Kulturë
Hysen Dizdari: Nënë Tereza në filatelin shqiptar
E enjte, 29.08.2019, 11:23 AM

NËNË TEREZA,, NË FILATELIN SHQIPTARE
Kushtuar
109 Vjetorit të Lindjes Shën Nënë Tereza
(26 Gusht 1910-26 Gusht 2019)
Nga
Hysen S. Dizdari
Anges
Gonxhe Bojaxhiu e njohur si Nënë Tereza, lindi në Shkup më 26 gusht të vitit
1910 dhe vdiq më 5 shtator 1997 në Kalkuta, të 
Indis.Nënë Tereza ishte bamirseja e njohur shqiptare, fituese e çmimit
Nobel për Paqën.Ajo rridhte nga në një familje katolike shqiptare të shpërngulur në  Shkup nga qyteti i Prizerenit.
Nëne Tereza ,kjo nënë e
dashur për gjithë njerëzimin, kjo lajmëtare e ndritur e dashurisë, ia fali
jetën shtresave të varfera dhe në  nevojë
.
Por gjatë  gjithë 
misjonit të  saj bamirës dhe humanitar
ajo e ka deklaruar  hapur origjina e saj
shqiptare.
Vetëm në vitin 1979, kur
mori Çmimin Nobel për Paqe, e gjithë bota mësoi se Nënë Tereza ishte shqiptare.
Në çastin e marrjes së Çmimit Nobel më 1979 ajo deklaroi:
“Kam
lindur në Shkup, jam shkolluar në Londër, jetoj në Kalkutë dhe punoj për të
gjithë njerëzit e varfër në Botë. Atdheu im është një vend i vogël me emrin
Shqipëri”.
Në një letër dërguar nga
Oslo kur mori çmimin Nobel shkruante:
“Unë gjithmonë e kam në
zemër popullin tem Shqiptar. Shumë i lutem zotit që Paqja e tij të vijë në
zemrat tona, në gjithë familjet tona, në gjithë botën. Lutem shume për
fukarenjtë e mi, për motrat e mija. Unë lutem për juve. Nënë Tereza, vizitoi
Shqipërinë më 1989. Kur i thanë për pasaportën Shqiptare ajo u përgjigj: “E
pranoj me kënaqësi, sepse është pasaporta e vendit tim; atje kam nënën dhe
motrën, atje kam miq e të njohur, atje shumë shpejt do të hapim misionin tonë e
unë do te jem vetë aty”. Asnjëherë nuk harroi origjinën e saj kur
deklaronte “Me gjak, unë jam Shqiptare. Me shtetësi, jam Indiane. Me besim,
unë jam një murgeshë Katolike. Sipas profesionit tim, unë i përkas
botës.
Në luftën për çlirimin e
Kosoves,në vitin 1999  gjatë ndërhyrjes
së Natos ,Nënë Tereza u bë një nga urat lidhëse për  njohjen e shqiptarëve në gjithë botën.
Bill
Klinton është shprehur në qershor të vitit 2002:
“Nënë
Tereza, ishte e para Ajo që më bëri t’a dua kombin shqiptar. Dhe tani ndihem
shumë krenar që plotësova një detyre morale ndaj saj dhe ndaj vlerave të
lirisë”.
Në  të 
gjitha emisionet e pullës shqiptare 
kushtuar Nënë s Tereza  janë  evidentuar momentet historike më  të 
rëndësishme të  jetës dhë  veprës të 
saj në  sherbim të  bamirsisë 
,për të  ndihmuar njerzit e varfër
në  të 
gjithë  botën. Nënë Tereza në
pullat shqiptare shfaqet në  këto
emisione dhe me konkretisht: Emision i zakonshëm Nënë Terezës 1994, Emisioni
Evropa 1996, Emisioni mbi shtypje 1997, Përvjetori i vdekjes së Nënë Terezës me
princesha Diana 1998, Përvjetori i vdekjes së Nënë Terezës emision i përbashkët
1998, 100 Vjetori i çmimit nobel 2001, Lumturimi i Nënë Terezës 2003,
100-vjetori i lindjes së Nënë Terezës 2010, dhe emisioni për Shenjtërimin e
Nënë Terezës 2016.
Të  gjithe emisionet me pulla postare në  vite ,kushtuar Nënë Terezes  tregojnë   
 për vendin e duhur që  Posta Shqiptare pas vitit 1990 i ka kushtuar
figurës të  ndritur të  Shën Nënë Tereza.
Me rastin
e 109 Vjetorit të Lindjes Shën Nënë Tereza
(26 Gusht
1910-26 Gusht 2019) ju kujtoj te gjithe shqiptarve :
Një nga
poezitë më të famshme të Nënë Tereza:
JETOJE
JETËN
Jeta është mundësi, përfito
nga ajo.
Jeta është e bukur,
adhuroje.
Jeta është ëndërr,
realizoje.
Jeta është sfidë,
përballoje.
Jeta është loje, luaje.
Jeta është detyrë,
plotësoje.
Jeta është e shtrenjtë,
vlerësoje.
Jeta është pasuri, ruaje.
Jeta është dashuri, shijoje.
Jeta është mister, zbuloje.
Jeta është dhimbje, sfidoje.
Jeta është këngë, këndoje.
Jeta është tragjedi,
shmangiu.
Jeta është fat, përfito.
Jeta është aventurë, kujdes.
Jeta është shumë e çmuar,
duaje.
Jeta është luftë, mësohu dhe
me të.
Jeta është jetë, lufto për
të...
Tiranë, 26
Gusht 2019


 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










