Kulturë
Përparim Hysi: Lirika të shtatorit
E diele, 08.09.2019, 10:39 AM
Lirika të shtatorit
(cikël me poezi)
Nga
Përparim Hysi
1. Në rrugën gjelbëroshe
Aty,
në rrugën gjelbëroshe,
Që
çan pyllit në korie
U
takuam, moj bukuroshe,
Tinëz,
nën një hije.
Qemë vetëm ne, të dy,
Asgjë
tjetër,xhin-xhan
E
kujtoj takimin tani
Se
korien e pyllin, i rrafshuan.
Por
unë me mend e sjell tani
Takimin
në udhëzën gjelbëroshe
Vërtet
që jemi plakur unë e ti
Vallë,
e kujton, moj bukuroshe?
2. Dy sy të
"lemerishëm"
Dy
sy të"lemerishëm" më ndjekin
Më
ndjekin ngado që shkoj
Sikur
në furrë do të më"pjekin"
Bobo!
Si do shpëtoj?
Lëviz...
po ja:nuk më ndahen
(Vallë,
ç'kanë këta sy me mua?)
O
miq, nuk kam kujt t'i qahem
Por
ke parë që tash ata sy i dua.
Ndala
tek "sytë e lemerishëm"
Ndala
se nuk jam mendjemadh
Ngaqë
jam i"njerëzishëm",
E
putha pronaren "pak".
3. Sytë e tu
Sytë
e tu lëshojnë shkëndija
Vezullojnë
si prush
Tek
shkoi qindi, të vejë mija
Unë
po digjem prush.
Zjarr
i syve përvëlues
Zë
më djeg përbrenda
Dhe
i tëri digjem prush
Zjarr
po digjet zemra.
Tym
e flakë digjemi të dy
Sytë
e patën fajin
Dhe
u dogjëm, u bëmë hi
Reciprok
patëm malllin.
4.Pas psherëtimave
Pas
psherëtimave ia grahën kujtimet
Kujtimet
janë të mbushura nostalgji
Zë
mes kujtimeve,"tjerr" mendimet
Mendimet
më sollën tek ti.
Si
pemë e tund kujtesën në kohë
Dhe
nga"pema", ra kujitmi
Regëtiva
me"ah" dhe "oh"
Më
këputi një lemëz ngashërimi.
Griq-griq,s'më
ndahej lemza
Sa
thashë unë emrin tënd
Qe
aq e saktë "anamneza"
Sa
lemza pushoi në vënd.
5. Ëndrra
Ah
se ç'ëndërr të bukur që pashë!
Eh,
sa m'u bë intime!
Sikur
tërë natë e natës ishim bashkë
Ç'u
kënaqa, moj mikja ime!
Ti
ishe zhveshur fare
Domethënë:çiplllak!
Vet
m'u duk vetja"taze"
Skur
qeshë çunak!!!
Bëmë
dhe çfarë nuk bëmë
(Epo
ku thuhet me shkrim?)
Në
ndodhtë ajo që qe mbrëmë.
Epo
vdis i"ngopur", more
Përparim!!!
6. Ndarja
Ka
një humnerë në ata sy.
Një
humnerë sikur na ndanë
Ç'është
kështu? Nuk ka se si?
Të
dy jemi "duman".
Se
rruga jonë nuk qe e lehtë
Nuk
qe as shesh me lule
Të
shoh nga larg që s'je e qetë
Të
shoh,sa vjen e"mrrule" *
Ta
hajë dreqi kush përfoli
Kush e pa lidhjen tonë vëngër
Kjo"përfolje"
ty shumë të lodhi
Mallkoj
atë kohë"shëmër".
* të mbledhur grusht.
7.Hiri i buzëqeshjes
Hiri
i rrallë i buzëqeshjes sate
Si
një rreze drite vërshon për rreth
I
kujtoj tani të gjitha ato çaste
Dhe
dua që në vargje të gjitha t'i hedh.
Sado
që vapa shkoi e vajti
(A
nuk shkon vapa me gushtin?)
Të
gjitha ato çaste, janë çaste mjalti
Ndaj
më gjen të mbledhur si grushtin.
Ja
që kujtesa nuk më lë rehat
Më
fanepset si reliktë buzëqeshja jote
Fanepsu
, o çast! I bukuri çast!
Ma
sill dhe njëherë atë yllbote.
8.Ajo paraqitje aq
sensuale
Ajo
paraqitje aq sensuale
Më
duket sikur fare hapur më flet
Unë
që di të"deshifroj" sinjale,
Lexoj:-Shkoj
me këdo që dua vet!
Mirëpo
"anijen e deshifrimit" e ngas në detin tim
("Këdo
vet", jam vetëm unë.)
Kurrë
nuk kam gabuar në "deshifrim"
Dhe
që të dy, na zuri me shkumë.
9.Janë ca gjëra
Janë
ca gjëra mjaft intime
Që
shpesh herë vinë e më ngasin
Dhe
më futin në mendime
Për
një kohë që t'hu ma qasin
Atë
kohë t'hu ma qasin
Dhe
ma bëjnë si tani
Sikur
ja po më flasin
Si
një kohë, me dashuri.
Se
vërtet që jam thinjur
Elbete,
jam pleqëri.
Veç
më një gjë nuk jam nginjur
Nuk
jam nginjur dashuri.
10.Ç'qe ky verbim?
Ç'qe
ky verbim i shpejtë
Që
ma dha një sy i kaltër?
Epo
të më fusi"dreqtë"
Tani
që jam i plakur?
Se
goditja qe si vetëtimë
Gati
sa nuk më qorroi
Tash
që shkruaj, jam si tym
Syri
i kaltër më verboi.
Tiranë, 3 shtator 2019