Kulturë
Drita LokaHaxhillari: Bota e një gruaje
E shtune, 31.08.2019, 11:54 AM
Bota e një gruaje
Brishtësi...
ku
qëndron ndjesia,
si ndrojtje me plot,
hir
dhe kurajo,
brenda
një gruaje,
bota
e luleve,
plot
fruta jete,
fjalë-pak,
duarartë
!
Brenda
frikës,
mbështjellë
tolerancë,
si
trup i qeltë,
përitësi
përkujdesje.
Një
shpirt fisnik,
thjeshtësi
brenda saj,
brenda
shpresës,
qëndresë
stoike!
Ngashëren
në heshtje,
për
mallin e dashurisë,
për
mugesën e fëmijës tënd,
si
bleta,
rrezaton
mirësi,
dhe
ngrohtësi!
Jam
GRUA,
madhështore
si vetë, madhështia...!
© Drita LokaHaxhillari.
Të
gjitha të drejtat e autorit janë të rezervuara
Dt:25.08.2019
*Vendlindja
ime e dashur
Je
si fllad,
që
fryn puhizë veriore,
në
kujtime vajzërie,
je
me fierë dhe shkurrishte,
kur
Dielli si sythë,
malin
kafshon,
e
dheun tim,
mbulon
me perline drite!
Gurgullima
e ujërave,
cicërima
e zogjve,
qengjat
endacakë,
livadheve
vrapojnë,
turravrap
drejt barit,
aromë
qumështor.
Unë
në zjarrë nate,
sinoret
e tua skicoj,
në
vjeshtë dhe verë zheg,
kur
gardheve derdhet,
ende
shamija e nënës,
e
ndryshur,
por
me aromë dashurie.
Vendlindja
ime,
skalitur
me gurë dhimbjeje,
në
cepat e kopshtijeve,
gjurmët
e dashurisë tinzare,
nuk
shuhen.
Shkruhen
si gurë kilometrike:
kam
mall!
Më
mungon Benda ime!
© Drita LokaHaxhillari.
Të
gjitha të drejtat e autorit janë të rezervuara
Dt:30.08.2019