vepra i keni shkruar deri më
tani dhe në cilat gjini i keni shkruar?
Përgjegje:
Kam shkruar vazhdimisht,
por disa më kanë humbur nëpër tragjeditë që më kanë ndjekur tërë jetën: në
vendlindje, në Shqipëri e në mërgatë. Nuk më njohin aspak si gazetar, ndonëse
kanë lexuar ndonjëherë, e as si kritik letrar. Më njohin si poet i mirë, si
shkrimtar më pak, e si studius e shkencëtar pak më tepër...
Deri tani i kam botuar
këto vepra: -"Në hijen e Alpeve", poezi, Rilindja,
Prishtinë, 1983; "Buka e kuqe", poemë, Atdheu, Cyrih,
1990; "Kur zgjohet Dodona", poezi, Rilindja, Prishtinë,
1992; "Pasqyrë e përgjakur", poezi, Marin Barleti,
Tiranë, 1994; "Klithje nga fundi i ferrit", poezi,
Onufri, Tiranë, 1997; "Gjuha e dheut tim", poezi,
Albin, Tiranë, 1999; "Klithje nga fundi i ferrit",
botim i dytë, Jeta e Re, Prishtinë, 2000; "Baraspesha e humbur",
poezi, Qëndresa, Gjakovë, 2003; "Vragët e një kohe",
prozë, Faik Konica, Prishtinë, 2005; "Lëvozhga e vdekjes",
prozë, Faik Konica, Prishtinë, 2007; "Stelele Ve?niciei /Yjet e
Përjetësisë", Poezie albanez?, din Kosova, BKSH të Rumanisë,
Bukuresht, 2008; "Zogu i këngës", poezi të zgjedhura,
SHB “Pjetër Bogdani”, Has, 2009; "Mërgata shqiptare e Zvicrës dhe
roli i saj", politikë e publicistikë, Brezi `81, Prishtinë, 2011; "Qielli
i paprekur", poezi, Brezi `81, Prishtinë 2012; "Vetëvrasja
e një poeti", dramë
e kthyer nga romani me një titull tjetër, Shoqata e Intelektualëve
"JAKOVA", Gjakovë, 2013; "Shtegtimi i lirisë",
poezi, Faik Konica, Prishtinë 2014; "Torzo e shpirtit tim/Der Torso
meiner Seele", zgjedhje e poezive në shqip e gjermanisht, Amanda
Edit Verlag, 2015; “Arena e dhembjeve”, poezi, Botimet Meshari, Prishtinë 2017, dhe,
kjo e fundit, shkencë e publicistikë, “Sontazhe për Kosovën dhe kufirin e saj”...
Nga botimet janë këto
vepra, nëpër të gjitha rrjedhat. Por ka edhe të marrura, të plaçkitura apo të
djegura.
Edhe ato vepra nga fusha
e letërsisë, publicistika e antologjitë, shqiptare e ndërkombëtare, që më kanë brenda
faqeve të veta me punime të miat, poezi ose me fotografi, janë shumë, por nuk
ka nevojë t`i përmendi...
Pyetje:
-Në cilin drejtim e keni
drejtuar krijimtarinë tuaj, apo thënë më mirë cili ka qenë fokusi që ju keni
trajtuar në vepra?
Përgjegje:
-Krijimtaria ime është
polivalente. Besoj se këte e kuponi. Për t`i rënë shkurt, po e theksoj ate që e
kam tipizuar në përurimin e fundit të veprës „Sondazhe për Kosovën dhe kufirin
e saj“, se sa më i dijshëm të jetë njeriu, aq më shumë i gjënë
zgjidhjet në drejtimin e caktuar. Varet se si duani që ta shikoni juve dhe si
duan që ta shikojnë lexuesit tuaj, por edhe lexuesit e gazetave të tjera elektronike.
Po e marr një shiqim të veçantë: me llojin e krijimtarisë sime dhe me dallimet
e stileve të mia. Po t`i marrësh veprat e mia dhe t`i vlerësosh brenda
kopertinave të tyre, do të gjësh nga një stil të veçantë gjuhe. Të gjitha
lidhen në një litar- krijimtarinë time. Kam vepra poetiko-letrare dhe prozë apo
dramë; kam vepra të gjinisë publicistiko-shkencore, etj. Stilet letrare, stilet
gazetareske, stilet publicistike, dhe stilet shkencore dallojnë prej njëra
tjetrës. Siç e thashë, të gjitha ndërlidhen në krijimtari. Disa njerëz u lindën
për të krijuar, disa u lindën për të shkruar, disa u lindën për të udhëhequr, e
disa u lindën për të punuar, apo të tjerë. Kur jam i lindur unë, e them me
shpoti, se e kam zgjedhur „një gjë të
lehtë“, lapsin e letrën, nga të gjitha gjërat e kësaj bote, pranë altarit
të Zotrave, sepse nuk më lëshonin në këtë jetë. Nuk e dija se e kam marrur më
të rënden në këtë botë. Pra, në krijimtarinë time e përcjell çdo gjë që ndodhë
në botë me stilet e veta. Stili letrar-poetik dallon diametralisht me stilin e
shkencës, i cili bazohet në fakte dhe artefakte, ndërsa të dyja këto stile
dallojnë diametralisht prej stilit gazetaresk. Unë i zotëroj këto tri stile,
kanë gjuhë të veçantë, duan lexime paraprake dhe përvojë. Kam lexuar vazhdimisht...
Gazetaria dhe
publicistika janë pothuajse e njëjta gjë dhe janë më afër politikës aktuale ose
të kohës, sa që disa më quajnë edhe „politikan“,
por nuk jam në asnjë parti politike
dhe i kam studiuar edhe Shkencat
Politike- Maradhëniet Ndërkombëtare dhe Diplomaci, të cilën e kam
magjistruar, por po merrem edhe me shkencë të mirëfilltë dhe panderprerë.
Më të parën e kam
shkruar një dramë humoristike, që nuk ishte për tu botuar, ndërsa dramën më të
vlershme, „Gremina“ e ka grabitur Njësia Speciale e Beogradit, së bashku
me 1500 faqe prozë, romane, tregime, në format A4, të daktilografuara dhe të
ruajtura në strehimoren nëntokësore të dhomës sime, të pabotuara, së bashku me
dokumentet e tjera të arkivit. Kanë qenë mjaft fotografi, edhe nga demonstratat
e vitit 1981, sepse kam qenë i njohur, së bashku me dëshmorët-heronj Jusuf e
Bardhosh Gervalla, Kadri Zeka, etj…
Letërsia e ka një gjuhë
tjetër nga shkenca e publicistika, është gjuhë lakonike, metaforike, lirike e
artistike; në anën tjetër, si matematika; të gjitha shohin „pas kodre“, me syrin e tretë, syrin e mendjes.
Fokusi i krijimtarisë
sime është dhe ka qenë njeriu i ynë në të gjitha rrjedhat, të matura me zemër,
të menduara mirë me mendje e të thëna ate çka është më e ngutshme, më evidente,
më reale, nonjëherë metaforike, lirike e artistike. Një gjë është më se e
vërejtur: nuk e kemi as një gjysmë miku dhe kemi vetëm armiq të përbetuar rreth
neve, të cilët bëjnë çka është e mundur të bëjnë, për të mos na lënë kurrsesi
të lirë, për t`u matur me kombet e tjera të botës. Ne jemi prej themelimit të kësaj
bote, një prej kombëve më të përparuara, por robëritë e mijëvjeçareve kanë bërë
çmos që ne të mos e njohim veten tonë si duhet.
Fjala e urtë latine
thotë: „Njihe vetveten, që ta njohësh
botën!“. Ne, nuk po e njohim vetveten, vetëm e përshpëritim në mjegull (në amulli)
ate që thonë për ne armiqtë tanë, me gënjeshtra të shumta.
Dhashtë fati i mirë dhe
e njohim vetveten dhe shkruajmë, vetëm shkruajmë: në letërsi; në shkencë; në
gjuhësi; në publicistikë, etj.
Pyetje:
-Përmendni edhe njëherë
veprat që i keni shkruar. Nëpër cilat rrethana i keni shkruar e botuar ato vepra
dhe çka na trajtojnë ato?
Përgjegje:
Po, mirë e thuani ju: në
cilat rrethana janë shkruar këto vepra. Morina e Vendit e Malësisë së Gjakovës ndahej
në tri Morina: Morina e Epërme, Morina e Poshtme dhe Lugi i Patokut. Pranë
është bjeshka e Shkelzenit. Të shumtën, kam ecur këmbë. Jam rritur në Lug të
Patokut dhe aty fryn ndonjëherë një fryme e madhe prej Bjeshkëve të Shkezenit. Nëpër
erëra jam rritur dhe këmbë kam ecur, deri në Ponoshec e Gjakovë. Erërat politike kanë qenë shumë të forta.
Janë aktualisht edhe aq të forta. Gjithmonë ua kam vënë gjoksin përballë këtyre
erërave të çmendura dhe rrebesheve! Në çdo formë kam qenë kundër tyre dhe jam
mësuar të qëndroj stoik nga paraardhësit e mi, dhe të mos jipem asnjëherë, edhe
kur vie furtunë e egër apo meqavë. Po kështu, armiqte tanë. Përpiqen edhe rrënjët
të na i nxjerrin nga toka, të na shpërbëjnë, të na zhdukin, të na asgjësojnë, e
edhe me fjalë. Asnjë frymë, madje as në burg, kur nuk kisha letër të shkruaja
apo duar të lidhura, nuk ma ka larguar dhuntinë e shkrimit. Përkundrazi. Shkrimi
është dhunti, është frymëzim, është “i lirë”-kur nuk je i lirë. E kam
hartuar në mendje dhe e kam mbajtur në mendje. Për të gjitha temat nuk kam shkruar!
Kam mundur, por nuk i kam zgjedhur. Ato që i kam zgjedhur, janë të veçanta!...
Poezitë i kisha në
shpirtë, kur nuk kisha kohë të shkruaja. E kjo kohë ishte e gjatë. I përjetoja
me dhembje! Çdo varg lirik është i lidhur me ndjenja. Pra, mendimi i përcjellur
me ndjenjë, fuqizohet me figura të ndryshme artistike.
Libri i parë „Në
hijen e Alpeve“ ka qenë për botim që para vitit 1981, por Ali Podrimja
më priti aq me injorim, saqë e djega dorëshkrimin në Prishtinë. Hasan Hasani e
ndjeu redaktorin, i cili ishte nën ndikimin e politikës së Komitetit dhe të
Jugosllavisë. Ai nuk e pa flakën e këtyre poezive të mia, në një kantë bërllogu
e të rrethuar, e ndërhyri rrebtë. Vepra dëshironte të thoshte se ne jetonim „nën hijen e të madhit“, nën
serbo-sllavi e Jugosllavi, jo në Alpet e Shqipërisë, sepse ishim më afër me
vdekjen se sa këmishën. U desh ta rishkuaj, pos pjesës së fundit, e cila u
shkrua direkt nga Zvicra, nga Tiçino, ku punoja, aq sa më lejonin ata të
vendit. Ata, më shumë i dëgjonin qeveritë, se sa ne, kundërshtarët…
„Kur zgjohet Dodona“ është e dyta që u desh të rishkruaj edhe njëherë, madje
edhe titullin u përpoq redaktori t`ia ndyshojë, e nuk e pranova kurrsesi, sepse
e thërriste Dodonën të rizgjohej. Ajo e shpjegonte përkushtimin tim ndaj
historisë, ndaj Dodonës, prej të cilës edhe nëpër ëndërra i ndieja fëmijët duke
lozur e duke folur shqip, pra ilirisht! Për Dodonën shqipe nën pushtimin “grek” të shkruaje, nuk të lejonin të
shiturit apo të vardisurit apo tradhëtarët shqipfolës.
Të gjitha veprat i kam
shkruar nën këto rrethana. Edhe veprën e fundit poetike “Arena e dhembjeve”, e
kam shkruar e botuar nën trusninë e fuqishme e të mundishme. Edhe veprën e
madhe shkencore dhe publicistike “Sonadzhe për Kosovën dhe kufirin e saj”,
e kam shkruar e botuar pikërisht nën këto rrethana, edhe të qeverisë sonë, që
nuk duhej kurrsesi të ishte “qeveri e
jona”. Nën 50 % të votave, qeveria duhet të rikthehet e të rizgjedhet!! Në
Kosovë, pothuajse nuk ka burra, të cilët i thonë vetes “burrë”, sepse burrat do të flisnin ballë për ballë e do t`ua
thoshnin të vërtetën sy më sy. Kështu, korrupsioni brenda kombit tonë dhe
jashta kombit tonë, na “udhëheq”
përpara dhe çuditërisht nuk ndalet!!...
Pyetje:
-Përveç atyre që zutë në
gojë, të cilat ua ka asgjësuar pushteti jugosllav, a ka ndonjë vepër tuajën, e
cila nuk ka mundur të dalë? Cilat janë arësyet?
Përgjigje:
Po, po, ka të tjera, të
cilat nuk janë ende në listën e verpave të mia. Është një vepër
politiko-shkencore, në dy vëllime. Kur e them „politiko-shkencore“, është në shkencat politike dhe i drejtohet
njeriut tonë. Kjo dallohet prej politikës ditore të partive politike, sepse është
shkencë. Kjo është vepra e parë e imja politike e publicistike, në dy vëllime,"Çështja
shqiptare dhe zgjidhja e drejtë e saj", dhe ka qenë e dhënë atëherë te
redaktori Akad. Prof. Dr. Bedri
Dedja, e cila i kishte afërsisht 500-600 faqe A4, me faqet e thata
dhe redaktimet, të cilat asnjëherë nuk mund t`i shkruajë përsëri dhe as t`i
dijë. Menjëherë më janë “përmbysur”
edhe PC-të e mija në Zvicër, nga Hackerat e Kosovës, Shqipërisë e të Botës. Me
kanë humbur edhe vepra të tjera, për të cilat nuk kam kohë të shpjegoj. Janë
vepra e gjysmë-vepra, të cilat mezi pritja t`i mbaroja...
Siç deklaronte Akad.
Prof. Dr. Bedri Dedja, vepra i qe marrur me forcë nga dy persona të
paidentifikuar nga SHIK-u,
e cila i kishte 2 vëllime si kjo vepër, prandaj dorëshkrimi mendonte se i qenë
dërguar Kryetarit të Serbisë, Sllobodan
Millosheviq, sado që nuk është thënë në biografinë për Akad.
Prof. Dr. Bedri Dedën, ndërsa ajo ka qenë e dhënë publikisht edhe nga unë. E
kam një faqe provizore, që nuk është pa gabime, http://www.brahimavdyl1i.ch. Shikone, po deshët. Aty, është
thënë me shkrim kjo gjë...
Pyetje:
-Nga këto që shihen, del
e vërteta. Duket se ju e keni edhe një rrugë të veçantë të qasjes ndaj çështjes
shqiptare. Si i qaseni çështjes shqiptare?
Përgjegje:
Pjesa më e madhe e kombit duhet të jetë sadopak e sinqertë. Ne, nuk i dimë dredhitë. Për rreth nesh, janë
dredharaktë më të mëdhenj. Na rrjepin të gjallë dhe u themi “faleminderit”. Na zhveshet dhjetmijë
herë lëkura e ne nuk ia kuptojmë të qeshurat ironike e marramendëse, si puthja
e Judës ndaj Krishtit. Edhe tani na e marrin mëse një të treten e Kosovës, nën
udhëheqjen e tyre apo të kopilave të tyre, dhe i pjellin njëqind mënyra të eksploatimit
të tyre. Politokracia e re “i shpik”
me gjuhë thëniet e të të folurit nga “gjuha
e vjetër”, të ngjallur nga polikokracia e vjetër jugosllave. Thuhet se
popullit të Kosovës po i dalin “me tekst
të ri të politikës”. Kjo është një e thënie e tradhëtisë kombëtare, nga të
gjitha teminologjitë e mbledhura dhe hegjemoniste serbe...
Edhe UDB-ja sikur është
shkapërderdhur, por në vend të saj janë krijuar agjencitë e shërbimeve “kombëtare”. Kështu bandat i kanë
shtrirë duart deri në shtresat e gjëra të popullit dhe nuk e lodhë mendjen njeriu
se kështu veprohet në “paqe”, në
shërbim të krimit të vjetër prosllav, nga krimi më i ri “kosovar”. “Kosovë” e
quajnë vendin e vogël, por e japin copa-copa më tutje, në vend se të njohim
Dardaninë e vjetër, që ka qenë arenë e madhe mbretërore në Gadishullin Yllirik (Ky term është prej meje! Shikone librin
poetik “Qielli i paprekur”, Brezi`81, Prishtinë 2012, poezinë lirike “Qielli
dhe fuqia”, e cila e ka marrë shpërblimin e tretë të librit, nga LSHKASH e
Gjermanisë, nga Kryetar Pal Sokoli, para shpërblimit të parë!) dhe e ka
krijuar gjuhën simbolike të shqipes, para botës së gjërë, të cilën po e
deshifroj unë, e cila është 200 vite para shkrimit sumerik. Ju lexone veprën time
“Sondazhe për Kosovën dhe kufirin e saj”,
dhe i keni të gjitha, madje edhe lojërat e paskrupullta të “qeverisë” sonë dhe termin sllav, të dhënë nga dy shkencëtarët Dr.
Elena Kocaqi dhe Dr. Arif Mati. Dy qytetet e mëdha të Mbretërisë së Dardanisë,
Nishi dhe Shkupi, e cila lidhet me të tretin, Sofjen, japin trekënëshin bazë të
shqipes simbolike. Ato janë vënë në thundrën e shteteve sllavo-turke,
Bullgarisë, Maqedonisë Veriore dhe Serbisë...
A ka më kiamet të madh
se sa kjo gjë!! E ku është “politika”,
e cila mbahet “e jona”?! Jep pjesë të
tjera të tokës për të holla, nga Kosova. Kështu janë vetëm korrupsionistët më
të mëdhej që ka Evropë!!...
As nuk merr vesh populli
i Kosovës! I themi se duhet të ngritet në demostrata, pikërisht në Kosovë, por
as ai nuk dëgjon! Ne nuk kemi të holla e te gjithë janë të larguar prej nesh!!
Madje, të gjithë i kanë ndarë e larguar, sado që aty e këtu më kanë mbetur të
paorganizuar njerëz të sinqertë e të vërtetë!!! Pak janë kështu në të gjitha
tokat shqipfolëse! Kudo e kanë ndrydhur konjuktuarat të korruptuara udhëheqëse,
makineria e madhe e kriminalitetit nëpër këto territore dhe banda e madhe jashta
e brenda kombit shqiptar!! Kështu masa e madhe e popullit ikë nga maskarenjtë e
mëdhenj, të shkapërderdhur nëpër tokat shqipfolëse!!...
E pra, kurdoherë jam
angazhuar për zgjidhjen e çështjes së madhe shqiptare. Jam përgjithësisht
kombëtar dhe nuk jam aspak i vetëquajtur „kombëtar“,
sepse „kombëtarja“ përdoret nga ata
që duan të gënjejnë masën e keqpërdorur, veçanërisht nga shumica e njerëzve të
politikës sonë, kudo që është…
Pyetje:
-E keni kaluar një
periudhë kritike apo jeni duke e kaluar një periudhë kritike. Çka na e thuani
me këtë rast?
Përgjegje:
Do të përgjigjem
përafërsisht dhe po distancohen prej teje, në kontekst të pyetjes. Përmbajta e
përgjegjes ka të bëjë diçka me anën time personale. Po e them të vërtetën
lakuriqe. Nuk po e them të tëren, sepse jam në një provë për autobiografi, por
për herë të parë i them kështu publikisht dhe jo lakonike.
Tërë kjo periudhë e
jetës sime paraprake është një periudhë e ndekjeve, e përndjekjeve, e përsosjes
së teknikave shkatërruese, jashtë e mbrenda; mbreda e jashtë vendlindjes. Pra,
e tërë bota ishte si e tillë: kudo të ndjekin duart shkatërruese të armiqve
tanë më të mëdhenj, me duar të zgjatura deri në skaj të botës. Përpiqen që të të
likuidojnë kudo që të jesh; që të mos arrish të flasësh e të shkruajsh; më së
paku as të mendosh që të jesh i gjallë. I kam përjetuar dhjetë prova të
atentatene, prej të cilave nëntë me plumba, e një me veturë. E thonë të shumtën
se “më ishte rrotulluar nendja”. Mua
nuk më është „rrotulluar mendja“, por
një fatkeqësi e rëndë, prej të cilës mezi kam shpëtuar. Asnjë gazetë nuk e ka
shkruar asnjë rrjesht për të gjitha këto, madje as shqiptare. Kur më kanë
kërcënuar me vdekje, psh. në Zvicër, dhe janë zbrazur karrikatorat e automatit,
jashtë shtëpisë, për të më vrarë në redaksi, në Kreis 2 të Cyrihut, policia, me
shumë më pyeste mua se çka i interesonte asaj kundër meje (Si t`i themi asaj „polici serbe“- jashtë vendit, edhe pse ishte nën
ndikimin e serbëve?!), se sa i shikonte gëzhojat pranë shtëpisë dhe plumbat
e futura nëpër muri; dritaren e shtëpisë apo mbrenda. Pra, ata e kishin detyrë
t`i gjëjnë atentatorët, e në vend që t`i gjëjnë atentatorët, humbinin kohe të
tërë nëpër pyetje e stërpyetjeve të mëdha. Edhe kësaj here më përjashtuan prej
asaj banese, pa të gjitha gjërat e mia dhe të redaksisë. Vetura më ishte
prishur me të gjitha gjërat e ngarkuara, kërciste rrugës, fjetsha nëpër malle
dhe mbeta edhe pa punë e pa të holla; më kishte mbetur pothuajse lëkura me
eshtra, dhe isha tërësisht ilegal. Gjashtë herë e kam ndërruar banesën nëpër
Kantonin e Cyrihut! E të tjera?! Deri në Rapperswil, jam detyruar që t`i
ndërroj banesat...
E njëmbëdhjeta (provë për atentat) më ka ndodhur në
Prishtinë, kah po shkoja në Morinë, me helm kimik, sepse vetëm serbët dinë t`i
mëshefin këto në bukë, pra mbeturinat e uranit. Prap kam shpëtuar në Zvicër, jo
te mjektë zyrtarë, por sipas një „mjeku“
të ndaluar e të burgosur disa herë në Zvicër, i cili është ilir, që flet
gjermanisht. A e dini se ka në Zvicër ilir të vjetër?! Po, po. Sipas këtij helmimi,
unë, kishta vdekur për gjashtë muaj nga kanceri i mbrendshëm, nëpër organet e
mbrendshme, por nuk kam vdekur. Tri prova të atentateve kanë qenë në Kosovë,
dhe i pari nga fqiu i im me revole, të dhënë pa leje nga Adem Shtanga, për të
më vrarë; tri të tjera në Shqipëri, dhe njëri në Hotel Arbërinë, e minuar nga
personi i caktuar, në Tiranë, të cilin e ka inicuar UDB-ja serbe, në lëvizjet
ilegale. Ata nuk e dinin se i kisha 2 hotele të rezervuara, e vet fleja te një
mik i imi, që nuk e mendonte askush. Për këte më quanin „nëna e ndodhive“, sepse më pritshin në pritje, por u dilja dikah tjetër.
Asnjëherë nuk kthehesha në të njëjtën rrugë dhe këte ma kishte mësuar babai im...
Unë nuk i trembem vdekjes. Jam oficer pa asnjë ushtarë. Jam merzitur me gënjeshtrat
e tyre të pa fund; me gënjeshtrat e të ashtuquajturve “serbë”! Ato duhet të marrin FUND! Mjaft fjalë të mija “i vjedhin” nga shkrimet e mija edhe “politikanët”. P.sh. “Presidenti i Kosovës”, i cili “strehohet” me një shtëpi në Graçanicë,
pra në gjirin e “serbëve”, i përsëritë
fjalët e mija, duke e gënjyer popullin shqiptar, gjysëm të pashkolluar. Duken,
sikur janë fjalë të tija...
Para përfundimit të
lojërave me kufirin, e kam botuar veprën time “Sondazhe për Kosovën e kufirin e saj” dhe e kam shpërndarë në
bibliotekat e Kosovës, edhe në bibliotekën e Gjilanit e të Ferizajt, si dhe në libraritë
më të mëdha të Kosovës, përkundër pengesave të gjithëfarshme. E di se ata i
ndërrojnë format e nuk marrin fund provat e tyre, në qoftë se masa nuk i pengon.
Të ashtuquajturit „serbë“ janë më të
rrezikshmit, si këtu, si në Zvicër. Kosovën e kanë mbushur me kopilë të tyre.
Vazhdojnë me të njëjtat metoda. I njoh ato...
Armiqtë më të mëdhenj i
kemi rreth e rrotull nesh! Mos të harrojmë Turqinë dhe islamizmin, dhe klanet e
tyre në Kosovë, “që do të ma tregonin
rrugën kah shpëtimi”, si shprehen të tillët, e kjo është gënjeshtër
arabo-turko-serbe. Çështja kombëtare
është më e madhe se sa çështja fetare. Çështja fetare është shpopullimi, shpërfillja,
largimi nga gjeneza e jonë e madhe, nga identiteti i ynë, pra që të mos jemi “komb”, por “dreç me bishta”...
Në fund, po ua tregoj
një gjë “të vërtetë” nga Prizreni,
kur e shpërdava librin “Sondazhe nga
Kosova dhe kufirin e saj”. Një njeri, që quhej “Gashi” dhe fliste turqisht, thoshte “jam turk i Kosovës”. Gashi janë fis shqiptar, nuk janë “turk”. Nuk ka “turq” Kosova, por janë shpallur “një minoritet”. Edhe “goranët”
janë shpallur “minoritet”, e nuk janë
minoritet, ndonëse flasin vetëm serbisht. Madje, “egjyptianët”, ku kanë vend në Kosovë, prej Egjyptit?!... Etj.,
etj...
Fundi i fundit, është ky
fund i ferrit, që po e kalojmë. Nuk ka më poshtë!!...
Pyetje:
-Ato që i thatë ju, janë
detaje shqetësuese edhe për mua. Me keqardhje i ndëgjova për herë të parë nga
ju. Ata që dinë, i kuptojnë edhe këto. Dija është dije, por si duket nuk i dinë
shumica e njerëzve...
A ka ndonjë arsye tjetër,
të cilat nuk i ke thënë deri më tani?
Përgjigje:
Se nuk i dinë këto gjëra
të miat e gjërat e tjera, po e them se janë ndryshuar gjërat edhe vetë në informatë.
Në radhë të parë e kanë bllokuar informimin e brendshën mbarëshqiptar, sidomos
ndaj meje dhe gjërave të mija.
Pse është krijuar brenda
nesh “Klan Kosova”, “Klan Maqedonia” dhe “Klan Shqipëria”? Sepse janë klanet e kopilave
të tyre apo i të shiturve te “serbët”,
si “klan” brenda tokave shqiptare! Në
Kosovë e njerr dhëmbin e fëlliqtë kopili serb, Baton Haxhiu. Në Shqipëri e bën
të veten Edi Rama, e të tjerë. Në Kosovë “udhëheqin”
me miliarada prej serbo-sllavëve klani “Thaçi-Veseli”,
etj. e shiten si “të mëdhenj”.
Populli e ka marrë vesh, edhe pse i shitet Kurti, si të kishte zbritur prej
qiellit!! Nuk e di populli të ndajë shapin prej sheqerit: i shitet si engjull
demoni më zi, me pak ngjyrë të hedhur mbi ngjyrën e zezë prej demonit.
Të lexoni poezitë mia,
ju keni të vërtetën kryesore. Por ka edhe fare të pabotuara. Populli brohoritë pas
tyre, pa pullë në xhep, se lëre më pa të holla. Demonët grumbullojnë miliardat,
duke e shitur minierën e “Trepçës” e
tokat e tjera te konglomerati “serb”.
Ata nuk janë “komb” dhe ka 200 vjet
që e mbajnë “pandrekun” në dorë, e ne
jemi bijtë e iliro-dardanëve, dhe e kemi demokracinë që në parahastori.
Pandreku është autokracia, demokracia është fjala e popullit. “Udhëheqësit” tanë na e imponojnë me
dhunë, me njëqind forma të dhunës, fjalën e tyre diktatoriale, si “fjalë të popullit”. E ku është ajo? Me
dhunën pas kurrizit?! Po. Njëqind forma i ka, por dhunë është.
Edhe pas 20 viteve luftë
me ne, serbi do të na e marrë ate që ka dashur ta marrë me diktaturë, para
lufte e gjatë luftës. Nuk i shterrohen mjetet botës armike! Ne, na kanë quajtur
që në Dardani “albanë”, sepse e kemi
krijuar alfabetin e parë të botës dhe kemi folur gjuhën e parë simbolike,
gjuhën shqipe. Gjuhët e tjera janë konceptuale. Nuk jemi “shqiptarë” prej mesjetës dhe nuk e kemi “alfabetin e parë” prej Kongresit të Manastirit, më 1909. E pse
quhet në Romë (Itali) ALBA-LONGA; në rrethinat e Stutgardit (Gjermani)
Schwäbishe ALB; në Britani, prej Britit, që është Britania (emri tregon se ai bërtiste!) apo mbretit Artur, të cilët janë albano-dardanë?!...
Etj., etj....
Thuaja të vërtetën kombit
tuaj e popullit tuaj dhe ai të quan “të
luajtur prej mendje”?!! I tërë
populli apo i tërë kombi është i zhytur nën këtë magji kolektive! E si ta
prishim njëherë këtë magji kolektive? Me luftë; me zjarr?!! Nuk na e lejon bota
dhe nuk ke me kend që ta zhvillosh luftën!! Ata janë brenda, janë të përzier me
ne! Armiku të ka hyrë mbrenda!!...
Pyetje:
-Cila është vija e juaj apo linja e juaj me tërë
politikën shqiptare?
Përgjigje:
Mirë ndërhyre. Në tërë
krijimtarinë time letrare, politike, shkencore dhe gazetareske, etj. e kam pasur një linjë (vijë) politike
gjithëshqiptare. Partitë politike të ndarjeve administative të tokave shqiptare
e kanë përfillur vijen (linjën) parciale, ndërsa unë e kisha linjën (vijën) INTEGRALE. I kam shpjeguar edhe gjatë
përurimit të veprës sime, në Gjakovë, me 10 gusht 2019, por po e them edhe
njëherë çka e karakterizon linjën integrale dhe çka e karaterizon linjën
parciale. Linjën (vijën) parciale e kam pasur të gjitha partitë politike, sipas
ndarjeve administrative të shteteve të vogla.
Politika parciale
rrjedhë prej fjalës „parcellë“, p.sh.
kur ndahet toka dhe kopshti, etj., në pjesë më të vogla; e kur bëhet më e vogël
apo copa copa, humbë energjia e jonë; shkapërderdhet forca; pra, nuk ka fuqi! Në
të vërtetë, kombi shqiptar nuk ka fuqi dhe forcë, kur i nevojitet më të
tepërmi. Atij, më tepër se sot nuk i nevojitet kurrë. Ta kujtojmë thënien e
Gjergj Kastriotit-Skenderbeut para vdekjes për thuprat: „Kur i bashkojmë thuprat, nuk ka kush na thyen. Por, një nga një, i thyejnë
të gjitha“. Kështu është e thjeshtë kjo çështje dhe e kam të aktualizuar. në
veprën time. Madje, e kam vënë edhe si moto të pashprehur të veprimtarisë…
KAM QENË E JAM KURDOHERË NË LINJËN (VIJËN) E ZGJIDHJES
INTEGRALE TË ÇËSHTJES SONË KOMBËTARE.
Integralja nënkupton
zgjidhjen e drejtë të tërë çështjes kombëtare shqiptare, për të gjitha trojet
tona aktuale, ku bukës i thonë „bukë“
dhe ujit „ujë“. Kjo do të thotë
grumbullimi i forcës sonë në forma të tjera, jo me luftë, siç është bashkimi
qoftë edhe ekonomik. Bashkimi krijon fuqinë e forcën tonë në radhën e kombeve
të tjera, në botë e në BE. Forca rezulton me lirinë e vërtetë, jo me lirinë e
rrejshme, siç na ndodhë neve me popujt e tjerë apo fqinjët tanë, më së pari me
të ashtuquajturit „serbë“.
Në rezyme apo në
summary, shqip dhe anglisht, i keni të shpjeguar edhe këto gjëra, në veprën
time „Sondazhe për Kosovën dhe kufurin e
saj“, pastaj kush janë armiqtë tanë dhe të ashtuquajturit „serbët“, të cilët janë konglomerat i
pakicave, të bashkuar me fenë ortodokse, e te cilën e kanë prej nesh,
iliro-bizantinëve, të përzier me një shtresë shërbëtorësh. etj…
Linjën time integrale e kam thënë edhe më herët, madje disa herë, por populli i përgjithshëm shqiptar e donte ate çka është më lehtë. Për shembull, më lehtë ishte të krijosh një politikë ditore krahas politikës raciste e hegjemoniste serbo-jugosllave, se sa të krijosh kryengritjen e përgjthshme të mbarë kombit shqiptar. Ajo është po e njëjta, vetëm me rrobe tjera. Për këtë ajo ka miq të rinj në Evropë dhe në Amerikë. Lobi serb në Amerikë po bën çmos të “thërret” në Amerikë vasalët e tyre nga Kosova (dhe Shqipëria), e kur të “korigjohet pak kufiri” për ndjenjat e paskupullta të serbëve, mundësisht t`ia hedhin kombit shqiptar pelerinën e ricopëtuar të fesë islame dhe ta bëjnë armik me tërë botën! Ajme për ne, ku kemi rënë dhe kah po shkojmë!...
Pyetje:
-Na tregoni se çka duhet
të bëjmë, më tutje?
-Në radhë të parë, duhet të vetëdijesohemi. Çështja
kombëtare është më madhja. Njëqind herë me internet e kam thënë ate çka duan të
bëjnë maskarenjtë me Kosovën. Dija është këtu, në të gjitha thirrjet e dhëna
nëpër internet e gazetat elektronike. Ata prap duan që të shkojnë në Vashington
të Amerikës dhe ta “kompletojnë”
sojin e sorollopin e tyre, me njerëz të tjerë sahanlëpirës...
E vetmja formë për të
penguar është me demonstrata, për të mos shkuar kjo qeveri në Amerikë dhe për
të mos e shitur më tutje Kosovën, por në qoftë se shkon, të mos guxojë të shet pjesë të tjera të Kosovës. Republika e
Kosovës është e pavarur e autonome, me kufirin që ka ajo, të pranuar nga shumë
shtete dhe nga SHBA-të. Të lutet edhe Presidenca e SHBA-vë dhe Presidenti i
SHBA-së, zoti Donald Trump, i cili
vendosë për këtë çështje, të mos lejojë shitjen e mëtutjeshme të Republikës së
Kosovës, e cila duhet të marrë më tutje toka të tjera shqiptare nga Serbia dhe
të mos i jep asnjë centimetër nga Kosova. Të bëjë ashtu siç ia bëri Presidenti
i SHBA-ve Presidentit të Francës, z. Emmanuel Macron, apo e liroj nga detyra
njërin nga më kundërshtarët e pavarësisë së Kosovës, z. John Balton; edhe me
këta sahanlëpirës të Kosovës ndaj Serbisë. SHBA-të, kur të ndalohet kjo formë
destruktive e shitjes së pasurisë së Kosovës te armiqtë tanë kombëtarë,
gradualisht do të bien përdhé 5 shtetet sllave e ortodokse për rreth nesh e do
të forcohet jo vetëm shqiptaria, por edhe SHBA-të. Gradualisht merret vesh se
kombi shqiptarë (albanë), prej Ilirit të parë, djalit të madh të Polifemit dhe
Galatës, të cilët kanë bërë çmos që të popullohet Euro-Azia dhe Amerika, prej
kohës parahistorike e deri më sot.
Përfundim:
-E bëmë pak më gjatë
këtë intervistë. Kemi edhe pyetje të tjera, por po e pëfundojmë. Ju
faleminderojmë përzemërsisht për këtë kohë të madhe, që na e dhatë neve, në
dispozicion. Ne, nuk kemi mundur që të jemi në përurimin tuaj, por patëm kohë
për këtë intervistë. Ju urojmë suksese të tjera më të mëdha!
Përgjigje:
Faleminderit shumë për
këtë intervistë! Ju dëshiroj çdo të mirë juve e të gjithë lexueve të gazetave elektronike.
Leximi është dije dhe dija i nxjerrë zgjidhjet, për çdo kohë! Kush lexon, nuk
gabon! Gabimi është pa dije!...
Ju faleminderit, të
gjithëve!...
Gjilan, 19 gusht 2019.