Kulturë
Jahja Drançolli: Një dokument i vitit 1439 kushtuar Skënderbeut që pas vete ka lënë shumë dilema
E hene, 26.08.2019, 11:50 AM
Një dokument i vitit 1439 kushtuar Skënderbeut që pas vete ka lënë shumë dilema, të cilat edhe sot e gjithë ditën kërkojnë zgjidhje!?
Është
fjala për një vendim të Senatit të Republikës së Raguzës, i cili njofton për
kërkësën e Gjon Kastriotit në kontekstin e marrjes së qytetarisë/nënshtetësisë
së Republikës së Raguzës. Vendimi mban datën e 10 korrikut 1439. Dokumenti ka
këtë përmbajtje:”Prima pars est de confirmando carta civilitatis Georgio
Castrioth (emër ky i fshirë ose i korgjiuar) prout et quemadmodum facto fuit
Juano Castrioth petri suo...per omnes” (“Së pari është konfirmimi i kartës së
qytetarisë/nënshtetësisë së Gjergj Kastriotit (emri i të cilit është fshirë ose
korigjuar) që është bërë në përputhje më dekretin e Gjon Kastriotit, atit të
tij... për të gjithë”).
Në
margjinë: “Pro civilitate filijs Juani Castrioth facto” (“Për qytetarinë e
bijve të Gjon Kastriotit”).
Burimi:
Nga kërkimet në Arkivin Shtetëror të Dubrovnikut (2017), rializim nga MA sc. R.
Manaj, MA sc. R. Panxha, dhe nga autori i postimit.