Kulturë
Vahit Nasufi: Sylynjarët e këngës popullore
E marte, 17.09.2019, 06:11 PM
Vahit Nasufi
SYLYNJARËT
E KËNGËS POPULLORE
Ishte
e pasur estrada shqiptare,
Me
këngëtarë dhe këngëtare,
Që
për melosin burimor,
Ishin
si zemra në krahëror!
Jetën
këngës ia kushtuan,
Këngën
populit ia dhuruan,
Por,
një nga një, jetë ndërruan,
Nga
kjo botë u larguan,
Një
sharki e vjetër shumë,
Për
gjithmonë ka ra në gjumë,
Ajo
gjithmonë e shoqëronte,
Ymer
Rizën kur këndonte!
N`oda
t`burrave me sharki n`dorë,
Herë
këndonte, herë bënte humor,
Për
Riza Bllacën bëhet fjalë,
Lum
Kosova që e pat djalë!
Trashëgohet
Sefë Mleqani,
Nga
djemt Ibrahimi dhe Osmani,
Këngën
anësh kurrë s`e lanë,
Deri
sa t`jatit i shkuan pranë!
Në
një varr me gurë mermeri,
Ku
pushon Hafsa Zyberi,
Me
germa t`arta emri i shkruhet,
Yll
i këngës që kurrë nuk shuhet.
Artisti
popullit Aziz Ndreu,
Me
këngë kombit i shërbeu,
Kur
këndonte ai Lan Dobra,
I
jehonte zëri fusha e kodra!
"
Moj Shqipëri mos thuj mbarova",
Të
këndoi djali nga Kosova,
"
Djemt e tu hala janë gjallë",
Dervish
Shaqa rapsod i rrallë!
Me
rapsodin Demush Nezirin,
Në
mesnatë kaluan kufirin,
Atdhetarë
ishin të paepur,
Nga
regjimi jugsllav të përndjekur!
Lanë
Deçanin t`shpëtojnë jetën,
Në
Rrashbull strehim gjetën,
Zemrat
e tyre t`forta si gurë,
Këngë
e lot s`i ndalën kurrë!
Fitnete
Rexha Artiste e Merituar,
Ishte
këngëtare e dalluar,
Në
Tiranë lindi Ikona,
E
pavdekshme n`zemrat tona!
Këngëtarët
e vërtetë,
Nuk
harrohen kurrë për jetë,
Rexhep
Zajazi nga Kërçova,
Mazllum
Muezini nga Gjakova.
Sali
Bajrami një doajen,
Me
Ferizin në Langolen,
Në
festivalin ndërkombëtar,
Në
Angli morën vendin e parë!
Heshtën
tingujt e çiftelisë,
Që
i binte çika e Dragobisë,
Fatime
Sokoli nga Tropoja,
Me
zë t`ëmbël si mjalta n`hoja!
Mbi
çabrat bilbilat fluturojnë,
Qamilin
e Vogël e kërkojnë,
Pyesin
ku je o Baca Qamil?
Pse
s`këndon më, o gojëbilbil?
Afër
Deçanit në fshatin Maznik,
Këndonin
dy zëra melankolik,
Prej
një familje dy rapsoda,
Ishin
Hajdar dhe Bajrush Doda.
Rriti
Shkodra dhe një artiste,
Naile
Hoxhën t`madhen soliste,
Mikrofonin
s`e lëshoi prej dore,
Këndonte
këngët popullore!...
Kamerr
Bllaca, kërçovar,
I
madh ishte si këngëtar,
Këndonte
këngët polifonike,
Këngët
vendase unike.
Dueti
i njohur legjendar,
Gjashtëdhjetë
vite të pandarë,
Tahir
Drenica me Hashim Shalën,
Jetën
këngës ia falën.
Kënga
e saj - tha jetime ngela,
Që
kur ndërroi jetë Vaçe Zela,
Kur
dëgjuam për vdekjen e Vaçes,
Si
rrëke lotët na shkonin faqes!
Na
djeg malli porsi prushi,
Për
këngëtarin Shyqyri Alushi!
Lindi
n`Shkodër ky sylynjar,
Na
la këngë plot një thesar.
Kush
këndoi si bilbil behari?
Shaban
Stafaj nga Gostivari,
Këndoi
nga Shkodra Bik Ndoja,
Nga
Skenderaji Ibish Broja...
Jusuf
Myzyri nga Elbasani,
Kënduan
vëllezërit Kadishani,
Shaqë
Avdia i Kodralisë,
Xhevdet
Hafizi i Shqipërisë...
Nga
Drenasi Halil Cërvadiku,
Sali
Mani nga Kopliku,
Tom
Nikolla këndoi nga Puka,
Nga
Gjakova Augustin Uka...
Zenun
Gashi, Qazim Berisha,
Zejnullah
Bajrami, Shaip Berisha,
Mon
Sokoli, Marash Krasniqi,
Zef
Tanushi, Jakup Krasniqi...
Nazmie
Hoxha vdiq n`Prishtinë,
E
kishte zërin si kanarinë!
N`Gostivar
Hanife Sejfullah Reçani,
Zëri
i saj si fyell çobani!
Tokat
e trojeve shqiptare,
Janë
të mbushura plot me varre,
Me
këngëtarë dhe këngëtare,
Që
i mungojnë skenës shqiptare!
Dhe
shumë të tjerë këtu kanë vend,
Por,
e pamundur për t`i përmend,
Shumë
respekt për këngëtarët,
Kërkojmë
ndjesë nga familjarët.
Legjenda
ishin dhe do të mbeten,
Nostalgjia
e bënë të veten,
Për
të gjithë ndjejmë shumë mall,
Në
zemrat tona janë të gjallë!
Kërçovë, shtator 2019