E marte, 08.10.2024, 08:18 PM (GMT+1)

Kulturë

Astrit Lulushi: Muzat

E shtune, 07.09.2019, 10:33 AM


..muzat

Nga Astrit Lulushi

Mali Olimp, greqisht Olympos, sepse greqishtja moderne gjithashtu e përktheu ?olimbos’ ose ‘olibos’, është mali më i lartë në Greqi. Ndodhet në vargun Olimp në kufirin midis Thesalisë dhe Maqedonisë, midis njësive rajonale të Pierias dhe Larisës, në jug-perëndim të Selanikut.

Mali Olimp ka mbi 50 maja e gryka të thella. Maja më e lartë është Mytikas, që do të thotë "hundë" (e mprehtë si ose me thikë), është një nga majat më të larta në Evropë.

Prejardhja e emrit Olumpos është e panjohur dhe zakonisht konsiderohet me origjinë "para-greke". Në kohët homerike, ky mal jepet i konceptuar si selia e perëndive, Oulumpos (ku ulen perënditë). Homeri gjithashtu e përdor “oulumpos”, edhe si emër të përgjithshëm (vend ku uleshin për të kuvenduar heronjtë e luftës së Trojës).

Mali Olympus njihej historikisht edhe si Mali Belus, sipas Iliadës, ku selia e perëndive përmendet “Ouranus”, perëndia e Qiellit (pragu qiellor, ku ra qielli).

Në mitologjinë e lashtë, "Olympus" ishte emri i shtëpisë së Dymbëdhjetë perëndive të botës antike. Në Pieria (peri, e bukur), në këmbën veriore të Olimpit, kishin vendin 9 Muzat (zanat) e Arteve të Bukura. Ato ishin hyjnitë që u jepnin artistëve, filozofëve dhe individëve frymëzimin (mërmërisjen) e nevojshëm për krijimtari. Të gjithë shkrimtarët e antikitetit u bënin thirrje Muzave në fillim të punës së tyre. Homeri u lutej Muzave si në Iliada ashtu edhe në Odiseu që ta ndihmonin të tregonte në vargje në mënyrën më të duhur të gjitha çfarë kishin ndodhur me heronjtë në Luftën e Trojës dhe pas saj.

Edhe sot Muzat janë simbole të frymëzimit dhe krijimit artistik, dhe i trazojnë mendjet e atyre që nuk dinë seç’ shkruajnë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora