Kulturë
Fritz Radovani: Telegram nga Parisi, At Fishta
E hene, 16.09.2019, 08:18 PM
Nga Fritz RADOVANI:
TELEGRAM NGA
PARISI,
AT GJERGJ
FISHTA O.F.M.
1919 – 1922 Kjo ishte Shqipnia! E dalun nga kthetrat turke në 1912, pa kalue as
dhjetë vjetë kishte në Paris një
Delegacion me Kryetar Imz. Luigj Bumçi e,
Sekretar At Fishta, që komunikonin me të gjithë delegacionet e Botës, pa pasë
nevojë per perkthyes!
1919 – 1924 Asht periudha ma brilante e pjesmarrjes
At Gjergj Fishtës O.F.M., në fushen politike, kur me esen e vet “Shqiptarët dhe
të drejtat e tyne”, shkrue në Paris në 1919, kur ishte Sekretar i Delegacionit
zyrtar të Shqipnisë në Konferencen e Paqës në Paris, i zgjedhun në këte detyrë
nga Kryetari i Delegacionit Imz. Luigj Bumçi, i cili kur e lexoi në sallen e
delegatëve, i tregoi mbarë Europës kush perfaqson Shqipninë atje!
16 SHTATOR 1922: At FISHTA i ban telegram Provinçialit At Palë DODAJ: “Këtu në Washington kam
kontaktue me nji senator katolik, si të kam shkrue (29.4. 1922), françeskanin
me ndikim të madh në qarqet diplomatike të Washington-it, At Godfried
Shilling, dhe i jam lutë me u interesue pranë Qeverisë së Tij, per njohjen
e Shqypnisë si Shtet i Pamvarun. Ai ka folë me Senatorin Henry Cabot Lodge, i
Partisë Republikane, njeri me autoritet të madh dhe i një mendimi me
Presidentin Wilson për të drejtat e barabarta të popujve, dhe sot më
tha: Se njohja e Shqypnisë asht e mundshme, prandej Qeveria e Tiranës, t’a
paraqesin kerkesen e Saj me shkrim në Nensekretariatin e Shteteve të Bashkueme
t’ Amerikës.”Në fund të letrës, At Fishta shton : “Ndërkaq vizita eme në
Washington ka pasë si përfundim njohjen e Shqypnisë prej anës së Shteteve të
Bashkueme të Amerikës.Të gjitha
përpjekjet e mâparshme të Qeverisë sonë, si ato të “Vatrës”, s’kanë pasë
sukses…Kjenë Senatorët katolikë, të cilve ua pata paraqitë çashtjen sidomos në
pikëpamje fetare, ata qi me ndërhimje të veta xuerën njohjen zyrtare të
Shqypnisë nga Qeverija amerikane. Paris 16 Shtator 1922”
Faik Konica në përgjegje të një letre që At Fishta i
kishte dërgue, i shkruen nga Bostoni: “Ju falem nderit për letrën e bukur që më
dërguat. Kini lënë në Shqipëtarët e këtushëm një kujtim lartësie dhe drite, që
kà shuar gjithë moskuptimet e shkuara”.
ASHT NJË SHPREHJE
E VJETER: “PA SHKODER E VERI NUK KA HISTORI !”
Melbourne, 16 Shtator 2019.