Kulturë
Hasan dhe Lajde Blakaj: Lamtumirë ti vendi im
E premte, 23.08.2019, 08:24 AM
Lamtumirë ti vendi im
Lamtumirë
ti vend i bukur
Lamtumirë
ti vendi im
Ku
kam ecur ku jam dukur
Tash
t’ kujtoj më përmallim
Lamtumirë
ju kreshta male
Shkëmb
i kuq më flamur
Lamtumirë
edhe ju Shkame
Uji
burimi që rrjedh ndër gurë
Edhe
ty fusha e verrit
Lamtumirë
po të them një herë
Erës
lehtë që frynë nga veri
Fllad
të këndshëm që sjell n ‘pranverë
Nënë
e dashur moj nënëloke
Lamtumirë
tash po të them
T’
mbuloj dhe i asaj toke
Shpirti
mua për ty po m ‘dhembë
Sa
herë t´vi unë të varri
Bij
në gjunjë dhe të kujtoj
Të
sjell lule nga livadhi
Veten
n’ lot e ngushëlloj
Lamtumirë
ti baba im
Që
lëngon në t ‘moçmin shtrat
Ti
shoh sytë më lot n’ pikëllim
E
pret derën më tu hapë
I
shoh rrugët, më shtëpi
Lagje
t’ bukura në katund
Rrugë
të zbrazëta pa të rijë
Kanë
ikë larg, për ndonjë punë
Lamtumirë
ti axha im
Që
lë lahutën varë në tra
Trupi
yt po kalbet n’ dhe
E
nipat tu nuk dinë më i ra
As
ogiçëve s´u ndihet kumbona
Si
dikur në kodër të thatë
Në
kullosa n’ bjeshkët tona
Të
shkelë këmba veç barë t ‘gjatë
Lamtumirë
ti vendi im
Që
po zbehësh më ngadalë
Të
mbaj n ´zemër më admirim
Le
t’ shpresojmë për nip e djalë
Kohë
të gjatë këtu jetoj
Mendjen
e kam unë veç të ti
S´ka
ditë të zotit që s´kujtoj
Kur
atë ditë t´me marrësh n’ gji
Shoh
qytetin, pallatin mbretëror
Janë
t’ praruar krejt më ar
Nuk
e ndie as m’ flenë n’ kraharor
Veç
në ty unë ndihem gjallë.
Stockholm
20 gusht 2019
Hasan dhe Lajde Blakaj