Kulturë
Fran Gjoka: Intervistë me veprimtarin, studiuesin dhe autorin Prof. Hazir Mehmeti
E hene, 02.09.2019, 11:59 AM
SHKOLLA SHQIPE NË AUSTRI PARA SFIDAVE TË KOHËS
Intervistë
me veprimtarin, studiuesin dhe autorin e disa librave shqip për nxënësit e
diasporës prof. Hazir Mehmeti
Nga Fran
Gjoka
Jeni
një nga studiuesit më të shquar të ditëve tona që udhëhiqni disa projekte për
hapjen e shkollave dhe mësimin e gjuhës shqipe nga mërgimtarët shqiptarë në. Si
lindi ky project me vlera tejet të veçanta?
Unë i takoj gjeneratës së re të mësuesve dhe veprimtarëve
në Austri, kështu që aktivitetet rreth hapjes së klasave me mësim shqip ishin
të fuqishme mes viteve 1992-1995. Në
këtë periudhë hapen shumë grupe mësimore në gjithë Austrinë. Këtë aktivitet me
rëndësi kombëtare e kemi vazhduar edhe ne dhe ia kemi arritur ta rrisim
ndjeshëm numrin e nxënësve shqiptarë që mësojnë shqip. Me aktivitet e shumta në seminaret e mbajtura
në Austri ia kemi arritur që ta afirmojmë gjuhën shqipe, literaturën shqipe dhe
materialet mësimore të hartuara.
Me
sa kemi kuptuar lidhjet e tua me Shqipërinë kanë qenë të hershme, sepse jeni me
origjinë shqiptare dhe për më tepër. Ju i kani ruajtur dhe i keni konsoliduar
ato.Ç’mund të shtoni për këto lidhje, qe ruhen edhe sot?
Unë jam nga Shqipëria Etnike, konkretisht kam lindur në
malësinë e Drenicës, e njohur si çerdhe e ruajtjes së gjuhës, folklorit,
fjalëvetëurta, anekdotave, vend i rapsodëve të njohur, e mbi të gjitha trevë e
kreshnikëve kombëtar në mbrojtje të trojeve shqiptare. Trevë ku ruhen gurët e Kreshnikëve bashkë me legjendat e tyre, trevë ku
legjendat jetojnë gjithkund. Kur është në pyetje flijimi për nderë e atdhe, ata
lindin si Feniksi nga dheu. Njëri nga ata i këtij dheu ishte Komandanti
Legjendar Ademi Jashari. Aty ku ruhet fjala, kënga kreshnike, aty buron edhe
dija e mësimi. Shqipërinë e dua shumë,
shumë dhe gjithmonë e kam pasur ëndërr ta shoh e të kontaktoj me njerëzit e mi,
në trojet tona.
Gjenerata ime si mërgimtarë është e re, por e një
strukturë tjetër intelektuale krahasuar me gjeneratat e gastarbajterëve që
ishin kryesisht punëtorë krahu. Kësaj gjenerate i bie mbi supe jo vetëm organizimi kulturore, por edhe veprimtaria e
fuqishme në ndihmë luftës në Kosovë dhe
trevat tjera shqiptare në robëri. Pas luftës u shtua numri i Shoqatave dhe
aktiviteteve tjera që e ndihmojnë jetën e mërgimtarëve po edhe integrimin e
drejtë në shoqërinë e vendit. Unë u pranova mësues në Vjenë ku kërkohej
angazhim i madh në disa shkolla dhe aktivitete tjera rreth mësimit. Mora pjesë në rreth 30 seminare në Austri
duke u paraqitur me materialet e mia mësimore të hartuara sipas standardeve për gjuhën amtare në Austri. Këto materiale
mësimore ishin arsyeja e hapjes së faqes së internetit në gjuhën shqipe krahas
gjuhës kroate dhe turke. Këto materiale mësimore që i kisha punuar për disa
vite u bënë baza e faqes së internetit pranë Ministrisë së Arsimit të Austrisë.
Drejtoria për Gjuhë Amtare e saj më ngarkoi si përgjegjës i asaj faqeje për
rreth 13 vite, deri në shkrirjen e saj. Kjo ishte një risi dhe afirmim i
mësimit shqip në Austri. Në projektin “Alfabetizimi” më ngarkuan detyrën e përpunimit
të materialeve që kisha botuar, për
Abetaren (A-B-C-FibelfürAlbanisch) nga e cila doli Abetarja e parë shqip në
Austri për nxënësit shqiptarë, e cila është edhe në katalogun e teksteve
shkollore në Republikën e Austrisë dhe porositet
nga mësuesit falas për nxënësit shqiptarë në Austri. Pastaj dhe materialet
e tjera mësimore, sipas standardeve austriake nga të cilat mund të dalin disa
libra. Kjo ishe lidhja ime me njerëzit atje
përmes teksteve dhe punës.
Në
Austri jetojnë shumë emigrantë shqiptarë dhe mesa dimë ne, ju u keniqëndruar
afër dhe i keni ndihmuar ata.Cilat janë lidhjet e tua me këta emigrantë?
Në Austri jetojnë rreth 70 mijë mërgimtarë shqiptarë nga
të gjitha trevat shqiptare. Historia e shqiptarëve në Austri është bukur e
vjetër dhe shekullore. Dihet tashmë roli pozitiv që kishte Austria ndaj
shqiptarëve që nga Perandoria Austro-Hungareze, veçanërisht ajo e dinastisë e
Habsburgëve. Mërgata shqiptare u shtua në Austri, veçanërisht në Vjenë, u shtua
në vitet e luftës në Kosovë. Austria strehoi rreth 10 mijë kosovarë, kështu që
nevoja për t’i ndihmuar ishte e madhe. Secili ndiente në vete lidhjet me
vuajtjet e tyre, shpesh edhe shumë emocionale. Si mësues dhe si publicist
kontaktet ishin të shumta dhe nuk harrohen asnjëherë. Ndihma ime ishte më shumë
e lidhur me sistemimin e nxënësve në shkolla të ndryshme duke qenë faktor në
përkthim dhe vlerësim të gjendjeve shpirtërore, të nivelit të njohurive, në
caktimin e natyrës së klasës për mësimin përkatës. Nuk ishte e rrallë kur duhej
të udhëtoja për pak kohë në disa shkolla të Vjenës për të ndihmuar në kontaktet
e shkollës me prindërit dhe fëmijët e tyre. Kishte shumë nga fëmijët të
traumatizuar, me pasoja të rënda psikologjike dhe shëndetësore qe duheshin
shëruar fillimisht. Për ta, sigurohej psikologu përkatës dhe në shumicën e tyre
ne duhej të përkthenim dhe zbatonim kërkesa ndaj tij lidhur me materialetqë
psikologu rekomandonte gjatë trajtimit të tyre deri në shërimin e tyre të plotë.
Kam shumë kujtime në punën me ta. Ndoshta do të përbenin subjekt për një roman apo disa sish.
Siç
jemi informuar, Ju keni ndërmarrë mjaft nisma kulturore dhe arsimore për
mësimin e gjuhës shqipe në diasporë.Cilat janë nismat kryesore arsimore që ju
keni ndërmarrë për mësimin e gjuhës shqipe në provincën ku jetoni?
Vërtetë, shpesh i them vetit, ndal! Vazhdimisht e kam
kuptuar se koha është shumë e shenjtë dhe nuk kthehet prapë. Ndoshta, pikërisht
kjo ka bërë që të veproj në ide dhe realizimin e tyre. Fatbardhësisht falë këmbënguljes dhe vullnetit
i kam realizuar. Lodhja vjen pastaj bashkë me krenarinë dhe madhështinë e
realizimit. Po përmendi disa: a) Nisma e ime në hapjen e Werkshop –takime pune,
në gjuhën shqipe, organizimi i mjaft seminarëve, ku prezantohen materialet e
mia të hartuara për mësim në shqip. 2. Nisma për hapjen e faqes së internetit
pranë Ministrisë së Arsimit të Austrisë, e cila u përkrah fuqimisht nga
Drejtoresha në Drejtorinë për Gjuhët Amtare pranë kësaj ministria Mag.
EfieFleck dhe caktimi im si përgjegjës për botimet në atë faqe për shumë vite. 3.
Nisma për faktorizimin e alfabetit shqip përmes materialeve të hartuara të
cilat pranoheshin nga komisioni, e pastaj botimi i Abetarës së parë në gjuhën
shqipe në Austri. 4. Nisma për ristrukturimin e Shoqatës së Mësuesve e
mbështetur nga disa kolegë/e dhe nga Ministria e Arsimit e Kosovës. Gjithashtu
hapja e faqes së internetit të saj ku botohen materiale me vlerë dhe informata për
mërgimtarët gjithandej diasporës. 5.Nisma në strukturimin dhe organizimin e disa
seminareve dhe konferencave me temë: “ Mësimi dhe vijueshmëria, gjendja dhe
nevojat për aktivitete të vazhdueshme”. 6. Nisma në botimin e Buletinit
informativ “Gjuha jonë”, brenda Shoqatës së Mësuesve në Austri e mbështetur
edhe nga të tjerë. 7. Nisma për hapjen e këndeve me libra shqip pranë shkollave
në Vjenë, ku kam punuar, e jam përkrahur edhe nga shumë shkolla të tjera etj. Unë listova vetëm disa më kryesorët,
përndryshe vargu i nismave është i shumtë.
Nisur
nga begraundi juaj na rezulton se jeni autor i mjaft teksteve, ku mund të
përmendim librin “Shqip”,ku tërheq vëmendjen studimi për gjuhën shqipe.Ç’synime
keni pasur në hartimin e këtij teksti?
Nga krijimtaria ime publicistike doli dhe libri “Shqip në
Austri”, një libër dokumentar që kap periudhën 25 vjeçare të aktiviteteve rreth
mësimit të gjuhës shqipe dhe sfidat rreth tij. Ishte puna ime disa vjeçare në
mbledhje dokumentesh dhe materialesh prej më shumë se dhjetë vjet.
Jemi
informuar se ky libër, por dhe të tjerë përdoret si tekst për nxënësit me
origjinë shqiptare.Në cilat cikle dhe shkolla ka patur më shumë sukses përdorimi
i këtij teksti mësimor?
Tekstet e para për mësimin e gjuhës shqipe në diasporë sipas
standardeve bashkëkohore perendimore dolën nga projekti i mikut tonë nga Zvicra,Prof.Dr.Dr.Basil
Schader dhe Nuhi Gashi nga Ministria e Arsimit e Kosovës. Ky projekt zgjati
afër 6 vite, por me sukses dolën 19 tekste mësimore të ndara në tri nivele mësimore.
Unë isha njëri nga bashkautorët. Ky projekt u shpall nga Komisioni i Veçantë
brenda kontinentit si “Projekt i Shkëlqyeshëm” në nivel evropian në konkurrencë
prej 66 projekteve mbi gjuhët amtare në Evropë.Çmimi i lartë u nda në Graz të
Austrisë, me 24 shtator 2017, me rastin e Ditëve të Gjuhëve të Evropës. Manifestimi
u mbajt në Graz, ku u prezantuantekstet mësimore dhe metodika e punës me ta. Me
këtë rast u dhanë edhe sekuenca filmike të përgatitura nga ekipi i ardhur nga
Zürichu, incizuar nga puna ime me këto tekste në klasa heterogjene në shkollat
e Vjenës. Ishte diçka shumë shënjuese dhe vlerësuese për mua si autor dhe
ekipin, kur dëgjohej nga shumë seminaristë të rreth njëzet gjuhëve amtare në
Austri për gjuhën shqipe, tekstet në shqip dhe shqiptarët. Ky do jetë projekti
më i frytshëm dhe më i gjatë në pajisjen me tekste mësimore të shkollës shqipe
në diasporë.
Teksti me të cilin krenohem si autor mbetet A-B-C Fibel – Abetarja, e cila tani e shumë
vite më parë është pjesë e katalogëve të teksteve mësimore në Austri ( i vetmi
tekst në gjuhën shqipe). Në seminarin e mësuesve nga diaspora qe u organizua në
Ulqin, mbajta kumtesën time përAbetaren, i ndjeri Prof.Dr. MusaKraja, pasi
dëgjoj me vëmendje referimin, mes tjerash tha: “ Të gjithë rilindësit kanë
shkruar abetareedhe ju jeni i tillë, e vlerësoj shumë këtë vepër tuajën”. Kjo abetare është e vetmja në diasporë e
botuar nga organet kompetente arsimore (Ministria e Arsimit) të një vendi
europian. Kjo abetarepo shfrytëzohet me sukses nga mësuesit shqiptare në disa
vende krahas Austrisë. Me ftesë nga Drejtoria e Gjuhëve Amtare nga Ministria e
Arsimit e Gjermanisë, kam prezantuar Abetaren dhe punën time si krijues në
Universitetin e Hamburgut ku kishte ekspertë gjuhësh nga disa universitete të
Gjermanisë. Jam krenar me abetaren time e cila u promovua së fundmi edhe në
Zelandën e Re, nga miqtë e mi nga jeta arsimore e kulturore atje.
Si
një njohës i mirë i kësaj fushe,a mund të na thoni sa shkolla funksionojnë në
kantonin tuaj dhe më gjërë dhe sa nxënës mësojnë shqip në këto shkolla?
Në Vjenë punojnë katër mësues me rreth 350 nxënës, kurse
në gjithë Austrinë janë rreth 20 mësues me rreth 2 mijë nxënës shqiptarë vijues
nga 12 mijë fëmijë me prindër shqiptarë. Vijueshmëria, krahasuar me kushtet
shumë favorizuese për mësim në Austri është relativisht e ulët.
Duke
ditur se shkolla nuk funksionon pa tekste, për më tepër sigurimi i tyre është
teper i vështirë.Jemi të interesuar të dimë se me ç’tekste mësohet në këto
shkolla dhe si i siguroni ju ato?
Para disa viteve ishte problem i madh sigurimi i teksteve
dhe materialeve për mësim në gjuhën shqipe, vitet e fundit shihet se ka tekste të
mjaftueshme dhe mund të furnizohen mësuesit me to përmes Ministrisë së
Diasporës së Kosovës e cila i shpërndan falas në të gjitha shtetet ku mësohet
shqip. Janë shumë tekste që shpërndahen atje ku kërkohen nga mësuesit në gjithë
diasporën. Shumica e teksteve mund të shkarkohen nga linku i caktuar pranë
Ministrisë së Arsimit të Kosovës.
Një
çështje më vete është edhe puna për mësimin dhe edukimin e nxënësve nga ana e
trupave mësimore në shkolla.Si e keni siguruar ju kuadrin mësimor qe jep mësim
në këto shkolla?
Në Austri mësimi i gjuhëve amtare, si rrjedhim edhe i
gjuhës shqipe, është i siguruar brenda sistemi arsimor publik dhe financohet
sikurse mësimi në gjuhën e shkollës. Mësuesi është pjesë e shkollës austriake
dhe me të gjitha të drejtat e garantuara financiare dhe të sigurisë. Mësuesit i
zgjedh sipas kritereve ligjore të përgatitjes profesionale Drejtoria e Arsimit
në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit.
10-
Një çështje tjetër qe duhet diskutuar është edhe problemi i hartimit të bazës
ligjore. Në këtë kuadër, programet mësimore,planet etj,si i hartoni dhe cili
është organi që miraton dokumentacionin për funksionimin e shkollave shqipe për
emigrantët shqiptarë?
Në Austri të gjithë kujdesin rreth ligjeve dhe
mbarëvajtjen e përcjellin organet e autorizuara shkollore. Janë plan -
programet për mësimin e gjuhëve amtare ku bënë pjesë edhe gjuha shqipe. Plani
vjetor krahasohet me planin e mësuesit në klasë për të pasur më shumë lidhmëni
temat mësimore, bie fjala; shkronja e caktuar të mësohet paralel me shkronjën
në gjuhën e shkollës, kur kjo është e mundur.
11-
Po me strukturat e funksionimit të
shkollave shqipe që janë hapur në vende të tjera të Europës si
Itali, Greqi, Angli, Suedi, Zviceretj,a keni lidhje dhe bashkëpunim pedagogjik?
Ne kemi bashkëpunim falë seminareve vjetoreqe organizohen
nga mësuesit nga diaspora në Atdhe, ku jemi njohur me problematikat dhe sfidat
e punës së kolegëve nga e gjithë bota. Kemi edhe shkëmbime literature, revista,
ide, programe. Në Kroaci, Suedi dhe Austri
mësimi i gjuhës amtare është i garantuar në kuadër të sistemit publik
arsimor i cili e financon dhe mbikëqyr shteti. Në shumicën e shteteve të tjera
gjendja është tepër alarmante.
12- Shumë emigrantë shqiptarë komunikojnë shqip me fëmijët e tyre. A mendoni se roli i familjeve të emigrantëve shqiptarë në komunikimin shqip në familje,është disi përcaktues në ruajtjen dhe zhvillimin e gjuhës shqipe atje?
Po, roli i familjes është vendimtarë dhe përcaktues në
ruajtjen e gjuhës shqipe. Të marrim shembull arbëreshet. Ata ua ndaluan
fëmijëve gjuhën e huaj brenda pragut të shtëpisë, prifti ua ndaloj të flasin
italisht, kurse lutjet i mbajtën në gjuhën shqipe duke e ruajtura atënëpër shekuj. Në Turqi edhe pse ishin shumë shqiptarë të
mërguar shumë më vonë, nuk u veprua
ashtu dhe u zhduk gjuha shqipe tek mërgimtarët atje.
13-
Jeni insiatori i hapjes dhe funksionimit të shkollave shqipe në diasporë, sepse
keni mbrojtur doktoraturën në Universitetin e Tiranës dhe jeni një njohës mjaft
i mire i shqipes dhe keni miq të shumtë në Shqiperi. A keni pasur ndonjëherë
përkrahjen dhe kujdesin e shetetit shqiptarë
Nuk kam studiuar në Shqipëri, por në Prishtinë e Zagreb dhe kam të njohura studimet (gradat
akademike) nga Institucionet austriake. Shteti shqiptar shumë pak e ka ndihmuar
dhe po e ndihmon mësimin shqip në Austri dhe në diasporë. Veçanërisht në Greqi
e Itali ku ka mbi 150 mijë nxënës shqiptar. Këtë e kemi cekur vazhdimisht para
institucioneve në seminaret e organizuara, në shtyp, konferenca etj por kot,
vetëm premtime boshe kemi pasur.
14-
Jeni teper aktiv në fushë e krijimtarisë letrare dhe studimore dhe vazhdoni të
shkruani libra me shumë vlera edhe në gjuhën shqipe.Me ç’titull do të dalë
prof.Hazir Mehmeti para lexuesit në të ardhmen?
Kam shkruar që nga bankat e Shkollës Normale, por kam
botuar pak aso kohe. Vitet e fundit i kam sistemuar, rishfletuar dhe ripunuar
shumë nga krijimet e mia, madje i kam botuar disa prej tyre. Përmbledhja me
tregime “Kohëthyerja”, është përkthyer në gjermanisht dhe është botuar nga
P.E.N-Klubi letrar më i njohuri në Austri (ZertrümmerungderZeit) e cila është
pritur mirë nga lexuesi. Kam në dorëshkrim materiale të shumta të cilat
shpresojmë qe së shpejti do botohen për
lexuesin shqiptar.