Kulturë
Qazim Shehu: Dibër e Madhe
E shtune, 14.09.2019, 09:12 AM
QAZIM SHEHU
DIBËR
E MADHE
Sa
herë udhëtova drejt teje me ëndrra,
Me
një libër të Stërmillit, moj Dibër,
Po
ti je më e Madhe se ç`ka libri brenda,
Historinë
tënde s`e nxë asnjë libër.
Ti
s`ishe kaq e bukur sa atëhere,
Në
breg të Drinit i shtrin këmbët
Mbi
fytyrë mban një vijë të prerë.
Nga
i ftohti kërcëllon dhëmbët.
Ja
Maqellara, Fushë e Gjoricës
Mali
i Korabit ëndrrat m`i cyt,
Po
vija ndarëse –laku bëtitës
Ende të shtrëngon në fyt.
Fytyrën
në fushë s`ke si fsheh,
Ajo
duket ashiqare shqiptare.
Se
ti je ëndërr që prapë më deh,
Moj
Di(b)(m)ër-bërr… e Madhe…
Dibër e Madhe, tetor
2015
FSHAT I BRAKTISUR
Të
heshtura shtëpitë
Karta
e pazhubravitur e arave
Shkruhet
Vetëm
në krahë zogjsh...
Që
kërkojnë kokrra misri,farën
në
ikjen e hapit tek u dogj...
Heshtja
varet në qiell
Në
një rreze që ende shtrihet
Duke
kërkuar një zemër të mardhur...
Këtij
trishtimi nuk i dilet
Më
mirë të ikim
Nga
kemi çardhur...
Hijet
venë kupë hekuri
Mbi
gjëmbaçët e bardhë...
EDHE MIGJENI…
Migjeni
kur projektoi një grusht
Përballë”malit
që s`bëzanë”
Të
pasurit ia përgojuan me duf
Dhe
asnjë nuk iu gjet pranë…
Kush
guxoi të ngrinte prej tij dy gishta
E
ngriti një bigë për të shënuar
Objektivat
e tij të pista
Grushtin
duke thërmuar…
VIZION
Në
libra ndesh foto të bukura,
Si
në to të jetë futur dielli,
Aty,
me sa duket, rri strukur
E
ndriçon në heshtje.
Pamjet
e a tyre që s`janë më
Emrat
shkruar thjesht,
Më
ngjan libri do marrë zjarr
Si
gjethet në vjeshtë…
ZHYTUR NË SHEKUJ THELLË
Zhytur
në shekuj thellë
Më
vjen hije e të parëve,
Dhe
zëri i tyre humbellë
Më
fundos
në
madhështinë e mosvarme..
ata
s`ia merrnin rroben një tjetri
e
ne ia marrim,
lidheshin
me fjalën për të vdekur
ne
fjalën tallim.
Ata
e lanë tokën me gjak
Ne
e shesim,
Në
ligj të jetës jemi më pak
Ndaj,
ndonjëherë duhet t`i pyesim…
METEROLOGËT
Prognozin
e motit e di
Dashurisë
jo prognozën,
Nesër
me siguri ka shi,
Mund
të presim dhe borën..
Metrologët
stisin
Skica
hartash dhe ciklonesh,
Në
ekrane na përgatisin
Për
harresa çadrash
e
bllokime stacionesh,
po
si nuk e dhanë një sinoptikë
për
motin e dashurisë asnjëherë,
mendoj
,në mbrëmje, para ekranit
dhe
dridhem nga mungesa e saj,
e
shuaj atë,vetëm djallit
ia
besoj dashurinë si faj…
DASHURIA
Lulet
në duart e çdonjërit nuk rrinë,
Aq
më tepër në duart e të dashuruarve,
Veçmas
, kur këputen për Shën Valentin,
Sa
për t`u dhënë për një ditë,
Të
nesërmen kjo festë psherëtin
Vallë
,një datë ka për dashurinë?!...
TRËNDAFIL I HEDHUR
Një
dorë kish hedhur një trëndafil
Në
rrugë…
A
ish një përbetim kurorëshkelësi
Në
avull dështimi shuar
A
një përbetim sahanlëpirësi
Që
lule mban në duar?...
Çfarë
mund të ishte ende ai trëndafil
Këputur
me nxitim,
Për
të shkuar atje ku zënë fill
Përbetimet me trishtim?
Mos
një pendim,
Se
dikush lulen nuk e meriton as në varrim…
+++
Gjeta
një trëndafil dhe thellova
Pandehmat
e kota,
Me
to lulet urova:
Të
lulëzojnë për plagët tona…
BUJKU
Nga
duart e bujkut që nuk e njoh,
Buka
vjen si bekim,
Gjer
tek kalliri shkoj si filozof,
Me
djersën e tij ndritur rubin…
Në
salla me bankete të shtrenjta
Milionerët
bëjnë të kulturuar ujkun,
Dhe
s`kujtohen ç`është djersa,
Jo
më për bujkun…
Ai
rri diku në cep të botës,
Pranë
një are a një plugu,
E
hedh farën pranë së shoqes,
Por
bukën ia ha ujku…
STACION
Një
herë në ditë si për rastësi
Kalon
këtu një vajzë e bukur,
Dikush
aty e mban me magji.
Ajo
mund të mos ndalojë,por
Të
ikë si flutur.
Stacionet
për të lodhurit janë krijuar,
E
bukura s`ka stacion,
Atë
vetë ajri e mban në duar,
Dhe
në zemër të tij pluskon…
QYTETËRIMET
Homeri
ende ia mbledh hirin Trojës
Dhe
në rrafshet e vargjeve pa fund
Pluhuron
dhe mbjell klithma heronjsh,
Që
nuk e dinë ende ku janë.
Janë
në Trojën që deshën ta bënin greke
Dhe
greke e bënë me pahir,
Homeri s`e di , sot qyteti ka një emër:Izmir…
RROBJA E SHPIRTIT
Kur
ishim të varfër, rroben e shpirtit të lirë
E
ndernim në ajër,nën rreze dielli,
Kur
menduam se mund të pasuroheshim
E
nderim në tela të korenta egoizmi…
FEMRAT
Femrat lakimin
ia duan,
Njomështinë
e gjetheve të strukura.
Por
për përdredhjen e tyre vuan
Kulpra…
PREJ GRYKËS SË PUSHKËS
Prej
grykës së një mali, përmes pushkës
Sa
herë e pe horizontin , o fisi im,
Të
ngushta ishin të dy grykat,
Çuditërisht
,shpirti i gjerë pambarim.
Sot
nipërit i braktisën malet
Në
fushat e gjera shpërndarë si kokrra misri në zjarr,
Të
gjëra fushat,
Shpirti
i ngushtë…, as sa gryka në mal…
PERIFERI
Qyteti
nga gurmazi nxjerr tymrat
Që
i bloi nga gomat e makinave,
Në
periferi të tij na pështyn,
Po
periferia me egërsinë e errësirës
Qytetin
drejt hutimit shtyn..
Qyteti
nuk na do ne të vonët
Dhe
ne s`e duam, po s`guxojmë
Të
ikim prej tij,
Kaq
vite ëndrrën na e lodhi
Imazhi
i pakapshëm i qelqit në kaltërsi,
Kur
lamë pas të boshatisura fshatrat,
Atje
në malësi.
Për
ta mbajtur këtë ëndërr të gjallë
Ndoshta
ai na pështyn,
Dhe
për t`u kthyer në vatrat me mall
Na
shtyn…
+++
Njerëzit
në qytete s`dinë të thonë mirëmëngjes,
Nuk
hutohen pranë një trëndafili me vesë,
Njerëzit
nëpër qytete i thith tymi,
Fjalët sikur i mbulon lymi.
Vështrimpërhumbur
thithen si në askund,
Thelbin
e tyre e vënë përfund
Dhe
e shtrydhin e shtrydhin,
Njerëzit
në qytete veten mbysin.