Kulturë
Akademi përkujtuese për shkrimtarin Milazim Kadriu
E shtune, 21.09.2019, 08:48 AM
Sot,
e premte, në orën 12:00, në SHFMU ”Hamit Sejdiu” të Kërpimehut të Besianës u
mbajt akademi përkujtimore kushtuar mësimdhënësit të kësaj shkolle dhe anëtarit
të LSHK-së, Milazim F. Kadriu. Në këtë akademi letrare të LSHK-së dhe të
shkollës fjalën e rastit e mbajti Dr. Shyqri Galica, kryetar i LSHK-së, i cili
foli për figurën e z. Milazim kadriut me pietet dhe për aktivitetet e tij në
radhët e LSHK-së, anëtar i së cilës ishte, pastaj u bë përurimi i librit “Zëra
të dëlirë” të poetit Milazim F. Kadriu, përgatitur nga Zymer Mehani.
Për
librin foli recensenti z. Zymer Mehani dhe redaktori z. Sheremet Prokshi.
Gjithashtu në këtë akademi përkujtuese foli edhe poeti Shaban Pllana, i cili ka
përgatitur librin me poezi “Mesazh për poetin”, ku janë përfshirë poezi dhe
krijime të tjera letrare kushtuar Milazim F. Kadriut. Me këtë rast, në prezencë
të familjes, të nxënësve e mësimdhënësve
krijimet e tyre letrare i lexuan disa nxënës të shkollës së fshatit
Kërpimeh dhe krijues të tjerë të Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës.
20/09/2019