Kulturë
Demir Krasniqi: Kush i mbyllë shkollat shqiptare
E merkure, 18.09.2019, 07:00 PM
Kush i mbyllë shkollat shqiptare
- Teksti , muzika dhe interpretimi : Demir Krasniqi –
O,
n’ këmbë janë ngritë , o , do faqezi – e ,
Donë
me i mbyllë , o , shkollat n’ Malësi – e
!
Kush
ia mbyllë , o , shkollat Malësisë – e ,
Do
t’i mbyllen dyert
e shtëpisë - e !
O,
kush ia mbyllë , o, shkollat Gollakut – o,
Do
t’i mbyllen dyert e konakut !
Kush
ua vënë , o, shkollave drynin – o,
Zoti
i Madh ,do t’ ia verbon syrin !
O,
kush ia mbyllë, o, shkollën Tugjecit – o,
Do
të bëhet , o , darka e dreqit !
Kush
ia mbyllë , o , shkollën Strezocit – o,
Do
të bëhet darka e Leskocit !
O,
kush ia mbyllë , o, shkollën Krilevës – o,
Do
të bëhet darka e Kralevës !
Kush ia
mbyllë shkollën Busavatës – o,
Do
të çmendet në gjumë të natës !
O,
kush i mbyllë , o, shkollat n’ katunde –
S’
do t’ ketë fëmijë , o, n’ djep me përkund – e !
Kush
i mbyllë , o, shkollat shqiptare –
Rrënja
e tij , o, do t’ i del fare !
Gjilan, më 12. 09. 2019 .
Demir Krasniqi