Kulturë
Shefqet Dibrani: Lirika eksplicite e Naim Fetajt
E marte, 10.09.2019, 07:22 PM
LIRIKA EKSPLICITE E NAIM FETAJT
Naim
Fetaj, "MË LANË EDHE PA KËNGË", botoi Shtëpia Botuese "BEQIR
MUSLIU", Gjilan 2019, faqe 136, ISBN 978-9951-760-19-5
Nga
Shefqet Dibrani
Në lirikën e sotme shqipe,
Naim Fetaj hyn si një poet i spikatur, me vargun eksplicit (të qartë), dhe me
porosi përmbajtjesore.
“Kompasi
më la... e vetë e theva qafën/ Sot e atë ditë... s’e gjeta Itakën”, janë këto dy vargje të shkëputura nga poezia
“AUTOBIOGRAFI”, faqe 125, që demonstrojnë opusin e tërësishëm poetik, që
manifestohet si një autopsi për vetveten, nënën, atdheun dhe të tjerët. Kjo
poezi është një radiogram, është një gjetje fatlume, është një mbushullim lirik
përplot melankoli, një lirikë e larë kudo me lot, e çarë me gjëma e dënesje. Kjo
që ka shkruar Naim Fetaj, është një poezi ku do të gjejmë lot e këngë përzierë
si gotë me verë, mesazhe përmbajtjesore e porosi për jetën, mllef poetik e
protestë intelektuale, po më shumë manifestohet si këngë epike të ngjizura në
përmbledhjen më të re"MË
LANË EDHE PA KËNGË".
Pa dyshim këto krijimee
vërtetojnë këtë konstatim, ndërsapoezitëi japin vlerëlirikës së sotme poetike,
sidomos kur shkruan se “Iku dhe kjo verë/ Shiu edhe vjeshta/ Dergjen poetët
mbi vargje/ Mbi vargje e vjersha”, poezia “REKUIEM PËR POETËT”, faqe 118.Me
një fjalë, janë lirika artistikeqë e bëjnë autorin më të dalluar ndër poetët e
dalluar, të cilët me përkushtim shkruajnë poeziqëlexohen me pasion. Vargu i këtyrepoezive
është mjaftë i ngjeshur dhe ka një formë eliptike të rrëfimit[1].
VETË E ENDËM
NATËN
Dhe ikte një ditë e vinte një
tjetër
Nata më e thinjur nata më e
vjetër
Kot murosëm gra... ndër ura e
kala
Vetë e endëm natën
Me njëmijë hata
Që atëherë me fajin tonë e
rritëm
...shitojmë natën e vajtojmë
ditën
Faqe 17.
Jo vetëm aspekti eliptik, por
në poezitë e librit ka një alegori e cila lidhet me mallkimet tona, për të
cilat u zë peng bota dhe mbetën legjendë si robi për dhembjet tona. Në anën
tjetër sikur kanë zbuluar një zakon të largët, sado i shëmtuar, por duket se
gjeneza e dhunëslidhet me sakrifikimine detyrueshëm që detyrueshëm binte vetëm mbi
gratë?! Si duket kjo legjendë shekullore prej kohësh ka prekur gjëmat e
dhembjeve tona, për të cilat as sot s’kemi guxim të hulumtojmë, nga frika se
zbulohen veset e marrëzishme të gjinisë sunduese kundër asaj poshtërueses që
mbetet gjithmonë e diskriminueshme.
Poeti Naim Fetaj, si rrallë
kush poezinë e mbyllë me varg i cili jep mesazh të fuqishëm në njërën anë,
kurse në anën tjetër, metaforën e lidh edhe tek një fjalë e vetme, tek një varg
përtej të cilit nuk mund të vazhdohet, pasi ai në mënyrën më artistike, në
formë hiperbolike e mbyll vertikalisht kuptimine atij mesazh përmbajtjesor, me porosi të qartë,përmbledhës
dhe po aq lirike. “Vjershat si po shkruhen nuk i do kush/ Poeti oborrtar
mbet si qeni n’rrush”,poezia “KOHË E PAKOHË PËR POETËT”, faqe 19. Vërejtje
kaq të drejtpërdrejt nuk kemi has gjëkundi, por e thënë në mënyrë lirike disi
përpihet, megjithatë elita intelektuale duhet ta marrë si vërejtje serioze për
të mos u skllavëruar nga interesi, për tu shndërruar pastaj në pronë të
paluajtshme për oborrtarët, se “E zezë është vdekja... thuaj/ Kur vdes për
së gjalli”, poezia “PËR VRASËSIN TIM”, faqe 22. Sille kah ta sillesh, lirika
më të këndshme zor se mundemi me i gjetur, prandaj para se me hulumtuar është
më mirë me pranuar se Naim Fetaj është poet i lindur, i cili më shumë se kushdo
tjetër stërhollon mendimin artistik, padyshim një shembull i mirë në lirikën e
sotme shqipe!
Këtë konstatim po e ilustrojmë
me dy poezi përkushtimi, e para shprehë revoltë e mallkim ndërsa tjetra dhembje
e miklim që manifestohet si metamorfozë për dhembjen që ka poeti për mikun e
për vëllain, ky i fundit që i paska vdekur më i ri, prandaj e paska mbuluar
vargun me kaq zi e me kaq shumë gjëma.
DHE IKTE NJË
DITË
(Mikut
tim... Enver Malokut)
Dhe ikte një ditë e vinte një
tjetër
Vinte një thirrje a një vendim
i vjetër
Thirrje kemi kthyer e thirrje
kemi marrë
Po askund nuk shkruante:
Kemi për t’ju vrarë...
Faqe 113.
Në një motërzim tjetër tejet
elegjiak, kushtuar të vëllait i cili i ka vdekur më i ri, përbëjnë jo vetëm
gamen e tij prurëse, por edhe atë opusin e një krijuesi që ka sjellë sentencën
e ndjeshmërisë, një metamorfozë e përjetimit real që e përshkruan deri në ekstazë
dhembjene cila manifestohet edhe gjatë leximit të kësaj poezie, qoftë si
ndjeshmëri ose përjetim deri në shkallë flijimi.
TË MOS
VDISJE TI
(vëllait tim
Agimit)
Nuk vendosi unë... por po të
them diçka
Vdekjen do ta kisha marrë
Rreth qafe në krah
Dhe me gjithë vdekjen isha
mbytë në Bunë
Vetëm të mos vdisje ti... më i
ri se unë
Faqe 115.
Të tjera lirikamerren meironizimesarkastike,
veçmas kur atakon verbin politik, por autoripërsëri mbetet po aq lirik,i
veçantë dhe mjaftë dallues:“Diellin në gji e ruaj me drojë/ Këngën as
ujin... kush s’i bëka tojë”, poezia “SI URTI”, faqe 9. Ne e dimë se jeta
është sfidë, prandaj disa nga lirikat paraqesin dhembjen si sfidë artistike të
poetit ku“Rrathët modern s’i dinte Aligeri/ Të vdesësh për së gjalli... qenka
më ferr se ferri”,poezia “DY FJALË SHQIP PËR FERRIN”, faqe 27.
Derisa flijimi për kauzën
është virtyt, këto vlera janë virtyte të vlefshme deri në shkallë flijimi. Të
mos hamendemi kur nuk dallojmë se kush ka insistuar më shumë për tu flijuar,
heroi në luftë për idealin e tij patriotik, apo poeti me përkushtimin e tij kaq
lirik, kaq njerëzor, kaq human dhe kaq artistik,e në të njëjtën kohëvargjet
kanë një ritmikë, kanë një tingëllimë, kanë një ringjallje, me një fjalë lirika
poetike që jetojnë e përjetohen mirë.“Duan të vdesin në këmbë se i këputi
malli/ Po vdesin për qyqe/ Po vdesin për së gjalli”, poezia “VALLTARËT E
VDEKJES”, faqe 105.
Në anën tjetër vargjet janë me
një muzikalitet sikurtë ishin këngë, gjithsesi vargu kudo e kahdonë mënyrë hipotetike
mbyllet me një mesazh të fuqishëm artistik.Kjo ritmikë e ky muzikalitet të bënë
me përjetime mbresëlënëse edhe pasi libri të jetë përfunduar, edhe atëherë kur
mbyllen kapakët e tij, në formë imagjinate disa poezi do të sillen vërdallë, ndjenjaqë
përjetohen edhe nëpër ditë të tjera, edhe nëpër natën e errët, sepse struktura
e vargut dhe forma shprehëse kanë një kompozicion artistik që secilin e bënë
për t’i mbajtur në mend edhe përtej një leximi të rëndomtë, edhe përtej një
shfletimi të kujdesshëm, sidomos në tipin e vargjeve: “Në kafen time desh u
mbyt një flutur/ Si këngë e vetme dënesja ime e bukur”, poezia “NË NJË
QYTET TË HUAJ”, faqe 99.
Poezi kaq koncize moti
s’kam lexuar.Nëpërvargje e strofa sikurbashkëdyzohet dhembja dhe qëndresa nënjë
metaforë të vetme, më duket sikur përgjëron me realitetin jetësor të vet poetit
në këto rrjedha jetësore.Si përkushtimesado që duken se poeti shkruan për lavdinë
e heroit, ai mesazhin e tij e lidh sikur të kishte ngjizje me fatin e një
populli të tërë, por në nënvetëdije lidhet drejtpërdrejt me fatin e intelektualit
i cili më shumë se kurrë më parë, sot është i përbuzur, t’huajzuar, injoruar e
nënçmuar. Natyrisht edhe vet poeti ka kaluar nëpër kohë të rënda, të cilat si
duket i paskan dhënë eksperiencë për ta regjistruar dhembjen kaq dendur kaq
dhembshëm: “Sytë na bëjnë xixa se dita s’është e bardhë/ Era dhé na vjen e
shkruhemi për të gjallë/ Kemi hequr shumë... e jemi duke hequr/ Mizat i ndoqëm
a vetë po brejmë hekur”, poezia “...E SHKRUHEMI PËR TË GJALLË”, faqe 103.
Nëpër poezitë lirike,
autori është pranverë me lule, është liria e atdheut është ardhmëria e tij. Nuanca
të tilla poetike e artistike, ka me bollëk, por aspekti estetik kudo në secilën
strofë dhe në secilin varg është pjesë dominantee strukturës artistike, që
llogaritet niveli më i lart kulturor i këtij poeti. E ne, qartë mund të
shprehemi se ky është Naim Fetaj, poet nga Dukagjini, i cili në poezi ka inkorporuar
tërë mençurin proverbiale të së folmes së zonës, me specifika karakteristike të
cilat e bëjnë të dalluar dhe mjeshtër në thyerjen e vargut, për të
përçuarmesazhit në mënyrë sa ma artistike.“Mbi Bjeshkën e Strellcit... është
një gur që flet/ Po gjuhën kush s’ia di... tash e njëmijë vjet// Po një gjë
...nuk e ditën kurrë/ Ishte aty guri... a gjaku u bë gur/ /Ndaj rrinë përmbi
të/ Zogja ndonjë flutur/ / Në mjegull rri çdo gjë... pos emrit të bukur”, poezia
“GURI I NUSËS...”, faqe 92-93.
Ndonëse nëpër poezi shihet
një dhembje e skajshme, duket se poeti nuk ndjehet vet rehat dhe as i lumturuar
në kohën kur rrethohet nga veprime të cilat lëndojnë sedrën e intelektualit dhe
të qytetarit që jeton në Kosovë, për të cilët frikësohet se do të mbetën “Metaforë
e vrarë poetësh/ Në këngë e poezi”, pasi edhe shtresa e intelektuale “Si
një lot qepallave mbete/ Lot i ngrirë ndër sy”, vargje që kanë të bëjnë me
fatin e Çamërisë, faqe 86.
Megjithatë poezitë
kushtuar heronjve, pjesëve të atdheut dhe familjarëve, ose ato të tjerat që
shprehin mall, brendapërbrenda kanë dhembje, sikurse edhe përkushtimetdhe
heroizma të tjerë mbulohen me sintagmën e “metaforës
së dhembjes”, përkatësisht është shndërruar dhembja si metaforë poetike e
cila është trajtuar mirë, dendur dhe me korrektësi, pasi siç thotë një varg i
poetit na është bërë jeta “Sa pak gëzim... e sa shumë festa”, sepse ”Nata
lahet n’gjak... e territ nxi/ Ti Nëntori im... sërish kuq e zi”, poezia
“NËNTORI I TRETË”, faqe 85, që dëshmon përpjekjen dhe sakrificën e tërësisë për
identitet etnik nacional dhe shtetëror. E kjo dhembje është kudo, preket e
përjetohet në forma të shumta, ndërsa dalldisja e aty-këtushme pas lirikavee
dashuriçkave është njëelement i moçëm në poezinë shqipe, që brenda librit është
deficit i theksuar, por ato që janë,duken si poezi me interpretim të posaçëm.
E KAM
SHKRUAR DIKUND
Dhe vinin vashat e më
thonin
A... ti na shkruan vjersha
Një vashë doja unë e ma
mori vjeshta
U bë nuse
Pa ditë e pa pritë
(Qiellin
me klithma e kam qarë atë ditë)
E kam parë si ëndërr edhe
për ditë
Dhe ikën dyzet e sa vjet
Vaji i saj një katund e
vret
Faqe 37.
Këto lirika mjaftë
specifike edhe për kah motivi duken sikur të ishin vello nusërie, vaji i saj që
një katund paska vra e shituar, por gjëma e dënesja e saj shkoi mbi re, dhe
sikurse velloja e saj që valëvitej nga era e puhiza, dukej sikurpo notonte mbi
valë e tallaze deti, atëherëkur iafroheshin bregut i ciliqetëson zemrat, në
anën tjetër krejt në mënyrë magjepse e ka shndërruar metaforën lirike në
valë-valë harmonike,kurse gjatë leximit këto lirika shpalosin, përkatësishtzbulojnë
edhe vlera të tjera artistike që janë përpunuar me kujdes.
Në qasjen e tij kritike,
poetiSinanSadiku, ka vërejtur se në poezitë e librit “janë kombinuar natyrshëm, në harmoni
të plotë ana semantike me anën figurative dhe muzikore të poezisë, gjithnjë
duke e shfaqur shpirtin e pasur të autorit, një shpirt artisti, i zgjuar,
autokton, i ushqyer dhe rritur në ambientin shqiptar me këngë, legjenda,
balada, vaje, thënie të mençura... pa e përjashtuar aspak edhe letërsinë e
shkruar, muzikën dhe artin në përgjithësi”[2].
Nga ky konstatim duket se poeti Naim Fetaj, si gjithë
poetët tjerë ka mision, e ai mision është arti, ndërsa arti jeton më gjatë se
prodhuesi i tij, prandaj edhe fjala artistike duhet të jetoj po aq sa arti,
ndërsa fjalë artistike e varg artistik pa të vërteta nuk ka, të gjitha këto
elemente i gjejmë si ngjizje në lirikat e këtij libri.
1.
As nuk ishte dritë as kishte rënë terri
Rreth qafës me dhimbjen
Përbirohej tmerri
Mbi shpatulla na ranë e na gërditën jetën
Të sëmurit u lodhën... duke pritur vdekjen
Disa i shituan... mes rrugës mbetën
Të lodhurit u sëmurën duke nëmur veten
Edhe atëherë kur shpërthen për realitetin që jetojmë, që
për fat të keq është bërë i zymtë dhe pa perspektivë, përsëri ka optimizëm,
përsëri ka lirizëm poetik e magjik. Këto qe themi ne janë preokupime poetike që
nuk përfaqësojnë vetëm vlerë artistike, por e thonë një të vërtetë tragjike me
realizmin e së mundshmes që përshkruhet në poezi të këtij motivi. Poeti vlerën
e konsideron art, ndërsa veprimet e shëmtuara bien ndesh me konceptin e tij
artistik, janë këto disa arsye pse ai detyrohet të protestojë, për të shprehur
pakënaqësinë e cila është revoltë e një poeti që ka kuraje për ta thënë
mendimin e tij, ashtu drejtpërdrejt dhe pa ndonjë ekuivokë.
2.
Disa pa duar disa tjerë pa këmbë
Disave u ranë dhëmbët diku nëpër këngë
Mbi gjak e eshtra disa bënë pallate
Vdekjes i ranë në dorë disa... pikën prej shtatë kate
Me hile i nisën dhe këngët për dëshmorët
Shtyhen me bjeshkët
Për një bukë skamnorët
Kjomënyra semantike e po aq sentimentaleështë shoqëruar
përplot me revoltë, është qasjes specifike ndaj ndjeshmërisë,ndaj pakujdesisë
qytetare, si të themi një metabolizëm artistik që shpreh karakterin njerëzor,
intelektual dhe qytetar të vet poetit. Andaj këtë poezi e mbyll me vargjet:
3.
Veç kripa s’na duhet tash e s’di sa mot
Bukë e këngë e faqe
I ulim me lot
Poezia: “SI ËNDËRR E THEM PO ËNDËRR S’ISHTE”, faqe 25.
Poeti Naim Fetaj, duke jetuar në një vend dhe ambient
krejt ndryshe karshi realitetit në atdheun e tij, disa aspekte lirike sikur i ka
kompozuar me metodat moderne “3D”, edhe shpërthimet, edhe mllefi poredhe kritikateashpra
interpretohen në disa mundësi, në shumë mënyra, po me më shumë fytyra, qëpër
fat të mirë i ka shprehur me varg artistik,andaj ashtu siç pranohen të gjitha
artet e bukura, edhe fjala artistike pranohet më kollaj, për më shumë kur bëhet
fjalë për lirika përmbajtjesore që janë sistemuar si një lloj kronike artistike
në një kohë rrëmujë e mjaftë traumatike.
Dreqi e mori botën
E unë në mes
Me njëmijë dreqen linda
Me dymijë po vdes
Dhe ende i them të birit
e dreqit vetë... mirëmëngjes
Poezia: “KUKAMË”, faqe 33.
Ose...
Kanë ikur përrallat... ikën edhe këngët
Prej tmerrit i shtrëngojmë dhëmbët
(Buzëqeshjen tonë dhe gazin)
I futëm n’parantezë
Dhëmbë e nofulla i kemi protezë
...për faqe të zezë
Poezia: “PËR FAQE TË ZEZË”, faqe 34.
Siç e kemi theksuar edhe në pjesën e fillimit, Naim
Fetaj, dallon nga poetët tjerë, për vargun e thyer, për mendimin metaforik dhe
shprehjen artistike që ka, po sidomos për gjuhën elokuente që mjeshtërisht e
ekzaktësisht e ka inkorporuar nëpër tekstin e poezive.
Më duket si askush tjetër, ky poet e laton mendimin e vet,
nuk bjerr kohën dhe nuk shkruan atë që mendon, por e matë dhe mendon mirë atë
që shkruan,për të përçuar në mënyrë besnike e mjaftë metaforike mendimin dhe
porosinë që ai dëshiron. Ja disa metafora të arritshme e me porosi të fuqishme:
“Këngën as ujin... kush si bëri tojë”; “Gaz u bëra para botës/ Gjithë jetën
me bythën jashtë”; “E zezë është vdekja... thuaj/ Kur vdes për së gjalli”;
“Dielli përherë i lindur është/ Po terri i bie veç marrëzisë sonë”; “Trimat i
lash vetëm/ Rrenës duke i kënduar”; “Qentë..., kur bien n’qytet/ Qençe i
pshurrin lulet”; “Tash e sa vjet kërkojmë shpëtimin/ A i vrasim gjelat kur
ndjellin agimin”; “S’ka pula as zogëza as këngë s’ka përmbas/ Kah cungu i
vdekjes... hijes i shkon pas...”; “Një këngë e zezë më sillet mbi kry/ Si
polifoni/ Hajde vëlla hajde... armiku im i zi”; “Po kënga ku mbet/ Historinë
kurrë s’e shkruam vetë”; “Gogësimë në veri... tërmet në jug/ Hijet e urës
vjellin vrer e tug’/ Hija e Evropës mbi Ibër si murg”; “Dhe pëllumbat i
vranë.../ Sërish n’gjuhë të nënës/ Ndjellin veç hatanë...”; “Disa as ujin nuk e
kanë pirë/ Se u mësuan qençe... duke lëpirë”; “Vajtonim ne e vajtonin lista/
Një det hej e mbuluan plisat”; “Ju nuk zgjoheni më/ Ne vdiqëm për së gjalli”;
“Do i blenë... do i tutën... do i vranë/ Liri i thënçin... belbëzuan disa”; “Në
kafen time desh u mbyt një flutur/ Si këngë e vetme dënesja ime e bukur”;
“Mjegulla bie mbi net/ As dera s’shihet ku mbet”; “Kemi hequr shumë... e jemi
duke hequr/ Mizat i ndoqëm a vetë po brejmë hekur”; “Po një gjëmë që të djeg më
zi se zjarri/ Është kur Nëna t’vajton për së gjalli”, janë vetëm disa nga
metaforat e shumta që shkëlqejnë ndryshëm e thyeshëm nëpër këtë mozaik lirikash
eksplicite(të qarta).
Për të mos krijuar një pamje tjetër të këtij vështrimi
kritik, mund të pajtohem me konstatimin e të tjerëve se lirika e Naim Fetajt,
ka një pamje kristalore të cilën, ta sillesh kah ta sillesh, rrezaton shkëlqim
që përjetohet mirë, prandaj për figurshmërinë eliptike, të përpunuara me kaq
kujdes, poeti e ka përcjell besnikërinë artistikesi mesazhe kuptimplota dhe me porosi
specifike, ekthyernë një përmbajtje të gjerë kuptimore.
PAS LUFTE
Zërin e zogjve e vodhëm atëbotë
E i thamë diellit nuk duam lot
Nuk duam plumba... nuk duam prita
Pas lufte pastaj krisi zezëdita
Edhe zogjtë e malit i shitoi shita
Ku të errte nata
Nuk të zbardhte dita
Mbeti dhe kënga
Këmishë mbi njëmijë thika...
Faqe 5.
Natyrisht, poezia e Naim Fetajt, është e ndikuarnga
zhvillimet që ndodhin në hapësirën që e shoqëron dhe rrethon autorin, ose ato zhvillime
janë indikacione për t’ia ngjallur emocionet krijuese, prandaj vlen për ti
kritikuar ose për ti ironizuar, edhe kështu përmes poezisë. E ky verb parasëgjithash
ka një vlerë artistike për të komunikuar më mirë me lexuesin dhe shoqërinë në
përgjithësi. E gjithë poezia e këtij libri është art më vete kurse syzhetë dhe
hijet e figurave artistike herë bëhen heronj e herë vrasës të heronjve, jo
vetëm kaq por vrasës të së tashmes, të nesërmes dhe ardhmërisë,fenomen ky i
cili luftohet edhe përmes kësaj mënyre artistike!
LETËR PA ADRESË...
Ti i vrave zogjtë... ti e vrave verën
Ti më flet për mollët... ti e tremb pranverën
Ti e ndale stinën... ti ma ndale frymën
Ti më flet për erën... ti ma shpove shpinën
Ti më flet për etjen... ti këndon mbi krua
Tash e njëzet vjet... ti po më vret mua
Ti më flet... më flet... ti më flet pa nda
E qielli lotët i këput pa pra...
(Hossanabaraba...)
O vëlla... o i jemi vëlla...
Faqe 53.
Naim Fetaj, tashmë një poet i konsoliduar e ka të qartë misionin, vullneti nuk i mungon, prandaj lexuesi, sigurisht bashkë me ta edhe unë,presimngaAi, shoqërisë sonë për ti dhuruar edhe libra të tjerë, të kësaj natyre e të këtij niveli. Sukses Naim be Fetaj!...
St. Gallen, 05.09.2019.
SHËNIME PËR AUTORIN
Naim Fetaj, u
lind më 7 shkurt 1961, në Strellc të Deçanit. Shkollën Fillore e kreu në
vendlindje, ndërsa atë të mesme në gjimnazin “Vëllezërit Frashëri”, në Deçan.
Ka mbaruar Fakultetin Filozofik – Dega Letërsi dhe Gjuhë Shqipe në
Universitetin e Prishtinës. Der më 5 korrik 1990 ka punuar si gazetar në
programin dokumentar të Televizionit të Prishtinës. Nga
viti 1991 e këndej, jeton dhe vepron në Gjermani. Naim Fetaj, pos gazetarisë,
është marrë vazhdimisht edhe me poezi. Ka botuar në të gjitha gazetat dhe
revistat e kohës, në Kosovë, por edhe në Maqedoninë e Veriut dhe në Shqipëri. Është
bartës i shumë shpërblimeve letrare dhe autor tekstesh i disa këngëve. Është
përfshirë edhe në shumë vëllime të përbashkëta poetike, ndërsa deri më tash ka
botuar katër vëllime me poezi. Jeton në Gjermani.
VEPRAT POETIKE:
1. “YJET BËJNË ROJE”, poezi, botoi biblioteka
"PLEJADA", redaksia e botimeve "RILINDJA", Prishtinë 1987,
faqe 62.
2. “TERRINË PËRTEJ DIELLIT”, poezi, botoi Shtëpia Botuese
"ARTINI", Prishtinë 2013, faqe 94, ISBN 978-9951-8893-0-8
3. “VEZULLIMË THINJASH”, poezi, botoi Shtëpia Botuese
“BEQIR MUSLIU”, Prishtinë 2015, 112 faqe, ISBN 978-9951-594-64-6
4. “MË LANË EDHE PA KËNGËN”, poezi, botoi Shtëpia Botuese “BEQIR MUSLIU”, Gjilan 2019, 136 faqe. ISBN 978-9951-760-19-5